KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit. PDK ka fituar 32.11 përqind, LDK 24.69, Vetëvendosje 12.90, AAK 11.04 dhe AKR 7.29 përqind. Në Parlament PDK do t’i ketë 34 deputetë, LDK 27, Vetëvendosje 14, AAK 12 dhe AKR 8 deputetë. Këtë javë certifikohen rezultatet dhe i hapet rrugë krijimit të Qeverisë së re.


Nga Faton Ismajli më 30 janar 2011 në ora 21:46

Komisioni Qendror Zgjedhor shpalli rezultatin final të zgjedhjeve dhe emrat e 120 deputetëve të Parlamentit të Kosovës.



Të dielën në një konferencë për media, Kryetarja e KQZ’së Valdete Daka, lexoi një për një rezultatet e të gjitha partive dhe përmendi e para emrat e parlamentarëve të rinj të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit 2010.



Procesi maratonik zgjedhor tashmë është në fund.



Kandidatët e pakënaqur që mendojnë se dikush u ka vjedhë vota brenda partive të tyre apo kanë ankesa të ndryshme, mund të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, deri sot në ora 21 e 15 minuta.



Pas përmbylljes së këtij afati, nëse nuk ankohet askush, KQZ është e gatshme t’i certifikojë rezultatet. E nëse ka ndonjë ankesë, atëherë fjala edhe njëherë do t’i kalojë Gjykatës Supreme, e më pas sërish KQZ do t’i certifikojë zgjedhjet, sipas kalendarit të paraparë.



Ajo që u vë re në konferencën e së dielës mbrëma në KQZ ishte se pas numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht, Partia Demokratike e Kosovës ka rënë paksa në vota, duke e humbur kështu deputetin e 35’të dhe me këtë rast, ai mandat i ka kaluar Lëvizjes Vetëvendosje e cila tashmë do t’i ketë 14 deputetë.



Kryetarja e KQZ’së, bëri të ditur se rezultatet finale janë miratuar nga të gjithë anëtarët e KQZ’së me konsensus të plotë.




Rezultatet finale të partive




PDK: 224,339 vota, 32.11 përqind apo 34 deputetë

LDK: 172,552 vota, 24.69 përqind apo 27 deputetë

Vetëvendosje!: 88,652 vota, 12.69 përqind apo 14 deputetë

AAK: 77,130 vota, 11.04 përqind apo 12 deputetë

Koalicioni i AKR’së: 50,951 vota, 7.29 apo 8 deputetë

SLS: 14,352 vota, 2.05 përqind apo 8 deputetë

JSL: 6,004 vota, 0.86 përqind apo 4 deputetë

KDTP: 8,548 vota, 1.22 përqind apo 3 deputetë

VAKAT: 5,296 vota, 0.76 përqind apo 2 deputetë

PDAK: 2,871 vota, 0.41 përqind apo 1 deputet

NDS: 2,478 vota, 0.35 përqind apo 1 deputet

BSDAK: 1,818 vota, 0.26 përqind apo 1 deputet

IRDK: 1,690 vota, 0.24 përqind apo 1 deputet

PAI: 1,386 vota, 0.20 përqind apo 1 deputet

SDSKIM: 1,008 vota, 0.14 përqind apo 1 deputet

GIG: 787 vota, 0.11 përqind apo 1 deputet

PREBK: 690 vota, 0.10 përqind apo 1 deputet

Partitë tjera si FER, LDD, SDA, SDSG, SKMS, SNSD,

GIKN, KTB, LEK, CDS, SNS dhe S.SDS, nuk kanë fituar asnjë deputetë.




PDK, 34 deputetë




Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Azem Syla, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Elmi Reçica, Shaip Muja, Bajram Rexhepi, Latif Gashi, Bedri Hamza, Vlora Çitaku, Bekim Haxhiu, Zenun Pajaziti, Behar Selimi, Xhavit Haliti, Memli Krasniqi, Fadil Demaku, Idriz Vehapi, Adem Grabovci, Fatmir Xhelili, Halit Krasniqi, Ramë Vataj, Ramiz Lladrovci, Flora Brovina, Sala Shala-Berisha, Blerta Deliu-Kodra, hasime Krasniqi, Justina Pula, Lumnije Morina, Salihe Mustafa, Xhevahire Izmaku, Ganimete Musliu, Safete hadergjonaj.




LDK, 27 deputetë




Isa Mustafa, Sabri Hamiti, Ismet Beqiri, Arben Gashi, Nekibe Kelmendi, Lutfi Haziri, Naser Osmani, Anton Quni, Hashim Deshishku, Eqrem Kryeziu, Bahri Thaçi, Ali Sadriu, Skender Hyseni, Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Imri Ahmeti, Haki Demolli, Salih Morina, Nazane Breca, Sadri Ferati, Rita Hajzeraj-Beqaj, teuta Sahatqija, Lirije Kajtazi, Lutfi Zharku, Hykmete Bajrami, Afërdita Berisha-Shaqiri, Vjollca Krasniqi.




Lëvizja Vetëvendosje, 14 deputetë




Albin Kurti, Florin Krasniqi, Glauk Konjufca, Rexhep Selimi, Afrim Hoti, Liburn Aliu, Albana Fetoshi, Agim Kuleta, Visar Ymeri, Afrim Kasolli, Alma Lama, Aurora Bakalli, Albana Gashi, Albulena Haxhhiu.




AAK, 12 deputetë



Ramush Haradinaj, Ukë Rugova, Daut Haradinaj, Donika Kadaj-Bujupi, Blerim Shala, Ramiz Kelmendi, Ahmet Isufi, Ardian Gjini, Burim Ramadani, Kymete Bajraktari, Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu.




AKR, 8 deputetë




Behgjet Pacolli, Ferid Agani, Mimoza Kusari-Lila, Agim Çeku, Muhamet Mustafa, Ibrahim Makolli, Myzejene Selmani, Sevdije Lama.




Deputetët e minoriteteve




SLS ka marrë 8 deputetë: Slobodan Petrovic, Nenad Rashic, Sasha Rashic, Petar Miletic, Goran Marinkovic, Jelena Bontic, Jasmina Zhivkovic, Biserka Kostic. JSL, ndërkaq, ka marrë 4 deputetë: Vesna Mikic, Vesimir Savic, Sreten Ivanovic, Rada Trajkovic. KDTP: Mahir Yagcilar, Enis Kervan, Mufera Srbica-Shinik. VAKAT: Rasim Demiri, Duda Balje. NDS: Emilia Rezepi. IRDK: Xhevdet Neziraj. PDAK: Danush Ademi. PAI: Etem Arifi. PREBK: Allbert Kinolli. BSDAK: Balje Hamza: GIG: Murselj Haljilji. SDSKIM: Sasha Djokic