04-04-2013 / Gazeta 55

Flet Ferdinand Poni, zëvendësministri i Brendshëm

Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, paraqiti në një konferencë shtypi, gjendjen aktuale të ekstraktit të listës së zgjedhjeve. 
Në fjalën e tij, Poni u bëri thirrje sërish disa përfaqësuesve vendorë që të respektojnë afatet ligjore për përmbylljen e këtij procesi administrativ, duke bërë ndryshimet e duhura në lista. 
Në shpjegimet rreth ekstraktit të përditësuar, ai theksoi se po punohet që në fund të afateve, të arrihet një gjendje perfekte e kësaj liste, në përputhje me parashikimet e ligjit për zgjedhjet.
Në përgjigjet për gazetarët Poni hodhi poshtë çdo insinuatë rreth këtij procesi dhe vuri në dukje se lista përfundimtare, që do të dalë në muajin maj, do të jetë brenda të gjitha parametrave që kërkon ligji.
Sipas zëvendësministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni, mësohet se ekstrakti i listës së zgjedhësve e datës 03. 04. 2012 është gjeneruar pranë çdo njësie të qeverisjes vendore i gatshëm për printim. Ekstrakti i listës përmban 3,279,289  zgjedhës. 3,265,073 zgjedhës janë afishuar qartë pranë 5,483 qendrave të votimit në çdo njësi te qeverisjes vendore. 14, 216  zgjedhës nuk janë përfshirë në listat e zgjedhësve për shkak të kritereve të ligjit mbi numrin e zgjedhësve që duhet të ketë një qendër votimi (200-1000,700 Tirana).  Me bashkimin apo ndarjen e qendrave të votimit, që janë jashtë kriterit numerik, procedurë që kryhet nga kryetarët e bashkive/komunave, do të bëhet shumë shpejt dhe përfshirja e këtyre zgjedhësve të mbetur jashtë liste.
Pastrimi i dublimeve/Në datë 12.12.2012 janë dërguar në zyrat e gjendjes civile për kontroll 7,674 rekorde të dyshuara si të dubluara. Mbi këtë listë deri në datë 01.04.2013 janë kryer operacionet e mëposhtme: Për 1821 persona kemi informacion nga Zyrat e gjendjes civile që nuk janë dublime. Janë pastruar apo bllokuar si dublime 2053 rekorde të dyshuara. Kanë aplikuar për letërnjoftim ndërkohë pra nga data 12.12.2012,  852 persona. Pas gjenerimit të ekstraktit të datës 3 prill, rezultojnë akoma  2948 të dyshuar si të dubluar, pra që zyrat e gjendjes civile janë akoma ne proces verifikimi. Numri i personave me pjesë të adresës zgjedhore të paidentifikuar (kodi i banesës i panjohur brenda një qendre votimi të caktuar), në ekstraktin e datës 3 prill është 405.779 nga rreth 545 mijë në janar. Zyrat e gjendjes civile po punojnë gjithashtu edhe për minimizimin e personave me adresë të pasaktë zgjedhore; qendër votimi ndryshe nga familja; adresë e pacaktuar e shtëpisë brenda qendrës së votimit; adresë e pautorizuar e Q.V etj.

...