nikoll-lesiTiranë- Një ditë pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga Partia Demokratike, të xcilën kryeministri e cilësoi listë fitoreje, kreu i Lidhjes Demokristiane Nikollë Lesi ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka shkelur marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor, me përfshirjen në listën dhe krerët e partive të vogla.


Lesi është shprehur i zhgënjyer nga Berisha, që sipas tij e preu në besë, duke paralajmëruar se do të konkurrojë në listën e partisë së tij në Tiranë.


Partia Demokratike ka shkelur marrëveshjen në mënyrë të njëanshme, në mos të them të pabesë me PDK. Pasi marrëveshja e firmosur ka qenë me një kusht të tillë, që asnjë nga kryetarët e partive të vogla të koalicionit me Berishën, nuk do ishin në listën e Partisë Demokratike për deputet. Kam kërkuar dhe unë bashkë me disa të tjerë që të jemi në lista për deputet, tek lista e garancisë. Unë hodha idenë që nuk mund të jemi dhe kryetar partie dhe në listën e PD, ndaj ti shkrinim partitë. Shkrirja me PD nuk u realizua , kështu binte opsioni i prezencës në listën e PD. Unë kështu e kam firmosur, kështu kam deklaruar para mediave, pasi kam marr garanci nga zoti Bode dhe Bylykbashi. Që asnjë nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputet, të partisë demokratike, asnjë kryetar partie.


Mbrëmë pas një sinjali nga Arjan Strarova, nga njerëzit më të afërt të Berishës, më sinjalizon se po intrigohet, si edhe doli, ajo eshte lista jo e fitores, po listë paniku, presioni ku u futën krerët e partive të vogla që i dini.  Kjo eshte shkelje e marrëveshjes, edhe e parimeve për të cilëve do konkurronin më mënyrë të barabartë, ne raport me votat të kishim mandatin ose pushtetin


Duket sikur anija jonë qeveritare po fut ujë. Po zhytet, po mbytet. Pra, nuk janë kushte konkurrence të barabarta. Jam i zhgënjyer totalisht nga kryeministri, unë kam marrëveshje vetëm me kryeministrin. Zoti Berisha në mënyrë publike më ka prerë në besë. Unë do konkuroj në listën e PDK-së në Tiranë. Nuk do braktis koalicionin. Nëse do jem deputet nuk do i rri strikt koalicionit. Unë pres të më shkarkojë kryeministri, jo të jap dorëheqjen, deklaroi Lesi.