16/05/2005  Çifti, që jeton duke rritur lule “të egra” Sa kushton të mbushësh shtëpinë me lule dhe të bësh lulishte


Përse lulet që shiten në dyqane nuk mbajnë erë. Dallimet mes luleve të egra, që rriten në natyrë dhe atyre hibride, që prodhohen në laboratorë.


Prej kohësh ka ardhur në modë romantizmi, që te mënyra e veshjes së femrave deri tek rregullimii shtëpisë, kudo sheh lule dhe flutura. Por, romantikë ne shqiptarët jemi bërë dhe në zbukurimin e shtëpisë.


Për arendimin e shtëpive tashmë është krejt demode të përdorësh lule origjinale, kaq në mod para fiteve 2000, iku nga moda dhe thupra me kashtën, tashmë janë lulet origjinal, anë e kënd shtëpisë. Këtë e ndihmon shumë dhe konstrukti i apartamenteve. “Nuk ka asnjë arsye përse të mos mbaj vazo me lule në shtëpi, pasi një faqe muri të sallonit e kam krejt xham dhe hynë gjithë drita. Tashmë nuk bëhet kush pishman, e nuk thotë më njeri ç’e dua gjithë këtë verandë. Pasi e mbushin plot me lule, të mëdha e të vogla e pinë një kafe rehat.


Shtëpia po shihet vërtet si një vend ku pjesëtarët e familjes gjejnë qetësi, gjëlbërimi dhe ngjyrat e lehta janë tepër shlodhëse për trurin. K shtëpi që përdorin lulet e “egra” për zbukurim, pra të pa manipuluara gjenetikisht, por më së shumti përdorin ato të ardhura nga Hollanda, që janë hibride. Por dhe në dyqane nuk gjen më lule që mbajnë erë. Janë shumë të bukura, por nuk mund të nuhasësh asgjë, krejt ndryshe nga ato të baçes.


Përse lulet nuk kanë aromë


Kopshtari i luleve Gjon Batalli shpjegon se lulet e ardhura nga Hallanda, apo vende të tjera janë hibride dhe të bëra me një piksynim të caktuar. Pëshembull ka lule të cilat janë të çelura gjatë gjithë vitit, por rrinë në këtë gjendje vetëm një vit, pastaj vishken, mund të rrinë një vit vetëm gonxhe pa u hapur kurr. Kujdes i kushtohet bukurisë, ndërsa aromën se manipulon dot kush. Në fakt të kesh lule të “egra” dhe të shëndetshme, të bukura duhet shumë kujdes dhe tokë e mirë dhe kjo është e arritshme kur ke një kopështar të mirë, ndërsa të tjerët që nuk kanë kaq shukë kohë e lekë, mjaftohen me lulet e fabrikuara. Gati të gjitha dyqanet e luleve shesin bibride, megjithëse së fundi janë shtuar dhe kërkesat për lulet e natyrës.


“Lulet i marrim nga serat dhe dyqane të veçanta në Tiranë, që kanë lule të mrekullueshme e të freskëta”, thotë një shitëse në Tiranën e Re.


Të jetosh duke rritur lule


Ka familje, të cilët jetojnë vetëm duke kultivuar lule, diku në periferi ata kanë blerë një copë tokë dhe kultivojnë lule, të cilat i shesin. Famiulja Xhema po kultivon lule jo vetëm në oborrin e shtëpisë por dhe në taracën e shtëpisë. Thurur me kulpra, kallama kashte, dërrasa, tela e të tjera mjete rrethanore, ajo është një serë nga më primitivet, megjithatë aty kultivohen qindra lule në vazo. E gjitha vendosur në tarracën e një shtëpie njëkatëshe në thellësi të Selitës, për të fituar hapësirë, sera është ndërtuar kate-kate. Ndërkohë rreth 200 metra katrorë vend përfshirë këtu edhe një rrip toke pas shtëpisë, janë vënë në dispozicion të vazove me lule. Gjithçka në saksi, gjen fare pak lule të mbjella në tokë. Megjithatë sapo hyn në oborrin e vogël të shtëpisë të ndeshen para sysh vetëm lule në vazo. “Rreth 30 lloje”, - thotë Mamudija. Në verë sera është pjesërisht e zbuluar (vende-vende e mbuluar për shkak të diellit të fortë), ndërsa në dimër mbulohet e gjitha për shkak të të ftohtit dhe kultivuesit e luleve thonë se gjatë kësaj kohe nuk dalin për të shitur. “Duhet të shpenzojmë për plehun, për vazot, ndërsa filizat i nxjerrim vetë tashmë nga lulet e rritura”, - shton Mamudija. Ndërsa ujitjen e kanë zgjidhur më mirë. Që prej 30 vjetësh kanë hapur një pus, nga i cili nxjerrin çdo herë ujë për të mbushur çisternën dhe enët e vendosura mbi tarracë. Lulet më të mira për çiftin e pleqëve janë Jasemini dhe Gardenja, lule, pa dyshim erëmira, të cilat nuk para i nxjerr për t’i shitur. Ndërsa lulet që shiten më tepër janë ato kacavjerrëset, mullagat kacavjerrëse, flutur dhe kuq e zi, lulet e borës, karafilat e vendit e ndonjë tjetër.


Gjatë dhjetë viteve të fundit situata lokalet, restorantet, hotelet dhe vilat rezidenciale janë të gatshme sot të paguajnë për lulet, të cilat kushtojnë jo pak. Janë shumë kompani që e kanë zhvilluar biznesin e luleve dekorative dhe kanë krijuar shumëklientelë. Shqiptarët janë mësuar tashmë të paguajnë për bukurinë e kopshteve të veta shuma të mëdha, ndërsa është drejt zhvillimit edhe profesioni i dizenjuesve të lulishteve, shumë pak ose aspak i njohur në Shqipëri më parë. Për ta llogaritur koston e një lulishteje duhet të llogarisim 1.000 lekë për m2.


Një lulishte mund të variojë nga 20 mijë deri në 20 milionë lekë. 2.400 m2 kushtojnë afërsisht 20 milionë lekë, për të krijuar lulishten madhështore.


Lulishtja e një shatërvani varion nga 150 mijë-1,5 milionë lekë, ndërsa për ta ndërtuar shatërvanin si objekt duhen nga 1 milion deri në 15 milionë lekë.


Lulishtja është e larmishme: në të ka lule, shkurre dhe drurë. Në një sipërfaqe prej 200 m2 45% të saj e zë lulishtja; në 900 m sipërfaqe mund të vendosen 3-10 shkurre aromatike ose jo si, p.sh., dafina.


1.000 lekë për m2 është kostoja e një lulishte


2.400 m2 kushtojnë afërsisht 20 milionë lekë


150 mijë-1,5 milionë lekë, varion çëmimi për lulishten e një shatërvani


1 milion deri në 15 milionë lekë kushton dnërtimi i një shatërvani


Për të ndërtuar një lulishte sa më moderne:


Shkurrja Evonimus u reziston ngricave dhe janë të përshtatura për klimën e Tiranës, si në verë ashtu edhe në dimër


Shkurrja më në modë është Cycas revolute; varion në çmim nga 50-250 lek


Kaktuesi, Arancaria arancana, nga 15.000-30.000 lekë.


Lulet


Callestemoon levis, e cila karakterizohet nga një lule që ka formën e një furçe të kuqe dhe kushton nga 500-2.000 lekë


Camelia kushton 8.000-20.000 lekë


Drurët


Palmat dhe Cedrus


Bari; 1m2 bar kushton 750 lekë


Në ambientet e brendshme të shtëpive:


Fikusi dhe shqiponja, të cilat variojnë nga 250-1000 lekë


Asparagus, që kushtojnë nga 100-500 lekë


Aspidistria nga 200-800 lekë


Rozmarina-shegë zbukuruese që varion nga 100-1000 lekë


Lulet sezonale


Lulet janë sezonale dhe çmimet e tyre variojnë nga 14-25 lekë copa. Lulet sezonale ndërrohen një herë në gjashtë muaj. Kemi lule pranverore dhe dimërore. Lule pranverore më të preferuara janë: Salvia-lule zjarri, Zinnia-lule kryqi, Petunia Tagetis, lule kadife ose menekshe, siç e thërrasin nga Shqipëria jugore.


Shkurret alternohen në gjethe rënëse dhe gjethe mbajtëse, për të pasur një gjelbërim të përhershëm; në 900 metra katror sipërfaqe mund të vendosen 3-10 shkurre.


Lule dimërore


Calendule


Vjollcë


Margarita


Çiklamini


Shkurret më të preferuara


Evonimus -100-800 lekë


Tuja –2.000-9.000 lekë


Oleandër-400-1.700 lekë


Trëndafila-100-1.500 lekë


Dafinë-400-1.000 lekë


Asparagus-250-500 lekë


Liguster-100-2000 lekë