Në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, maturantët do të gjejnë përgjigjet e sakta për provimin e matematikës, ndërsa notën e këtij testi, do ta mësojmë pas dy javësh, pasi të jetë bërë procesi i vleresimit.


Në të gjithë Shqipërinë, 42.500 maturantë iu nënshtruan provimit të dytë të detyruar të maturës shtetërore.

 


Funksionarë të Ministrisë së Arsimit thanë se përgjigjet e provimit të parë të lëtërsisë, të zhvilluar në datën 1 qershor, do të dalin diten e sotme ose të nesërme.