Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka publikuar në faqen zyrtare të saj në internet përgjigjet e testit të letërsisë të Maturës Shtetërore.

Ditën e sotme maturantët e gjithë shkollave të vendit kanë dhënë provimin e parë të maturës shtetëore atë të letërsisë. Rreth 37.500 maturantë kanë shpalosur njohuritë e tyre të marra gjatë katër viteve të shkollës në 25 pyetjet e paraqitura në test. Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe ka përfunduar në 12:30. Procedura tjetër është se të gjitha testet mblidhen dhe shpërndahen në qendrat e korrigjimit në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër. Pas mbarimit të testit dhe korrigjimit të tij, të gjitha notat janë mbledhur në Agjencinë e Vlerësimit të Arritjeve (AVA), ku më pas do të bëhet shpërndarja e të gjitha notave në të gjitha shkollat e vendit.