Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon Librin e Transparencës në të cilin publikohen pikët për të gjithë maturantët, kandidat për student. Në këtë vëllim, për secilin nga 37 mijë maturantët, kandidatë për studentë, janë paraqitur pikët e fituara për çdo program studimi (degë), të llogaritura sipas rezultateve të katër provimeve të maturës dhe të mesatares së shkollës së mesme, shumëzuar me koeficientet e pranimit sipas fakultetit për secilën kërkesë nga 10 të mundshme. Pra, secili kandidat mund të shikojë pikët, të bëjë llogaritjen vetë dhe, nëse ka ndonjë pretendim që pikët nuk janë llogaritur drejt apo ndonjë prej informacioneve nuk është i saktë, të mund të bëjë kërkesën për rishikim në shkollën e mesme.. Këtë vit do jenë rreth 37 mijë maturantë që do të gjejnë të dhënat e tyre në librin e transparencës.





21 Gusht 2010