Shembujt përkatës dhe pikët për lëndët, Anglisht, Kimi, Gjeografi, Histori dhe Fizikë

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka publikuar ditën e djeshme  shpjeguesin e Programit të Orientuar të provimeve me zgjedhje për Maturën Shtetërore 2010. Ministria e Arsimit dhe Shkencës pas publikimit të paketës  së parë e cila kishte si synim të orientonte nxënësit maturantë në provimet e Gjuhës dhe të Matematikës ka publikuar dje paketën e dytë





të Shpjeguesit të Programit të Orientuar të provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore për 12 lëndë. Shkollat tashmë janë njohur me programet orientuese dhe ky material sintetik dhe i ilustruar ka shembuj për çdo linjë dhe nënlinjë duke krijuar modele të pyetjeve që do të jenë në testet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore. Lëndët që përmban kjo paketë, janë, Kimi, Biologji, Fizikë, Histori, Gjeografi, Ekonomi-Filozofi, Njohuri për shoqërinë, Anglisht,Gjermanisht, Italisht, Frengjisht, Spanjisht. Shpjeguesin do ta gjeni në ueb-site e MASH me adresës ëëë.mash.gov.al.  Ai përmban tabela të ndërtimit të testit për çdo profil shkolle. Shpjeguesi i programit të orientuar do të shërbejë për të ndihmuar sa më mirë të gjithë maturantët në përgatitjen e tyre për provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, për të gjithë mësuesit, prindërit e aktorët e tjerë. Programi është përgatitur nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve (AVA), është konsultuar me ekspertë të këtyre profileve dhe është një përvojë e parë në ndihmë të maturantëve.



Anglishtja, shembuj
Aftësitë dhe njohjet që duhet të zotërojë nxënësi maturant për të qenë i përgatitur për provimin e maturës me zgjedhje në gjuhën e huaj. Struktura e provimit të maturës shtetërore me zgjedhje, Gjuha Angleze. Tipa ushtrimesh që nxënësi duhet të punojë për të qenë i përgatitur për provimin e maturës me zgjedhje në gjuhën e huaj. Një model testi për Gjuhën angleze pa përgjigje të dhëna, që të orientojë dhe ndihmojë maturantët si të punojnë në testin e Maturës Shtetërore me zgjedhje. Aftësitë dhe njohjet që duhet të zotërojë nxënësi maturant për të qenë i përgatitur për provimin e maturës me zgjedhje. Nxënësi që do ti nënshtrohet provimit të maturës me zgjedhje në gjuhët e huaja, duhet të demonstrojë aftësitë dhe njohjet e tij për sa më poshtë vijon. Aftësitë, Të kuptuarit në përgjithësi dhe në veçanti të përmbajtjes së materialeve të shkruara që mund të jenë tekste autentike në gjuhën angleze, tekste të marra nga burime të ndryshme (gazeta, revista, tekste letrare) dhe që i përkasin tematikës së përfshirë në Programin Orientues të Maturës Shtetërore për gjuhën e huaj. Të prodhuarit e një teme me shkrim, duke respektuar rregullat e tipave të ndryshëm të teksteve të shkruara (letra, ftesa, kërkesa të ndryshme).
Shkrimi i një kompozimi ose eseje në të cilën nxënësi të shprehë mendimet dhe interesat e tij mbi atë fushë ose temë për të cilën do të shkruajë; të paraqesë argumente ose kundërargumente në lidhje me çështjen që ai do të trajtojë me shkrim, tema të parashikuara këto në Programin Orientues të Maturës Shtetërore.Të përdorë në punën me shkrim (kompozimin, esenë, kërkesën etj.) mjete dhe strategji gjuhësore në përputhje me përmbajtjen e tekstit që nxënësi do të shkruajë. Të përcaktojë qëndrimin e autorit në pjesën letrare ose joletrare mbi tematika të ndryshme, të gjitha të përcaktuara në Programin Orientues të Maturës Shtetërore.Të kuptojë organizimin dhe strukturën e tekstit letrar ose joletrare mbi tematika të ndryshme, të gjitha të përcaktuara në Programin Orientues të Maturës Shtetërore. Të përmbledhë në anglisht kuptimin e përgjithshëm të një pjese letrare ose joletrare mbi tematika të ndryshme dhe të japë të dhënat më kryesore të pjesës së shkruar në gjuhë frënge. Të analizojë në përgjithësi një tekst letrar mbi tema të cilat janë të përcaktuara në Programin Orientues të Maturës Shtetërore, duke zhvilluar mbi të përgjigje me shkrim ku të shprehë refleksionet e tij mbi pjesën që do të lexojë dhe mendimet, ndjenjat e tij personale mbi atë që ka lexuar.



Orientimi
Nxënësi duhet të njohë leksikun, fonetikën, morfologjinë, sintaksën dhe ortografinë jo në nivel të sofistikuar dhe të detajuar, por të paktën në një masë të tillë që të përputhen me objektivat e Programit Orientues të Maturës Shtetërore.Të njohë dhe të kuptojë aspekte interkulturore të qytetërimeve dhe kulturave të ndryshme anglishtfolëse, gjithnjë brenda tematikës së përcaktuar nga Programi Orientues i Maturës Shtetërore.Të kuptojë tekste të ndryshme letrare ose joletrare, tema e të cilave është parashikuar në Programin Orientues të Maturës Shtetërore për gjuhën e huaj. Struktura e vlerësimit. Provimi i Gjuhës angleze është pjesë e Maturës Shtetërore me zgjedhje. Nxënësi që zgjedh ti nënshtrohet provimit të Gjuhës angleze, nuk mund të zgjedhë një gjuhë tjetër të dytë në dyshen e lëndëve me zgjedhje. Provimi i gjuhës së huaj është ndërtuar në formën e provimit me shkrim. Në të nuk përfshihet vlerësimi i të folurit dhe vlerësimi i të dëgjuarit. Provimi me shkrim zhvillohet për 120 minuta. Në këtë provim, nxënësi duhet të shprehë njohjet dhe aftësitë e tij në, të kuptuarit e një pjese letrare ose joletrare, njohjen dhe përdorimin e strukturave gramatikore dhe leksikore, të shkruarit mbi një temë të caktuar (ese, krijim letrar ose joletrar, shkrimi i një kërkese, letre, e-mail-i etj.).

Programi i Orientuar për lëndën e Kimisë dhe Gjeografisë, shembujt përkatës
Testi i kimisë do të përmbajë 20 pyetje. Formati i pyetjeve do të jetë 10 me alternativë dhe 10 me zgjidhje. Përgjigjja e saktë e çdo pyetjeje me alternativë vlerësohet me një pikë, ndërsa pyetjet me zgjidhje vlerësohen në bazë të kërkesave që ato kanë, që do të thotë: një pikë për çdo kërkesë. Në total, testi vlerësohet me 40 pikë dhe ndërtohet në tri nivele. 40% e pyetjeve janë të nivelit të parë, 40% të nivelit të dytë, 20% të nivelit të tretë. Shpërndarja e pyetjeve në test do të bëhet sipas linjave të programit dhe përqindjes që zë secila linjë në programin lëndor orientues të Maturës Shtetërore. Tabela e mëposhtme përfaqëson shpërndarjen e përqindjes për secilën nga linjat e përmbajtjes.Përqindja e secilës linjë të përmbajtjes. Nr. Linja e përmbajtjes Përqindja. Ndërtimi i lëndës, sistemi periodik. Kimi sasiore . Kinetika kimike. Ekuilibrat kimikë. Elektrokimia.
Termokimi. Kimi organike. Më poshtë po japim disa nga modelet e pyetjeve për secilën linjë. Theksojmë se në test mund të ketë dhe pyetje të kombinuara, të cilat mund të mos i përkasin vetëm një linje, d.m.th. që përmbledhin njohuri nga dy ose më shumë kapituj.
Linjat kryesore, Peshat në Përqindje për çdo linjë. Modele pyetjesh për çdo linjë. Ndërtimi i lëndës dhe sistemi periodik 17% Në 9,632 x 10 23 atome Zn ndodhen. N molekula Zn 1.6 molekula Zn. N atome Zn. 0.7 mol atome Zn. Izotopet e një elementi kanë të ndryshëm numrin atomik e masës e protoneve e elektroneve Gjeni sa: gram azot, % në masë oksigjen, atome H ndodhen në 60 g NH4 NO3. Vetitë reduktuese të atomeve rriten me, a) rritjen e vlerës së potencialit të jonizimit b) zvogëlimin e vlerës së elektronegativitetit c) rritjen e numrit të elektroneve në nivelin e jashtëm d) zvogëlimin e distancës bërthamë - elektron i jashtëm.



Testi i gjeografisë
Ky tekst do të përmbajë 20 pyetje. Formati i pyetjeve do të jetë: 10 pyetje me alternativa dhe 10 pyetje të hapura. Përgjigjja e saktë e çdo pyetjeje me alternativa do të vlerësohet me një pikë. Pyetjet e hapura do të jenë të strukturuara dhe do të vlerësohen me aq pikë sa kërkesa do ketë pyetja. Testi do të ketë gjithsej 40 pikë. Shpërndarja e pyetjeve në test do të bëhet sipas linjave të programit dhe peshës që zë secila linjë në programin orientues të Maturës Shtetërore 2010. Objektivat e vlerësimit në test grupohen në këtë mënyrë. Njohja dhe kuptimi 40%. Zbatimi dhe analiza 40%. Vlerësimi dhe gjykimi 20%
Më poshtë paraqitet tabela me modele pyetjesh për çdo linjë. Linjat kryesore. Peshat në
Përqindje për çdo linjë.



Model pyetjesh.
Gjeografia fizike e Përgjithshme 26%. Është pasojë gjeografike e rrotullimit të Tokës rreth boshtit të vet, a) formimi i stinëve b) formimi i ditë natës c) ndryshimi i gjatësisë së ditës dhe natës, d) ndryshimi i vendit të lindjes dhe perëndimit të Diellit. Në cilën shtresë të atmosferës ndodh ulja e temperaturës 0.60C për çdo 100m? a) ,Troposferë, b) Stratosferë, c) Mezosferë, d) Jonosferë 3. Gjatësia gjeografike në hartën e mëposhtme është përfaqësuar nga, a) trekëndëshat, b) zonat e hijezuara, c) vijat e drejta, d) rrathët.


Shpjeguesi i Programit të Orientuar për lëndën e Historisë, shembujt përkatës
Testi i historisë do të përmbajë 20 pyetje. Formati i pyetjeve do të jetë: 10 pyetje me alternativa dhe 10 të hapura. Përgjigjja e saktë e çdo pyetjeje me alternativa do të vlerësohet me një pikë. Pyetjet e hapura do të jenë të strukturuara dhe do të vlerësohen me aq pikë sa kërkesa do ketë pyetja. Testi do të ketë gjithsej 40 pikë. Shpërndarja e pyetjeve në test do të bëhet sipas linjave të programit dhe peshës që zë secila linjë në programin orientues të Maturës Shtetërore 2010. Objektivat e vlerësimit në test grupohen në këtë mënyrë. Njohja dhe kuptimi 40%. Zbatimi dhe analiza 40%. Vlerësimi dhe gjykimi 20%. Më poshtë paraqitet tabela me modele pyetjesh për çdo linjë. Linjat kryesore. Peshat në përqindje për çdo linjë. Histori e lashtë botërore 6%. Mesopotamia ishte toka që shtrihej midis lumenjve:a) Tigër dhe Eufrat,  b) Tigër dhe Nil, c) Huanhe dhe Jantze, d) Eufrat dhe Nil. Shkrimi kuneiform u përdor në, a) Mesopotami, b) Egjipt, c) Romë, d) Iliri. Bazat e demokracisë së drejtpërdrejtë në Athinë u hodhën nga, a) Soloni, b) Perikliu, c) Klisteni, d) Likurgu

Shpjeguesi i Programit të Orientuar për lëndën e Fizikës, shembujt përkatës
Testi i fizikës do të përmbajë 20 ushtrime. Formati i tij do të përfshijë 10 ushtrime me zgjedhje të shumëfishtë dhe 10 ushtrime do të jenë me zhvillim. Vlerësimi maksimal i testit të fizikës do të jetë 40 pikë. Nga kjo rrjedh se për dhjetë ushtrimet e para vlerësimi do të jetë me dhjetë pikë, ndërsa për 10, ushtrimet e dyta vlerësimi maksimal do të jetë me 30 pikë. Shpërndarja e pyetjeve në test do të bëhet sipas linjave të programit dhe peshës që zë secila linjë në programin e vlerësimit. Objektivi kryesor i testit do të jetë vlerësimi i arritjeve të nxënësve në lëndën e fizikës, të zhvilluar gjatë procesit mësimor të shkollës së mesme. Ky objektiv do të realizohet sipas niveleve të aftësive, të shprehura si më poshtë. Njohja dhe të kuptuarit 40%. ?Zbatim në situata të ndryshme 40%. ?Analizë, sintezë 20%. Tabela e mëposhtme paraqet linjat e përmbajtjes dhe peshat për linjë.
Linjat e përmbajtjes Përqindja. Mekanika 34. Fizika molekulare dhe termodinamika Elektriciteti dhe magnetizimi 24. Lëkundjet dhe valët 13. Optika gjeometrike 34 Relativiteti 3. Fizika kuantike dhe bërthamore 8. Gjithsej 100. Mekanika
34% 1. Makina që lëviz me shpejtësi 36km/h, fillon të frenojë me nxitim 0.5m/s2.
a) Shkruani ligjin e ndryshimit të shpejtësisë. b) Mbas sa kohe makina do të ndalojë?
c) Sa do të jetë zhvendosja e trupit gjatë kësaj kohe? Në figurë paraqitet grafiku i varësisë së shpejtësisë nga koha për një trup që lëviz në një sipërfaqe horizontale. Çlloj lëvizjeje kryhen trupi në intervalet ( 0-6s, 6-12s )? Gjeni nxitimin për çdo interval kohor. c) Ndërtoni grafikun e nxitimit a në varësi të kohës t. d) Gjeni zhvendosjen e trupit për të gjithë kohën.


 


Arta AGOLLI