Ndryshojnë datat e shpërndarjes dhe dorëzimit të formularëve A1 dhe A2

Me afrimin e provimeve të Maturës Shtetërore Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon Rregulloren për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2010. Kjo rregullore përcakton rregullat e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, institucionet shtetërore dhe strukturat arsimore përgjegjëse për këtë proces. Në Rregullore janë përfshirë udhëzimet e MASH, për procedurat e provimit të Maturës dhe përgatitjet e testeve nga AVA, si dhe aplikimet





për këto provime. Gjithashtu, në këtë rregullore flitet dhe për gjeni udhëzime që përcaktojnë përzgjedhjen e mjediseve të zhvillimit të provimeve të MSH, procedurat e shpërndarjes dhe grumbullimit të materialeve dhe administrimit të provimeve, etj. Në rregulloren e re të zhvillimit të provimit të detyruar të maturës në sezonin e dytë thuhet se çdo DAR dhe ZA të paraqesë në AVA 1 muaj para datës së zhvillimit të provimit të parë (të detyruar) të Sesionit të dytë listën e maturantëve që kanë plotësuar formularin A1, që rezultojnë me një ose dy lëndë pakaluese në fund të vitit shkollor, por i kanë dhënë provim këto lëndë në sesionin e vjeshtës dhe kanë fituar të drejtën të hyjnë në provimet e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore. Lista dorëzohet me shkresë zyrtare dhe në formë elektronike. Bashkë me këtë listë dorëzohet në AVA edhe lista e mjediseve ku do të zhvillohen provimet e sesionit të dytë të Maturës. Ndërsa, maturantët që nuk kanë plotësuar Formularin A1 gjatë periudhës së parashikuar në nenin 22, kanë të drejtë ta plotësojnë atë gjatë periudhës nga data 6-10 shtator dhe të fitojnë të drejtën për të dhënë provimet në sesioni e dytë. Hartimi i testeve përfundimtare për provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e dytë bëhet nga persona të përcaktuar me urdhër të brendshëm të drejtorit të AVA-s. Në AVA bëhet shumëfishimi dhe paketimi i test-broshurave. Provimet zhvillohen në mënyrë të përqendruar në mjedise, të përcaktuar nga DAR/ZA duke zbatuar të njëjtat rregulla dhe procedura sipas Rregullores së zhvillimit të Maturës Shtetërore. Numri i maturantëve që do të marrin pjesë është më i vogël se 30 atëherë provimet zhvillohen në DAR përkatëse. ZA merr masa për sigurimin e transportit të maturantëve në kohë.

Penalizimet
Ditën e provimit maturanti ose kandidati përjashtohet dhe nuk i njihet rezultati i provimit në qoftë se, maturanti, kandidati përjashtohet nga provimi, në qoftë se thyen rregullat e provimit, siç është mos pajisja me dokument identifikimi, nuk qëndron në vendin që i caktohet, përpiqet të japë provimin për një maturant tjetër, merr ose jep informacion, kopje ose komunikon me maturant/kandidatë të tjerë,  merr me vete telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve. Por përveç penalizimeve këtë vit MASH, ka menduar të mos njohë rezultatin e provimeve nëse kandidatët përdorin laps në plotësimin e testit, largohet nga mjedisi i provimit pa kryer procesin e sekretimit dhe dorëzon testin pa u vendosur barkodi, heq, shkruan ose dëmton kodin e sekretimit, dëmton testin ose nuk e dorëzon atë, Në rast se maturanti/kandidati refuzon të largohet nga mjedisi i provimit, përgjegjësi i administrimit të provimit e informon atë mbi mosnjohjen e rezultatit, evidenton rastin me procesverbal dhe lejon vazhdimësinë e provimit.

Procedurat e aplikimeve
Ministria e Arsimit për të gjithë maturantët ka vendosur dhe procedurat e aplikimit për çdo maturantë deri më datë 15 shkurt. Formularin A1, A1z, (të dhënat e kandidatëve përpara vitit 2010 dhe të shtetasve shqiptarë që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit si dhe kërkesën e tij për provimet e lëndëve me zgjedhje), tabelën e indeksit të profilit/degëve të shkollave të mesme dhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje të propozuara nga IALP-të. Çdo maturant pavarësisht nëse jep apo jo provimet e lëndëve me zgjedhje, plotëson dhe dorëzon Formularin A1 dhe A1Z në KSHMSh të shkollës ku ai caktohet, brenda datës 10 Mars. Formularët e plotësuar A1, A1Z dërgohen zyrtarisht nga KSHMSh e shkollës në KMSh-në e DAR-it dhe ZA-së brenda datës 25 Mars, së bashku me tabelën e plotësuar T përmbledhëse të dhënave të formularëve.

Të drejtat e maturantëve
- Në rast se maturanti vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit ai ka të drejtë të raportojë për parregullsi tek administratori i provimit, PAP-i ose përfaqësuesi i DAR/ZA.
- Maturanti duhet të përdorë: stilolaps me një ngjyrë si dhe vetëm për provimin e matematikës vizore e kompas.
- Maturantëve të verbër, pasi u jepet broshura e testit, veçohen në një mjedis të përshtatshëm PAP cakton një person për leximin e pyetjeve të testit dhe për plotësimin e përgjigjeve, në fletën e testit që jep me gojë maturanti.
- Maturantët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk duhet të dalin nga mjedisi ku zhvillohet provimi para dy orësh nga fillimi i tij, por të grumbullohen në një sallë, të përcaktuar që më parë.
- Nëse testi që i jepet maturantit është i dëmtuar ose me faqe të bardha ai ka të drejtë të kërkojë menjëherë ndërrimin e testit.
- Maturanti kandidat ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij.


MASH miraton deri më datë 30 qershor
- Formularin A2 të personalizuar me kërkesën për notën mesatare dhe preferencën e programeve të studimit të shpallura nga IALP.
- Udhëzuesin e plotësimit të formularit A2.
- Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në IALP duhet të plotësojnë formularin A2, brenda datës 30 korrik dhe ta dorëzojë atë në KSHMSh, pasi maturanti është njohur me të gjitha rezultatet e provimeve të Maturës.
- Nuk plotësojnë Formularin A2 maturantët që rezultojnë mbetës në një nga provimet e detyruara ose me zgjedhje të Maturës.

Liri Mëhalla






Last Updated on E Merkure, 17 Shkurt 2010 21:16