Lizeta Duro



Ministria e Shendetesise nenshkroi pak dite me pare Deklaraten e Bukureshtit per Shendetin e femijeve dhe te rinjve me aftesi intelektuale te kufizuara. Kjo deklarate e angazhon nepermjet Ministrise se Shendetesise vendin tone per sherbime shendetesore te barabarta dhe te sigurta per femijet dhe te rinjte me aftesi intelektuale te kufizuara. Deklarata ka ne thelb te saj marrjen e masave per ti ofruar ketij grupi popullate sherbime shendetesore cilesore te barabarta dhe te sigurta me popullsine tjeter duke i konsideruar ata po aq te rendesishem dhe te vlefshem per shoqerine. Gjate nje deklarate per imediat drejtori i Politikave Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero u shpreh se trajtimi i personave me aftesi te kufizuar eshte njeri nga tre programet kryesore te detyruar te sherbimit social shteteror. Sherbimi per kete grup personash eshte i ndryshuar si proces si menyre realizimi dhe financimi. Arkitektura e ketij programi sherbimesh eshte e perbere nga disa lloj sherbimesh dhe nga disa menyra realizimi. Nje pjese te konsiderueshme ne kete kategori e zene te semuret mendore. Kjo kategori eshte ne ate nivel qe kerkon patjeter mbeshtetjen me kujdestari nga dikush tjeter.



Pipero



Sipas Piperos vendim shume i rendesishem i kesaj deklarate eshte deinstitucionalizimi i trajtimit shendetesor dhe edukimit te tyre. Tashme ky sherbim do te ofrohet ne familje dhe permes familjes duke investuar me politika gjitheperfshirese ne disa drejtime si diagnostikim te hershem dhe parandalim trajtim te hershem dhe edukim prane familjes duke mundesuar qe keta femije te rriten me ngrohtesine e gjirit familjar dhe te edukohen prane tyre si edhe te marrin sherbim shendetesor sikurse te gjithe qytetaret e tjere. Ministria e Shendetesise po rishikon Planit Kombetar te Shendetit Mendor duke synuar sherbim shendetesor mendor bashkekohor te integruar jo vetem spitalor por dhe komunitar - u shpreh Pipero. Sipas drejtorit te Politikave Shendetesore ne MSH nenshkrimi i kesaj deklarate eshte nje tjeter pergjegjesi qe Ministria ndan me vende te Komunitetit Europian. Kjo deklarate u nenshkrua ne vijimesi te disa deklaratave dhe kartave si Konventa e Kombeve te Bashkuara per Personat me Aftesi te Kufizuar Konventa e OKB-se per te Drejtat e Femijeve Karta Europiane per femijet e hospitalizuar etj. Pipero tha gjithashtu se prej vitesh Shqiperia ka bere progres ne drejtim te forcimit te masave per mbrojtjen e te drejtave te femijeve sikurse eshte ngritja e linjes kombetare te ndihmes por edhe rritja e cilesise ndaj trajtimit te femijeve te braktisur e jetime.



Situata



Tre dhjetori eshte dita e personave me aftesi te kufizuar.

Ne vendin tone jane jo pak por mbi 4500 femije me aftesi te kufizuara dhe te gjithe i perkasin grupmoshes 6-18 vjec. Pjesa me e madhe e tyre mbahen ne shtepi dhe e kane humbur te drejten elementare per tu arsimuar. Trajtimi per ta nuk eshte aspak human nga shoqeria. Disa nga nismat per ndertimet e reja ne infrastrukturen arsimore shkallet apo hyrjet e vecanta ku mund te kalojne nxenesit me aftesi te kufizuar kane mbetur ne projekte pa mundur te realizohen. Prej disa vitesh qeveria ka miratuar nje manual mbi standardet ne te cilat duhet te ndertohen shkollat. Ne kete manual thuhet se ne infrastrukturen shkollore duhet te perfshihet gjithcka duke nisur nga rampat dhe nje sere zgjidhjesh te tjera arkitektonike te cilat ua bejne me te lehte nxenesve me aftesi te kufizuar qofshin keta edhe me karroce vajtjen ne klasa apo tualet. Por ne nje sondazh te kryer nje vit me pare ne 6 qendrat me te medha urbane ne vend Tirane Durres Shkoder Vlore Elbasan Korce USAID-i dhe FSHDPAK-ja Fondacioni Shqiptar i te Drejtave te Personave me Aftesi te Kufizuar verejne se me shume se gjysma e familjeve qe kane si anetare persona me aftesi te kufizuar jetojne ne kushte te veshtira ekonomike.



Ministri Vasili apel per zbatimin e te drejtave dhe sherbimeve per personat me HIV/AIDS



Dje ne Diten Boterore te Luftes Kunder SIDA-s ministri i Shendetesise Petrit Vasili i ka bere apel popullates dhe te gjitha instancave shendetesore e sociale qe tu sherbejne pa paragjykime te semureve dhe tu japin informacion mbi HIV/AIDS-in te gjithe personave qe interesohen por jo vetem. Sipas ministrit Vasili keto te dyja jane dy komponente shume te rendesishem ne luften kunder ketij virusi. Per ministrin e Shendetesise Petrit Vasili ky mesazh sherben si thirrje per te gjitha vendet per te sfiduar ligjet te cilat diskriminojne njerezit qe jetojne me HIV/AIDS grate dhe grupet e margjinalizuara. Vasili u shpreh se keto vende primare duhet te kene permbushjen e angazhimeve qe kane marre per te mbrojtur te drejtat njerezore ne Deklaraten e Angazhimit per HIV/AIDS 2001 dhe ne Deklaraten Politike per HIV/AIDS 2006. Sot eshte koha te fuqizojme pergjigjen ndaj epidemise se HIV/AIDS. Eshte koha te perballemi me pergjegjesite tona dhe te mbajme premtimet dhe angazhimet. Shqiperia u perket atyre vendeve qe arrijne te sigurojne trajtim per cdo person me HIV/AIDS qe ka nevoje per te. Eshte punuar per hartimin e akteve nenligjore ne zbatim te ligjit per HIV/AIDS te miratuar ne 2008-n. Jane pergatitur dy projektvendime Per llojin dhe masen e ndihmes sociale si dhe kriteret dhe procedurat per shperndarjen e tyre per personat nen 18 vjec te infektuar me HIV/AIDS dhe per Parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS ne institucionet e arsimit riedukimit institucionet e trajtimit mjekesor institucionet rezidenciale te perkujdesit shoqeror burgjet dhe vendet e paraburgimit te cilat do te kontribuojne ne zbatimin sa me te mire ne praktike te tij - u shpreh Vasili ne nje konference te perbashket shtypi me koordinatorin e OKB-se ne Shqiperi Detlef Palm. Qe prej vitit 2004 MSH ka bere te mundur vazhdimesine e sigurimit te preparateve ARV te cilet ofrohen falas prane klinikes ambulatore per trajtimin ndjekjen dhe kujdesin ndaj personave qe jetojne me HIV/AIDS ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza. Sot funksionojne 16 qendra te keshillimit dhe testimit vullnetar konfidencial VCT ne mbare vendin duke bere te mundur ofrimin e sherbimeve te testimit dhe keshillimit per HIV dhe infeksioneve te tjera qe transmetohen me rruge seksuale. Sipas MSH-se kjo ka bere te mundur rritjen e numrit te testimeve nga viti ne vit. Per kete Ministria e Shendetesise ka marre te gjitha masat per vazhdueshmerine e funksionimit te qendrave ekzistuese si dhe hapjen e qendrave te reja.







2 Dhjetor 2010