Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për të ardhur në ndihmë statistikave të turistëve gjithashtu dhe për të pasur gjithmonë një përmirësim mbi turizmin e Shqipërisë, ka përgatitur një projekt që ka si qëllim matjen e nivelit të kënaqësisë së vizitorëve të huaj në Shqipëri, me qëllim vënien e kulturës dhe trashëgimisë kulturore në funksion të ndryshimit të imazhit të Shqipërisë në botë, si dhe rritjen e numrit të turistëve në vend. Projekti synon njohjen e turistëve me institucionet e trashëgimisë kulturore, Zyrat e Shërbimit Turistik në vend, që në pikat hyrëse në Shqipëri. Projekti synon gjithashtu njohjen me destinacionet turistike të cilat lidhen me objektet e trashëgimisë kulturore, parqet arkeologjike më të kërkuara apo më të preferuara nga turistët, prezantimin e destinacioneve të reja ende të panjohura nga turistët si dhe problematikat e turizmit në Shqipëri, në ofrimin e shërbimeve turistike, nëpërmjet pyetësorëve të përgatitur, me qëllim orientimin e biznesit apo dhe të politikave të qeverise në fushën e turizmit, përmirësimin e kushteve dhe minimizimin e këtyre problemeve për periudhën në vazhdim apo dhe në vitet pasardhës. Përpunimi i të dhënave statistikore të përfituara nga ky studim do të sigurojë një dokument i cili do të paraqesë detaje mbi shtetësisë, kohë-qëndrimin e parashikuar, qëllimin e vizitës, vendin apo destinacionin turistik ku do të qëndrojnë gjatë periudhës së pushimeve, problemet që kanë hasur në këto vende në drejtim të ofrimit të shërbimeve, etj për të gjithë turistët vendas apo të huaj që do të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë , duke dhënë në këtë mënyrë një ndihmesë përsa i përket studimit të tregut turistik në Shqipëri dhe specifikave që lidhen më të. Sigurimi i të dhënave statistikore për të gjithë siguruesit e shërbimeve turistike në qytetet kryesore turistike dhe përdorimin e tyre si një dokument bazë për realizimin e studimit të tregut turistik në Shqipëri. Projekti do të zbatohet në 5 pika hyrëse kufitare në Shqipëri si fillim, përkatësisht në Pikën Kufitare të Murriqanit në Shkodër, në Kukës, në Portin e Durrësit, Portin e Vlorës, si dhe në Aeroportin e Rinasit.



PËRFITIMET E PROJEKTIT

* Përmirësimi i imazhit të Shqipërisë në botë nëpërmjet rritjes së nivelit të njohjes dhe admirimit të burimeve kulturore të Shqipërisë dhe rritjen e numrit të turistëve që vijnë nga jashtë vendit, dhe në këtë mënyrë rritjen e përfitimeve ekonomike nga turizmi dhe biznesit të gjeneruar.

* Prezantimi dhe njohja e ZSHT-ve si strukturat më të reja të promovimit të trashëgimisë kulturore në shërbim të turizmit dhe turistëve

* Përftimi i të dhënave statistikore jo vetëm për hyrjet daljet e turistëve, por edhe për vendet dhe destinacionet turistike më të vizituar dhe preferuar.

* Përfitimi i të dhënave për problematikat e turizmit në këto pika turistike, sidomos në drejtim të ofrimit të shërbimeve.

* Pasurimi i të dhënave statistikore për qëndrimin e turistëve duke shërbyer në këtë mënyrë edhe një informacion për operatorët turistikë.

* Ofrimi dhe njohja destinacioneve të tjera turistike për turistët, promovimi i këtyre destinacioneve me qëllim zgjerimin e hartës turistike të Shqipërisë.



Projekti parashikon punësimin e 20 studentëve në këto pika kufitare për një periudhë si fillim një javore ku do të kenë formularin e plotë në shqip dhe anglisht si dhe në fund të formularit, parashikohet zona e lirë mbi përshtypjet e turistëve.





15 Korrik 2010