Rreth 38 mije maturante provuan dje dijet e tyre per lenden e matematikes, nepermjet nje testi te pergatitur nga ekspertet e perzgjedhur te kesaj fushe. Pas shperndarjes se tezes ne te gjitha shkollat dhe mjediset e perzgjedhura nga DAR/ ZA-te, provimi filloi njekohesisht ne oren 10:00 dhe zgjati 2 ore e 30 minuta. Nga monitorimi i vazhdueshem per Maturen Shteterore, ne 37 Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyra Arsimore rezultoi se gjithcka eci normalisht. Menjehere pas perfundimit te provimit te Matematikes te gjitha testet e maturanteve do te nisen ne drejtim te Agjencise se Vleresimit te Arritjeve (AVA), me masa te rrepta sigurie dhe do te shperndahen ne kater qendrat e korrigjimeve ne te gjithe Shqiperine. Procesi i vleresimit te testeve do te monitorohet nga eksperte te politikave te inspektimit ne MASH dhe specialiste te Inspektoratit Kombetar te Arsimit Parauniversitar. Cdo maturant, cdo prind, cdo institucion dhe cdo i interesuar per provimin e kesaj lende mund t’i gjeje pergjigjet ne faqen e internetit te MASH-it, por edhe ne gazeten “Koha Jone”. Edhe ne faqen ne ueb te kesaj gazete : eee.kohajone.com gjenden te gjitha pergjigjet e pyetjeve sipas llojeve te shkollave dhe grupeve A dhe B. Nderkaq, mesohet se ka perfunduar korrigjimi i te gjitha testeve te provimit te pare te detyruar qe u zhvillua me 1 qershor ne lenden e Letersise dhe Gjuhes Shqipe. Burime nga Agjencise se Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve (AVA) bejne te ditur se rezultatet e arritura nga secili maturant ne provimin e pare te matures 2010 do te publikohen gjate kesaj jave. Aktualisht, specialistet prane AVA-s po merren me procesin e zberthimit te barkorit me emrin e cdo maturanti. Me hedhjen e pikeve te marra nga maturantet, krijohet nje liste ku cdo barkodi i vihen ne korrespondence piket.
Specialistet e AVA-s, ne baze te te dhenave qe disponojne nga mjediset ku jane zhvilluar provimet, po krijojne nje liste ku cdo barkodi i bashkengjitet emri i maturantit se bashku me piket e arritura.