SHKRUAN: Jonida Tashi 15-10-2011 11:39

Maturantët që në përfundim të vitit të fundit të gjimnazit nuk do të plotësojnë numrin minimal të krediteve për të gjithë shkollën e mesme, nuk do të futen në provimet e Maturës, e për rrjedhojë nuk do të pajisen as me Diplomën e Maturës. Madje, një maturant nuk do ta marrë Diplomën e Maturës, edhe po të plotësojë numrin minimal të krediteve bërthamë, nëse nuk ka plotësuar numrin e duhur të krediteve për kurrikulën me zgjedhje të detyruar dhe atë me zgjedhje të lirë. Sipas rregullave të reja, të vendosura tashmë nga Ministria e Arsimit, këtë vit maturantët do të pranohen në provimet e Maturës, kur ata njëherësh: janë kalues në të tria klasat e gjimnazit dhe kanë fituar të paktën 90 kredite gjatë gjimnazit; kanë fituar 10-12 kredite për kurrikulën me zgjedhje të detyruar dhe 5-7 kredite për kurrikulën me zgjedhje të lirë; kanë fituar të paktën 1 kredit për modulet profesionale; kanë fituar 0,5 kredite për shërbimin komunitar; kanë fituar 0,5 kredite për projektet kurrikulare në nivel shkolle ose disa klasash. Ndërsa katër kriteret për lëndët me zgjedhje, nga të cilat varet edhe konkurrimi për në universitet, do të jenë: për provimin në lëndët me zgjedhje, nxënësi mund të përzgjedhë nga lëndët bërthamë, përveç Matematikës bërthamë, Gjuhës shqipe dhe Letërsisë dhe gjuhës së huaj të parë, nga lëndët me zgjedhje të detyruar; të gjithë nxënësit duhet të sigurojnë një numër të caktuar kreditesh në provimet e lëndëve me zgjedhje; numri më i vogël i krediteve për t’u fituar nga nxënësi në provimet e lëndëve me zgjedhje është 8; për provimin në lëndët me zgjedhje nxënësi duhet të përzgjedhë jo më pak se dy lëndë dhe jo më shumë se katër lëndë. Ndërkaq, kur nxënësi mbetet në një ose më shumë lëndë të Maturës, ai ka të drejtë t’i rijapë ato vetëm në vitin ose vitet pasardhëse të Maturës. Kur nxënësi është mbetës në lëndë të provimit me zgjedhje të Maturës, ai ka të drejtë që në vitin ose vitet pasardhëse të rijapë lëndën ose lëndët ku është mbetës, ose ai mund të përzgjedhë edhe lëndë tjetër të re për të dhënë provim, por me kushtin që shuma e krediteve për lëndët e provimit me zgjedhje të jetë të paktën 8. Për shembull, një nxënës ka dhënë në provimin me zgjedhje këto lëndë: Biologjia bërthamë (4 kredite), Biologjia e zbatuar (2 kredite) dhe Biologjia e thelluar (2 kredite), por mbetet vetëm te Biologjia e thelluar. Në vitin ose vitet pasardhëse të Maturës ai duhet të plotësojë shumën e të paktën 8 krediteve. Nxënësi mund të rijapë në provim Biologjinë e thelluar ose ndonjë lëndë tjetër, si Psikologjinë ose një gjuhë të huaj të dytë etj. Por, nxënësi nuk ka të drejtë të rijapë provimin për të përmirësuar notën në rastet kur është kalues. Në përfundim të arsimit të mesëm, nxënësi e merr Diplomën e Gjimnazit, kur: është kalues në provimet e përbashkëta dhe të detyruara për të gjithë; është kalues në aq provime me zgjedhje sa shuma e krediteve të tyre të jetë të paktën 8. Në Diplomën e Gjimnazit do të shënohen të gjitha lëndët në provimin me zgjedhje, ku është kalues, bashkë me notën dhe kreditet përkatëse.




MATURA SHTETËRORE


Nxënësi pranohet në provimet e Maturës Shtetërore kur ai njëherësh:


-është kalues në të tria klasat e gjimnazit;


-ka fituar të paktën 90 kredite gjatë gjimnazit;


-ka fituar 10-12 kredite për kurrikulën me zgjedhje të detyruar dhe 5-7 kredite për kurrikulën me zgjedhje të lirë;


-ka fituar të paktën 1 kredit për modulet profesionale;


-ka fituar 0,5 kredite për shërbimin komunitar;


-ka fituar 0,5 kredite për projektet kurrikulare në nivel shkolle ose disa klasash.



Kriteret e provimit për lëndët me zgjedhje


Kriteri 1 Për provimin në lëndët me zgjedhje, nxënësi mund të përzgjedhë: nga lëndët bërthamë, përveç matematikës bërthamë, gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe gjuhës së huaj të parë, nga lëndët me zgjedhje të detyruar.


Kriteri 2 Të gjithë nxënësit duhet të sigurojnë një numër të caktuar kreditesh në provimet e lëndëve me zgjedhje.


Kriteri 3 Numri më i vogël i krediteve për t’u fituar nga nxënësi në provimet e lëndëve me zgjedhje është 8.


Kriteri 4 Për provimin në lëndët me zgjedhje nxënësi duhet të përzgjedhë jo më pak se dy lëndë dhe jo më shumë se katër lëndë.



Disa nga përzgjedhjet që mund të bëjnë nxënësit, janë:


Kombinime Gjithsej


-Biologjia bërthamë (4 kredite)


-Kimia bërthamë (4 kredite) 8 kredite


-Biologjia bërthamë (4 kredite)


-Kimia bërthamë (4 kredite)


-Kimia e thelluar (2 kredite) 10 kredite


-Gjuha italiane (6 kredite)


-Historia e klasës së 11-të (2 kredite) 8 kredite


-Gjuha italiane (6 kredite)


-Historia bërthamë (5 kredite) 11 kredite


-Psikologjia (2 kredite)


-Filozofia (2 kredite)


-Sociologjia (2 kredite)


-Qytetaria (3 kredite) 9 kredite


-Matematika e thelluar (5 kredite)


-Gjuha shqipe e letërsia e thelluar (5 kredite) 10 kredite


-Gjuha angleze (bërthamë) (9 kredite)


-Gjuha frënge (6 kredite) 15 kredite



PIKËT E MATURËS


Edhe pikët e Maturës Shtetërore për një nxënës llogariten me të njëjtën mënyrë si pikët e klasës. Pra, gjenden pikët për secilën lëndë të Maturës Shtetërore dhe këto pikë mblidhen.


Shembull


Lëndët në provimet Notat Kreditet Koeficienti Pikët


Lëndët e detyruara


Gjuha shqipe dhe letërsia 7 10 1 70


Matematika 8 10 1 80


Gjuha e huaj e parë 6 9 1 54


Lëndët me zgjedhje


Matematika e thelluar 7 51,4 49


Fizika bërthamë 6 4 1 24


SHUMA: kreditet 38 shuma 277


Ky nxënës ka grumbulluar 277 pikë në Maturën Shtetërore, kurse numri total i krediteve është 38.



MESATARJA E MATURËS


Ashtu si mesatarja e gjimnazit, mesatarja e Maturës për një nxënës gjendet duke pjesëtuar shumën e pikëve me shumën e krediteve. Për nxënësin në shembullin e mësipërm, nota mesatare e gjimnazit është: 277 : 38 = 7,29.



MESATARJA E PËRGJITHSHME


Te mesatarja e përgjithshme e një nxënësi merren parasysh pikët e tri klasave të gjimnazit, bashkë me pikët e Maturës. Po ashtu mblidhen kreditet e tri klasave me ato të Maturës. Pikët totale pjesëtohen me kreditie totale dhe rezultati rrumbullakoset me dy shifra pas presjes dhjetore.


Shembull


Pikët Kreditet Mesatarja e përgjithshme


Tri klasat e gjimnazit 665,2 88,5


Matura Shtetërore 277 38


Shuma: 942,2 126,5 7,45


Mesatarja e përgjithshme e këtij nxënësi është 7,45.



DIPLOMA E GJIMNAZIT


Nxënësi e merr diplomën e gjimnazit, kur: është kalues në provimet e përbashkëta dhe të detyruara për të gjithë; është kalues në aq provime me zgjedhje sa shuma e krediteve të tyre të jetë të paktën 8.


Në diplomën e gjimnazit do të shënohen të gjitha lëndët në provimin me zgjedhje, ku është kalues, bashkë me notën dhe kreditet përkatëse.


Për shembull:


-Biologjia bërthamë Nota 7 (4 kredite)


-Kimia bërthamë Nota 8 (4 kredite)


-Kimia e thelluar Nota 7 (2 kredite)


Kur një nxënës i siguron të paktën 8 kredite në provimin e Maturës të lëndëve me zgjedhje, por është pakalues në njërën nga këto lëndë me zgjedhje, kjo lëndë nuk shënohet në diplomën e Maturës. Për shembull, një nxënës ka dhënë në provimin me zgjedhje këto lëndë: Psikologjia (2 kredite), dhe Gjuha frënge (6 kredite), por nuk ka kaluar në Psikologji. Këtij nxënësi, meqë i ka plotësuar 8 kreditet, nuk i vendoset te Diploma e Maturës Psikologjia si lëndë me zgjedhje në provimin e Maturës.