Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon koeficientët e lëndëve me zgjedhje, të vlefshme për të gjitha universitetet e vendit. Tashmë të gjithë maturantët të cilët janë të interesuar për të nisur studimet dhe që duhet të plotesojne formularin A2, duhet të zgjedhin dy preferenca midis lëndëve me zgjedhje si Fizikë, Kimi, Biologji, Anglisht, Frengjisht, Italisht, Spanjisht, Gjermanisht, Histori, Gjeografi, Njohuri për shoqërinë si dhe Njohuri për ekonominë dhe filozofinë. Nga koeficientët e miratuar nga MASH, vihet re se fakultetet, që kanë orientim shoqëror, i është dhënë koeficienti më i madh, 1.3, ndërsa lëndëve të shkencave ekzakte u kanë lënë koeficientin 1.0. Data 10 mars është afati i fundit i plotësimit të formularit për lëndët me zgjedhje. Pa plotesimin e këtij formulari, asnjë maturant nuk ka të drejtë kandidimi, për të studiuar në universitete publike. Procesi i Maturës Shteterore nis me provimin e parë të detyrueshëm, atë të letërsisë në daten 2 qershor, më pas matematika ne 11 qershor, dhe në 10 korrik fillojnë provimet, për lëndët me zgjedhje.

...