Koeficentet e lëndeve me zgjedhje që janë një fazë tjetër e maturës dhe shumë e rëndësishme në përllogaritjen e pikëve të kandidatëve për universitet tashmë janë shpallur. Për universitetin e Tiranës, specialistët e ministrisë se Arsimit thone se ato nuk do të ndryshojne, ndërsa universitetet e tjere, i kane ndryshuar. Gjuha angleze dhe lendet e shkencave te natyrës, kane koeficentet me te larte.






"Përvec universitetit të Tiranës që do të përdoren ato të vitit të
kaluar, në bazë të një marrëveshje që ka bërë MASh me rektoratin e
Tiranës, për universitetet e tjerë vlejnë koeficientët që janë propozuar
nga këto institucione të arsimit të lartë për këtë vit. Koeficienti më i
lartë është 14, për profilet e gjuhës angleze për disa fakultete
specifik është lënë një koeficient 14. E kanë parë të arsyeshme
institucionet e arsimit të lartë që ta mbajnë të tillë", tha Albano
Zhapaj, pergjegjes i kurrikulave te arsimit te larte. Aktualisht,
maturantet jane duke plotesuar formularet A1 dhe A1Z, per lendet me
zgjedhje, hallka e pare e matures.



Edlira Sulejmani