Të tjera rreth shkrimit Ja përgjigjet e sakta të provimit




TIRANE - Ministria e Arsimit ka bërë publike përgjigjet e sakta të provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, që u zhvillua dje. “Shqiptarja.com”, për të ndihmuar të rinjtë që i janë nënshtruar këtij provimi, po publikon variantin e saktë të përgjigjeve.
 
Testi që u zhvillua dje në total kishte 25 pyetje 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim. Teza ishte e ndërtuar me dy variante A dhe B. Pyetjet kanë qenë të njëjta për të dy variantet, por mënyra e vendosjes ishte e ndryshme.
 
Testi ishte i ndarë në dy pjesë: joletrare dhe letrare. Në të dy pjesët ka pasur pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Për pyetjet me zgjedhje përgjigja e saktë vlerësohet me 1 pikë. Për pyetjet me zhvillim, përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen variantet e  mundësive të përgjigjeve të nxënësve.
 
Vlerësimi i pyetjes ese do të bëhet në bazë të disa rregullave. Kriteri i parë për vlerësimin e eses është shtjellimi i idesë. Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:  shkruan një ese, ku argumenton nëse është e drejtë që njerëzit të kërkojnë gjithmonë ndryshim; mban qartë një pozicion të dukshëm në zgjedhjen e bërë ka qartësi mendimi etj.
 
Kriteri i dytë është organizimi dhe strukturimi i esesë, ku nxënësi duhet t’u jetë përmbajtur disa rregullave si hyrjen;  zhvillimin;  përfundimin. Kriteri i tretë është stili dhe origjinaliteti, ku vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi, për gjuhën e përdorur, fjalorin e përdorur etj. Kriteri i katërt që do të vlerësohet maturanti për pyetjen e 25 është  saktësia gjuhësore.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)