zirina llambro

Me anë të tyre maturantët do të bëjnë zgjedhjen e duhur gjatë plotësimit të formularit A1. Koeficentët për lëndët me zgjedhje, të vendosura nga fakultetet, kanë mbërritur tashmë në Ministrinë e Arsimit. Sipas këtij dikasteri, universitet kanë dorë të lirë të vendosin për to. Ndryshime mund të bëhen vetëm për lëndë, për të cilat ministria ka politika të veçanta. ”Si çdo vit koeficentët janë miratuar ashtu siç i kanë kërkuar universitet. Vjet e vetmja lëndë që kishte ndryshim ishte anglishtja në kuadër të vënies në zbatim të nismës ”Shqipëria anglofone”. Kësaj lënde ju la koeficienti më i lartë”, pohuan burime zyrtare nga MASH. Gazeta publikon të plotë koeficentët për të gjithë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Mbi bazën e tyre maturantët mund të bëjnë paraprakisht llogaritë se cilat lëndë me zgjedhje do të japin provim me 10 korrik, në mënyrë që të grumbullojnë sa më shumë pikë. Këtë vit numri i lëndëve me zgjedhje ka arritur në 12 të tilla, nga 9 që ishin vitin e kaluar. Ministria e ka parë të arsyeshme të shtojë bllokun e 3 gjuhëve të huaja (italishtes, spanjishtes, gjermanishtes) duke e çuar në 5 numrin e tyre bashkë me anglishten e frëngjishten. Disa fakultete, si ai i Drejtësisë apo Histori Filologjisë, i kanë dhënë këtij blloku koeficientin maksimal pra 1.3. Ndërkaq Fakulteti i Infermierisë, Mjekësisë dhe Shkencave Natyrore, kanë kërkuar që gjuha angleze të mos ketë koeficientin maksimal si vitin e kaluar, por të vlerësohet me koeficientin 1. Një tjetër ndryshim vjen nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Vitin e kaluar lëndët Histori, Gjeografi dhe Njohuri për Ekonominë dhe Filozofinë kishin koeficientin 1.3. Këtë vit kërkohet që ai të jetë njësoj si për lëndët shkencore, pra 1. Kjo pasi ky fakultet i ka dhënë prioritet bllokut të gjuhëve të huaja. Gjithashtu Fakulteti i Ekonomisë ka rritur në 1.3 koeficentin e lëndës Njohuri për Ekonominë dhe Filozofinë, i cili vjet ishte 1. Ndryshime ka pasur edhe dega e Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, i cili ka propozuar koeficentë maksimal për lëndën e Historisë dhe Biologjisë. Me publikimin e këtyre koeficentëve, maturantët do të vendosin se për cilën lëndë me zgjedhje do të testohen, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë pikë. Të gjithë fakultetet kanë në dispozicion vetëm 2 lloj koeficentësh për këto lëndë, ata janë 1.0 dhe 1.3.

Profilet e shkollave, koeficientët  maksimalë për profesionalet

Veç koeficentëve të lëndëve me zgjedhje, për të cilat vendosin universitetet, për t’u pranuar në to vendoset edhe një lloj i dytë koeficentësh sipas profilit të shkollës së mesme. Këtë vit Ministria e Arsimit pritet t’i japë prioritet shkollave profesionale. Sa i përket këtij grupi, ndryshe nga i pari, ku fakultetet kanë në dispozicion 2 llojë koeficentësh (1.0 dhe 1.3), skema është më e gjerë. Në të  përfshihen 5 koeficientët e llojit të shkollës së mesme, ku çdo degë e shkollës së lartë ka në dispozicion 5 koeficientë, nga 1.0 deri në 1.4. (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4). Me anë të tyre vendos preferencën e saj për llojet e ndryshme të shkollave të mesme, të grupuara në 10 grupe kryesore, që dallohen nga planet dhe programet që zbatojnë.  Kështu, të gjithë kandidatët që përfundojnë vitin shkollor gjatë këtij viti, ose ata që e kanë mbaruar më parë pranë shkollave profesionale ekonomike, elektrike apo elektronike, do të vlerësohen me koeficientin maksimal, në rastet kur do të përzgjedhin për të konkurruar në degë të këtij profili. Por lista me këto koeficentë për profilin e shkollës do të publikohet në fund të prillit. Më tej, në muajin maj do të nisë plotësimi formularit A-2, në të cilin maturantët rendisin dhjetë preferencat për degët ku duan të vijojnë studimet e larta për vitin akademik që vjen. Sa i përket skemës së vlerësimit, edhe për këtë vit do të jetë e njëjtë. Provimet e maturës do të zënë rreth 80 për qind të peshës së vlerësimit ndërsa 20 për qind do ta zërë mesatarja e katër viteve të shkollës së mesme. Në këtë mënyrë, sipas MASH, vlerësimi i kandidatëve është sa më objektiv dhe sipas parimit të meritë-preferencës.


koeficientet e lendeve me zgjedhje per UNIVERSITETIn I TIRANeS

FAKULTETI
I GJUHËVE TË HUAJA      
Programi i studimit:
Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht,
Greqisht, Turqisht, Rusisht    
Njohuri për shoqërinë     1.3      
Anglisht             1.3      
Frëngjisht         1.3      
Italisht             1.3
Gjermanisht         1.3
Spanjisht         1.3
Histori             1.0 
Gjeografi         1.0      
Njohuri për ekonominë
dhe filozofinë         1.0   
Fizikë             1.0      
Kimi             1.0      
Biologji             1.0      

FAKULTETI I DREJTËSISË      
Programi i studimit:
Drejtësi        
Histori             1.3      
Gjeografi         1.3      
Anglisht             1.3      
Frëngjisht         1.3
Italisht             1.3
Gjermanisht         1.3
Spanjisht            1.3  
Njohuri për shoqërinë     1.3      
Njohuri për ekonominë
dhe filozofinë         1.3      
Fizikë             1.0      
Kimi             1.0      
Biologji             1.0      

FAKULTETI I EKONOMISË      
Programi i studimit: Administrim Biznes, Ekonomik, Financë, Informatikë Ekonomike
Fizikë             1.3      
Kimi             1.3      
Biologji             1.3      
Njohuri për ekonominë dhe filozofinë         1.3      
Anglisht             1.3    
Frëngjisht         1.0      
Italisht             1.0
Gjermanisht         1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.0      
Gjeografi         1.0      
Njohuri për shoqërinë     1.0      
           
FAKULTETI I HISTORISË
DHE I FILOLOGJISË      
Programi i studimit: Histori, Gjeografi, Gjuhë-Letërsi, Gazetari        
Fizikë             1.0      
Kimi             1.0      
Biologji             1.0      
Anglisht             1.3      
Frëngjisht         1.3      
Italisht
Gjermanisht
Spanjisht
Histori             1.3      
Gjeografi         1.3      
Njohuri për shoqërinë     1.3      
Njohuri për ekonominë dhe filozofinë         1.3      
           
FAKULTETI
I SHKENCAVE SOCIALE      
Programi i studimit:
Psikologji
Fizikë             1.0      
Kimi             1.0      
Biologji             1.3     
Anglisht             1.3      
Frëngjisht         1.0      
Gjermanisht         1.0
Italisht             1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.3      
Gjeografi         1.0      
Njohuri për shoqërinë     1.3      
Njohuri për ekonominë
dhe filozofinë         1.3      
           
Programi i studimit:
Punë Sociale
Fizikë             1.0      
Kimi            1.0      
Biologji             1.0     
Anglisht             1.3      
Frëngjisht         1.0      
Gjermanisht         1.0
Italisht             1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.3      
Gjeografi         1.0      
Njohuri për shoqërinë     1.3      
Njohuri për ekonominë
dhe filozofinë         1.3      
           
Programi i studimit:
Shkenca Politike
Fizikë             1.0      
Kimi             1.0      
Biologji             1.0     
Anglisht             1.3      
Frëngjisht         1.0      
Gjermanisht         1.0
Italisht             1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.3      
Gjeografi         1.0      
Njohuri për shoqërinë     1.3      
Njohuri për ekonominë
dhe filozofinë         1.3      
Programi i studimit:
Filozofi
Fizikë             1.0      
Kimi             1.0      
Biologji             1.0     
Anglisht             1.3      
Frëngjisht         1.0      
Gjermanisht         1.0
Italisht             1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.3      
Gjeografi         1.0      
Njohuri për shoqërinë     1.3      
Njohuri për ekonominë
dhe filozofinë         1.3      

Programi i studimit: Sociologji
Fizikë             1.0      
Kimi             1.0      
Biologji             1.0     
Anglisht             1.3      
Frëngjisht         1.0      
Gjermanisht         1.0
Italisht             1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.3      
Gjeografi         1.0      
Njohuri për shoqërinë     1.3      
Njohuri për ekonominë
dhe filozofinë         1.3      

FAKULTETI I INFERMIERISË      
Programi i studimit:
Infermier i Përgjithshëm,
Mami, Laborant, Fizioterapi, Logopedi, Imazheri      
Fizikë             1.3      
Kimi             1.3      
Biologji             1.3      
Anglisht             1.0      
Frëngjisht         1.0      
 Italisht             1.0
Gjermanisht         1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.0      
Gjeografi         1.0      
Njohuri për shoqërinë     1.0      
Njohuri për ekonominë
dhe filozofinë         1.0      
           
FAKULTETI I MJEKËSISË        
Programi i studimit: Mjekësi e përgjithshme, Farmaci, Stomatologji, Shëndet Publik       
Fizikë             1.3      
Kimi             1.3      
Biologji             1.3      
Anglisht             1.0     
Frëngjisht         1.0      
Italisht             1.0
Gjermanisht         1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.0      
Gjeografi         1.0      
Njohuri për shoqërinë     1.0      
Njohuri për ekonominë
dhe filozofinë         1.0      
           
FAKULTETI
I SHKENCAVE NATYRORE      
Programi i studimit:
Kimi industriale,Kimi, matematikë, matematikë informatike, Biologji
Fizikë             1.3      
Kimi             1.3      
Biologji             1.0      
Anglisht             1.0    
Frëngjisht         1.0      
Gjermanisht         1.0
Spanjisht         1.0
Italisht             1.0
Histori             1.0      
Gjeografi         1.0      
Njohuri për shoqërinë     1.0      
Njohuri për ekonominë
dhe filozofinë         1.0