Përfundon sfida e Maturës Shtetërore. Plot 32.000 maturantë janë tashmë gati për të konkurruar në universitete. 

Zirina Llambro

Dje në të gjithë vendin ata dhanë provimet me zgjedhje definitive për t'u pranuar në shkollat e larta. Fill pas përfundimit të provimit Ministria e Arsimit shpalli edhe çelësin e përgjigjeve për secilën nga 9  lëndët me zgjedhje. Gazeta publikon të plotë pyetjet e testeve dhe përgjigjet e sakta. Testet e plotësuara janë nisur në drejtim të shkollës "Sabaudin Gabrani" në Tiranë, nga ku do të shpërndahen për t'u korrigjuar në 4 qendra në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Fier. Afro 300 korrigjues të testeve do të fillojnë nga puna ditën e diel, 13 korrik në këto 4 qendra. Notat do të shpallen në fund të muajit. Për të sqaruar si do veprohet në muajt gusht-shtator, për regjistrimin në fakultet të kandidatëve fitues në arsimin e lartë, secilit maturant të paraqitur në provim i është dhënë një fletëpalosje me udhëzime praktike. "Provimet me zgjedhje, janë prova e fundit e Maturës Shtetërore dhe bashkë me dy provimet e detyrueshme dhe mesataren e shkollës së mesme, përbëjnë pesë komponentët e rezultatit për pranimin në institucionet publike të Arsimit të Lartë. Testet e provimeve me zgjedhje përmbanin për secilën lëndë 20 pyetje, 10 pyetje me përgjigje alternative (10 pikë) dhe 10 pyetje me përgjigje me zhvillim (30 pikë). Në total, një maturant duhet të marrë minimumi 80 pikë në dy provimet me zgjedhje. Nxënësi, i cili është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të Maturës, e ka humbur të drejtën të futet në provimet me zgjedhje. Ky nxënës është i detyruar të japë provimin në lëndët e detyruara në vjeshtë dhe, në qoftë se i merr ato, ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje vitin e ardhshëm.


Pyetjet për lëndën e anglishtes

LËNDA: GJUHË ANGLEZE
VARIANTI A
Udhëzime për nxënësin
Testi në total ka 20 pyetje.
Në test ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim.
Në kërkesat me zgjedhje rretho vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për
kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen.
Koha për zhvillimin e kërkesave të testit është 2 orë.
Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.
Section 1
Reading Comprehension
Instructions:
You are going to read a magazine article about a book. For Questions 1-9, answer the
questions about the text or choose the correct answer A, B, C or D.
Natural CLASSIC
Each month we ask one of our experts to tell us what wildlife book - novel, guide or textbook has most influenced him or her. Here, Martha Holmes, marine biologist, TV presenter and film producer, reveals all.
I'm a very keen reader, but selecting the book with a natural-history theme which has ifluenced me most was some challenge, until I thought back to my childhood. Then it was easy.
Where the book came from is a mystery, and I have never met anyone who has heard of it. It is Rita Richie's The Golden Hawks of Genghis Khan. I read it when I was about 10 years old and I remember to this day the effect it had on me.
Set in 1218, it is a story of a rich boy whose parents are dead. He is growing up in the splendid city of Samarkand and has a fascination for hawks, those magnificent hunting birds.
There is a great deal of mystery surrounding his past, but he is led to believe that a band of
Mongols killed his father to steal a rare type of bird - the golden hawk. Determined to get
these birds back, he runs away from Samarkand and joins a group of people travelling to the country centered on the city of Karakorum, where the great Mongol chief Genghis Khan was then based.
The book combines adventure, mystery, honour, friendship, danger, suffering - all seen
through the eyes of the young hero, Jalair. I still find this fantasy a thrilling read. Jalair's great love for the birds was enviable and inspiring. But most of all it was the sense of place that stayed with me.
The book gives the reader an idea of the vast open spaces of central Asia and its huge skies,
without the use of the long descriptive passages that would bore a child. There are no
boundaries. The emptiness of the Gobi Desert, the Tian Shan Mountains and the excitement
of riding through forests and over rolling hills fascinated me. The book gave me more than
hawks, horses and a desire for wild places. It also gave me a set of values. The Mongols in
The Golden Hawks were totally uninterested in possessions, a characteristic that is absolutely essential for people who spent their lives traveling from place to place. They were never mean. Generosity, goodwill and optimism were highly valued, hard work was enjoyed and the rest was pure fun. They simply loved life.
Two years ago, I fulfilled a life-long ambition and went riding in Mongolia's mountains. I was not disappointed..
1. Was it easy to Marta Holmes, when first asked to choose a book? 2 points
2. What does 'it' in 'Then it was easy' refer to? 2 points
3. What does Martha say about the book The Golden Hawks of Genghis Khan? 2 points
4. What was the hero of the book mainly interested in? 2 points
5. Where does most of the story take place? 2 points
6. What did Martha enjoy about the book? 1 point
A) the range of characters
B) the geographical setting
C) the descriptive writing
D) the changes of atmosphere
7. What values did Martha learn from the book? 1 point
A) the importance of a sense of humor
B) how to be a successful traveler
C) the need to protect your goods
D) how to get the most out of life
8. What ambition did the writer lately fulfill? 1 point
A) She finally found the hawk she was looking for.
B) She wrote a book of adventures.
C) She had a wonderful trip in Mongolia.
D) She went riding in Samarkand areas.
9. What title would you give to the article, if you were the writer? Why?
Section 2
Use of English (Grammar and Vocabulary)
Part 1 (Multiple choice cloze)
Instructions:For the questions 10-16 choose the best alternative that best completes the
meaning of the sentence.
10. He was so interested in his book that he didn't ………..her enter the room.
1 point
A) remark
B) notice
C) recognize
D) realise
11. Before the invention of refrigeration, the ....................... of fish and meat must
have been a problem.
1 point
A) maintenance
B) addition
C) presentation
D) preservation
12. I had to brake suddenly when the other driver didn't signal to show 1 point
his ................ to turn left.
A) plan
B) intention
C) idea
D) promise
13. Do you realize that it takes years to ................. as a teacher. 1 point
A) practise
B) complete
C) accept
D) qualify
14. .................... the waiter was at fault, he didn't apologise. 1 point
A) although
B) however
C) even
D) despite
15. Would you mind ........................ me your book? 1 point
A) lend
B) to lend
C) lending
D) to have lent.
16. Your parents ........................ much happier if you phoned them everyday. 1 point
A) could be
B) are
C) were
D) would be
Part 2 (Sentence Transformation)
For questions 17-19, complete the second sentence so that it has a similar meaning to the
first sentence, using the word given. You must use between two and five words,
including the word given. Do not change the word given.
17.
a) I regret saying that to him. 1 point
wish
I …………………………...……………. that to him.
b) Unless you start studying now, it is possible that you will fail the exam. 1 point
could
You ………………………. you start studying now.
c) I tried as hard as I could, but I still didn't pass. 1 point
best
I …………………………, but I still didn't pass.
d) I lived in London as a child, but I don't anymore. 1 point
used
I ……………………… in London as a child..
18.
a) My friends left before I arrived at the meeting point. 1 point
when
My friends ………………… at the meeting point.
b) Why are you interested in taking up a new hobby? 1 point want
Why ........................................ up a new hobby?
c) "Have you seen my gloves anywhere, Eric?" asked Mrs. Noble. 1 point
seen
Mrs. Noble asked Eric ............ her gloves anywhere.
d) The thief ran past you, so I'm sure you saw his face. 1 point
must
The thief ran right past you, so ................... his face.
19.
a) To teach in high school today is so hard. 1 point teaching ........................................ is so hard.
b) You can't blame me for your stupid mistakes. 1 point
fault
It isn't ........................ your stupid mistakes.
c) People think that she is bringing her children up very carefully. 1 point
supposed
She is .......................................... very carefully..

Section 3
English Writing
Instructions: In this section, the student will be evaluated for the content (if the central idea
is supported with concrete detail); for the organization of the whole theme (theme planned
logically, giving the necessary stages with originality; sentence structure; sentences well constructed, unified and effective paragraphs); vocabulary (fresh, precise and idiomatic); grammar, punctuation, spelling. (6 points/one for each aspect)
20. Choose one of these three topics given below, and then write about it in no more than 120-180 words. 6 points
A. Education is still very important.
B. If life is to proceed smoothly and some people are to remain on good terms with one another, we have to learn to accept defeat sometimes, to acknowledge we are wrong, and to apologize. Suppose, you have badly treated one of your best friends and now you have to write an apology letter to him or her.
C. Do you believe that violence in our television programs leads to violence in our society? Explain.

Përgjigjet e sakta për lëndën e anglishtes
PROVIMI ME ZGJEDHJE
Lënda: Gjuhë Angleze Varianti A
Lënda: Gjuhë Angleze
Varianti A
10 korrik 2008
Pyetjet me alternativa/ Përgjigja e saktë
6B  7D   8C 10C 11D 12B 13D 14A 15C 16dD
Pyetjet me kërkesa me zgjidhje
1. Was it easy to Marta Holmes, when first asked to choose a book? 2 points
- Kur nxënësi të japë një përgjigje të shkurtër dhe jo të plotë, por që ka diçka të vërtetë në
të, ai do të marrë 1 pikë
. No, it wasn't.
. Selecting a book with a natural-history theme was not so easy.
. When she was a child, it was difficult.
- Kur nxënësi të japë përgjigje të saktë, të plotë të qartë, me fjali të ndërtuar saktë, atëherë
ai do të marrë pikë të plota, domethënë 2 pikë.
. No, it wasn't. She had difficulty in making a decision.
. No, she couldn't make up her mind.
. No, she couldn't decide easily what to choose for reading.
- Kur nxënësi të japë një përgjigje që s'ka aspak lidhje me kuptimin e pyetjes, atëherë ai do të marrë 0 pikë
. Yes, it was.
. Yes.
. She was a child who used to read a lot..PROVIMI ME ZGJEDHJE
2. What does 'it' in 'Then it was easy' refer to? 2 points
- Nxënësi do të marrë 1 pikë kur ai të shprehë përgjigjen me shumë fjalë por pa dhënë thelbin e saj, ose me nje fjalë të vetme pa ndërtuar një fjali të saktë, të plotë.
. It refers to finding a natural-history theme book.
. the choice
- Nxënësi do të marrë dy pikë kur ai shprehet saktë dhe pa u zgjatur në detaje të
panevojshme.
.It refers to the choice.
. It refers to the decision of the article's writer.
. It refers to making up her mind in choosing books.
- Nxënësi do të marrë 0 pikë kur ai të japë një përgjigje që nuk ka lidhje fare me ate që kërkohet, ose kur nuk jep përgjigje.
. It refers to the book.
. It refers to the writer etj.,
3. What does Martha say about the book The Golden Hawks of Genghis Khan?
2 points
- Nxënësi do të marrë 1 pikë kur ai të përgjigjet me një fjali ose shprhje që ka lidhje me pyetjen por që s'është thelbsore për atë që ne pyesim.
. Where the book came from is a mystery.
. It is a mystery where the book came from.
- Kur nxënësi të japë përgjigje që mbulon plotësisht pyetjen ai do të marrë 2 pikë.
. She says that it is known to very few people.
. Where the book came from was a mystery, and she had never met people who had heard about it.
- Nxënësi do të marrë 0 pikë kur ai të mos japë përgjigje ose të japë një përgjigje që nuk ka lidhje me pyetjen e bërë.
4. What was the hero of the book mainly interested in? 2 points
- Nxënësi do të marrë 1 pikë kur ai të shprehë përgjigjen me shumë fjalë por pa dhënë thelbin e saj, ose me nje fjalë të vetme pa ndërtuar një fjali të saktë, të plotë.
. He was inetersted in adventures, traveling, and birds.
. He liked traveling, seeing the world and everything..PROVIMI ME ZGJEDHJE
- Nxënësi do të marrë 0 pikë kur ai të mos japë përgjigje ose të japë një përgjigje që që nuk ka lidhje me pyetjen e bërë.
. He was interested in finding out who killed his father.
. He was interested in books.
- Kur nxënësi të japë përgjigje që mbulon plotësisht pyetjen ai do të marrë 2 pikë.
. He was interested in birds and particularly in hawks.
. He was interested particularly in birds.
5. Where does most of the story take place? 2 points
- Nxënësi do të marrë 1 pikë kur ai të shprehë përgjigjen me shumë fjalë por pa dhënë thelbin e saj, ose me nje fjalë të vetme pa ndërtuar një fjali të saktë, të plotë.
. Sometimes the story takes place in Samarkand and sometimes in Krakorum.
- Nxënësi do të marrë 0 pikë kur ai të mos japë përgjigje ose të japë një përgjigje që që nuk ka lidhje me pyetjen e bërë.
. I don't know.
. It takes place mainly in Samarkand.
- Kur nxënësi të japë përgjigje që mbulon plotësisht pyetjen ai do të marrë 2 pikë.
. It mostly takes place in Karakorum.
. I think that most of the time it takes place in Karakorum.
9. What title would you give to the article, if you were the writer? Why? 3 points
Vlerësimi i kësaj pyetjeje është i hapur. Mendimi i nxënësit do të respektohet por gjithnjë duke u mbështetur në përmbajtjen e tekstit.
- Kur nxënësi të japë vetëm titullin pa dhënë spjegim për zgjedhjen e tij, ai do të
marrë 1 pikë.
- Kur ai të japë titullin dhe një spjegim të vakët ose një argument, ai do të marrë 2 pikë.
- Nxënësi do të marrë 3 pikë kur ai të japë një titull që përshtatet bukur me tekstin dhe jep më shumë se një argument për të mbështetur zgjedhjen e tij.
17.
a) I wish I hadn't said that to him . 1 point
b) You could fail the exam unless you start studying now. 1 point
c) I did my best, but I still didn't pass. 1 point
d) I used to live in London as a child. 1 point.PROVIMI ME ZGJEDHJE
18.
a) My friends had left when I arrived at the meeting point. 1 point
b) Why do you want to take up a new hobby? 1 point
c) Mrs. Noble asked Eric if he had seen her gloves anywhere 1 point
d) The thief ran right past you so you must have seen his face. 1 point
19.
a) Teaching in high school today is so hard. 1 point
b) It isn't my fault for your stupid mistakes. 1 point
c) She is supposed to bring her children up very carefully. 1 point
20. 6 points
In this section, the student will be evaluated for the content (if the central idea is supported with concrete detail); for the organization of the whole theme (theme planned logically, giving the necessary stages with originality; sentence structure; sentences well constructed, unified and effective paragraphs); vocabulary (fresh, precise and idiomatic); grammar, punctuation, spelling. (6 points/one for each aspect).


Pyetjet për lëndën e biologjisë

LËNDA: BIOLOGJI
VARIANTI A
Udhëzime për nxënësin
Testi në total ka 20 pyetje.
Në test ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim.
Në kërkesat me zgjedhje rretho vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen.
Koha për zhvillimin e kërkesave të testit është 2 orë.
Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.
1. Organizmi i njeriut konsiderohet si: 1 pikë
A) grumbull qelizash prokariote.
B) organizim hierarkik.
C) inde që lidhen midis tyre.
D) qeliza që kanë një funksion të caktuar.
2. Karakteristike për algat e errëta (brune) është që: 1 pikë
A) janë vetëm forma shumëqelizore.
B) janë vetëm forma njëqelizore.
C) jetojnë vetëm në ujra të ëmbla.
D) jetojnë edhe në koloni.
3. Karakteristike për bimët me farë të veshur është: 1 pikë
A) mungesa e frytit.
B) kryerja e pjalmimit me anë të erës.
C) ndarja në mono e dikotiledone.
D) pllenimi i njëfishtë.
4. Gjitarët dallohen nga shpendët se: 1 pikë
A) kanë gjak të ngrohtë.
B) pjellin vezë.
C) kanë thonj te gjymtyrët.
D) shumica e tyre janë viviparë.
5. Gjatë kryqëzimit të dy kavieve pa bisht lindën 11 pasardhës pa bisht e 5 me bisht.
Genotipet e prindërve janë:
1 pikë
A) Dd x DD
B) Dd x Dd
C) DD x DD
D) Dd x dd
6. Një nga tipet e ndryshimeve strukturore kromozomike është dhe translokacioni.
Gjatë këtij ndryshimi ndodh që:
1 pikë
A) një pjese e kromozomit kalon nga një çift në një çift tjetër.
B) një pjesë e kromozomit kalon në një kromozom tjetër brenda çiftit.
C) në një pjesë te kromozomit ndryshon renditja e geneve.
D) një pjesë e kromozomit përfaqësohet në dy ose tre kopje.
7. Në një popullatë në ekuilibër, tipari bardhosh (recesiv) takohet një në 40 mijë njerëz.
Frekuenca e individëve homozigotë dominantë është: 1 pikë
A) 0,099
B) 0,085
C) 0,85
D) 0,99.
8. Humbja e kalciumit në gjak vjen nga: 1 pikë
A) rritja e kalcitoninës.
B) ulja e kalcitoninës.
C) thithja e kalciumit në zorrë.
D) thithja e kalciumit nëpërmjet veshkës.
9. Muri më i trashë i zemrës ndodhet tek: 1 pikë
A) barkushja e djathtë.
B) barkushja e majtë.
C) nyja atrioventrikulare.
D) aorta abdominale.
10. Lëngu i kapsulës së Baumanit (ultrafiltrati) nuk përmban: 1 pikë
A) lyra.
B) glukozë.
C) kripëra minerale.
D) proteina.
11. Plotësoni vendet bosh. 3 pikë
a) Mikrogypthat dhe mikrofijëzat janë struktura të përbëra nga substanca me natyrë ________.
b) Mikrogypthat luajnë një rol të rëndësishëm në lëvizjen e ____________.
c) Tkurja e muskujve varet nga ________________ e mikrofijëzave.
12. Klasifikimi i gjallesave bazohet në tre kritere. Renditini ato. 3 pikë
13. Rolin kryesor në procesin e prodhimit të energjisë (ATP) si në prani, ashtu edhe në mungesë të oksigjenit, e luan molekula e glukozës.
a) Shkruani reaksionet bazë për çdo proces. 1 pikë
AVA 4 10 korrik 2008
b) Tregoni dy veçori dalluese për secilin proces. 2 pikë
14. Dy nga përfaqësuesit e krimbave të shtypur janë planaria dhe tenia.
a) Tregoni shkakun e ndryshimit në ndërtimin anatomik të kokës tek planaria dhe tenia. 1 pikë
b) Në cilën prej dy specieve aparati tretës është më i evoluar? 1 pikë
c) Si quhen organet e riprodhimit tek krimbat e shtypur? 1 pikë
15. Tregoni se në ç'drejtim kanë ndryshuar gjatë procesit të evolucionit:
a) Qeliza 1 pikë
b) Simetria e trupit 1 pikë
c) Numri i shtresave embrionale 1 pikë
16. Shtylla e trurit përbëhet nga 3 pjesë.
a) Renditini ato. 1 pikë
b) Tregoni funksionet e qendrave të lokalizuara në secilën nga pjesët e shtyllës së
trurit.
2 pikë
c) Tregoni funksionin e shtyllës së trurit si koordinim i funksioneve të pjesëve përbërëse të saj.
1 pikë
17. Me burime natyrore kuptojmë të gjitha prodhimet e nevojshme për një grup gjallesash.
a) Jepni nga një shembull për çdo tip burimi natyror. 1 pikë
b) Përmendni të paktën dy faktorë (mundësi) që ndikojnë në rritjen e burimeve natyrore. 1 pikë
18. Plotësoni fjalitë e mëposhtme.
a) Kripërat minerale të kockave janë produkt i 1 pikë
b) Elasticiteti i lëvizjeve dhe shpërndarja e peshës trupore te njeriu
sigurohet nga 1 pikë
c) Rezultat i rrëshqitjes së fijeve të holla muskulore mbi ato të trasha është 1 pikë
d) Muskuli është i vetmi organ i specializuar që
prodhon _________ muskulore. 1 pikë
19. Veprimtaria riprodhuese e femrës është ciklike. Tregoni:
a) Shkaqet e çarjes së mureve të vezoreve. 1 pikë
b) Çfarë ndodh gjatë fazës luteale? 1 pikë
c) Ndikimin e hormoneve hipofizare në këtë veprimtari. 1 pikë
20. Kromozomet ndërtohen nga një material kompleks, i cili emërtohet kromatinë.
Ajo përbëhet nga ADN, ARN dhe proteina.
a) Jepni dy argumenta mbi domosdoshmërinë e proteinave në proçesin e
paketimit të ADN në kromozom. 1 pikë
b) Tregoni ndryshimin e gjendjes së kromatinës gjatë ciklit jetësor të qelizës. 1 pikë

Përgjigjet e sakta për lëndën e biologjisë
Lënda: Biologji
Varianti A
10 korrik 2008
• Pyetjet me alternativa /Përgjigja e saktë 1B, 2A, 3C, 4D, 5B, 6A, 7D, 8 A,9B, 10 D
• Pyetjet me kërkesa me zgjidhje
11. Përgjigjet janë:
a) proteinike 1 pikë
b) kromozomeve 1 pikë
c) veprimtaria 1 pikë
12. Përgjigjet janë:
a) lidhja gjinore 1 pikë
b) paraardhësit 1 pikë
c) përbërjen kimike të gjallesave 1 pikë
13.
a) Shkrimi i reaksioneve të procesit aerob dhe anaerob 1 pikë
b) krahasimi i dy proceseve nga pikpamja energjitike, nga lloji i produkteve që formohen 1 pikë
c) vendi ku zhvillohet secili proceses dhe numri i fazave që zhvillohen 1 pikë
Në rast se nxënësi ka dhënë nga dy veçori për secilin proces merr 2 pikë për çështjen (b). Edhe në rast se ai i jep më shumë veçori dalluese të sakta për çdo proces, do të marrë vetëm 2 pikë, sepse i kërkohet të përmendë vetëm 2.
14. Përgjigjet janë:
a) mënyra e jetesës: e lirë te planaria, parazitare te tenia 1 pikë
b) te planaria 1 pikë
c) hemarfrodite 1 pikë
15. Përgjigjet janë:
a) është specializuar nga prokariote në eukariote 1 pikë
b) nga asimetri, në simetri rezore dhe pastaj në atë dyanësore 1 pikë
c) nga dyshtresorë në trishtresorë 1 pikë.
16.
a) renditja e pjesëve të shtyllës së trurit 1 pikë
b) -organet që kontrollojnë truri i mesëm dhe qendrat e urës së 1 pikë
shtyllës së trurit - organet që kontrollon palca e zgjatur 1 pikë
c) funksioni i shtyllës së trurit 1 pikë
17.
a) -të pazëvëndësueshme: energjia diellore, llojet ekzistuese të organizmave. 1 pikë
-të zëvendësueshme:lëndët fosile e minerale,bimet, gjallesat, uji i freskët, ajri, toka etj.
Në rast se nxënësi ka dhënë nga 1 shembull për secilin tip burimi merr 1 pikë.
Edhe në rast se ai i jep më shumë shembuj të saktë, do të marrë vetëm 1 pikë,
sepse i kërkohet të përmendë vetëm 1.
b) Shfrytëzimi racional i burimeve natyrore ekzistuese 1 pikë
Mbajtja nën kontroll e rritjes së popullsisë (planifikim familjar)
Mbajtja nën kontroll e shpërndarjes demografike të popullsisë
Ruajtja e llojeve ekzistuese dhe sidomos specieve në zhdukje
Ritja e prodhimit bujqësor e blektoral (ulja e varfërisë)
Ruajtja e mjedisive nga ndotjet kimike, bakteriologjike,rrezatimet
Në rast se nxënësi ka dhënë 2 nga këta faktorë merr 1 pikë.
Edhe në rast se ai jep më shumë faktorë të saktë, do të marrë vetëm 1 pikë,
sepse i kërkohet të përmendë vetëm 2.
18. Përgjigjet janë:
a) osteociti 1 pikë
b) forma S e kolonës vertebrale 1 pikë
c) tkurja e muskujve 1 pikë
d) forcë ose energji 1 pikë
19.
a) enzimat, shkarkimi masiv i hormoneve gonadotropik (FSH, LH) 1 pikë
b) Folikula pa ovocitin shndrohet në trup të verdhë 1 pikë
c) ndikimin e FSH dhe LH në tre fazat e veprimtarisë riprodhuese 1 pikë
20.
a) - në realizimin e mesazhit gjenetik të ADN 1 pikë
- ndihmojnë në kompaktëzimin, spiralizimin, shpështjelljen e ADN
- përjashtojnë mundësinë e çorganizimit të zinxhirëve të ADN
Në rast se nxënësi ka dhënë 2 nga këto argumenta merr 1 pikë.
Edhe në rast se ai jep më shumë argumenta të saktë, do të marrë vetëm 1 pikë,
sepse i kërkohet të përmendë vetëm 2.
b) - ndryshimet e kromatinës në interfazë dhe gjatë ndarjes qelizore 1 pikë


Pyetjet për lëndën e ekonomi-filozofisë

LËNDA: EKONOMI - FILOZOFI
VARIANTI A
Udhëzime për nxënësin
Testi në total ka 20 pyetje.
Në test ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim.
Në kërkesat me zgjedhje rretho vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen.
Koha për zhvillimin e kërkesave të testit është 2 orë.
Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.
1. Cili është kuptimi i vërejtjes së Spinozës për kriterin e qartësisë te Dekarti kur analizohet teoria e njohjes dhe e vërteta? 1 pikë
A) Pohon faktin që ndan të njejtën pikëpamje me Dekartin lidhur me pranimin e qartësisë si kriter i së vërtetës.
B) Kritikon Dekartin pse pranon qartësinë si kriter i së vërtetës.
C) Shtron problemin e dallimit të qartësisë së vërtetë nga qartësia e gabuar.
D) Pohon faktin që e vërteta nuk mund të zbulohet.
2. Cilit filozof i takon ideja se koha reale ndryshon nga koha e hapësinuar? 1 pikë
A) Platonit
B) Kantit
C) Bergsonit
D) Hyserlit
3. Pasi u kapërcye mendimi mbi filozofinë si shkencë e shkencave dhe fuqi e jashtëzakonshme, ideali qendror për filozofinë deri në shekullin e XIX mbeti: 1 pikë
A) përputhja e mendimit me veprimin.
B) përputhja e mendimit me qenien.
C) përputhja e teorisë me praktikën.
D) mospërputhja e mendimit me veprimin.
4. Hegeli pranon se: 1 pikë
A) racionaliteti realizohet progresivisht dhe irracionalja ka ekzistencë të saj.
B) racionaliteti nuk realizohet progresivisht, dhe irracionalja nuk ekziston në vetvete.
C) racionaliteti nuk realizohet progresivisht, por irracionalja ka ekzistencë në vetvete.
D) racionaliteti realizohet progresivisht, por irracionalja nuk ekziston në vetvete.
5. Ekzistenca përjetohet dhe nuk provohet. Kjo do të thotë që: 1 pikë
A) ekzistenca është objekt i filozofisë.
B) objekt i filozofisë janë thelbet dhe jo ekzistenca.
C) ekzistenca është një koncept me përmbajtje të qartë.
D) ekzistenca është një veti që i përket thelbit të sendit.
6. Një nga funksionet e sistemit të çmimeve në ekonominë e tregut është: 1 pikë
A) roli përndarës.
B) roli i zgjedhjes.
C) caktimi i kufijve të shpenzimeve.
D) pakësimi i inflacionit.
7. Në kushtet kur firma monopol përfaqëson njëkohësisht edhe degën, lakorja e kërkesës së
monopolit do të paraqitet me pjerrësi negative dhe do të përputhet me: 1 pikë
A) lakoren e të ardhurave mesatare.
B) lakoren të ardhurave marxhinale.
C) lakoren e të ardhurave të përgjithshme.
D) koston e ndryshueshme mesatare..
8. Taksat e drejtpërdrejta janë taksat që vendosen mbi: 1 pikë
A) shpenzimet.
B) të ardhurat dhe pasurinë.
C) vlerën e shtuar.
D) koston oportune.
9. Sipas ligjit të ofertës nëse çmimi i një malli rritet, atëherë edhe: 1 pikë
A) sasia e ekuilibrit rritet.
B) oferta e mallit ulet.
C) sasia e ofruar e mallit rritet.
D) sasia e ofruar e mallit ulet.
10. Kostoja e përgjithshme mesatare është e barabartë me: 1 pikë
A) raportin e kostos së përgjithshme mesatare me sasinë mesatare të prodhimit.
B) raportin e kostos së përgjithshme me sasinë e produktit të prodhuar.
C) raportin e kostos marxhinale të përgjithshme me sasinë mesatare të prodhimit.
D) raportin e kostos së ndryshueshme të përgjithshme me koston e pandryshueshme.
11. Në mendimin filozofik ka dy drejtime që analizojnë raportin e së drejtës me shoqërinë. Ato kritikohen në formën e pyetjeve respektive: 3 pikë
-Si do të bëhet arbitrimi i interesave të kundërt?
-Si mund të kuptohet roli i reformatorëve?
Për cilat drejtime bëhet fjalë? Shkruani emrin e njërit prej autorëve.
12. Në analizën e moralit filozofia mund të dallojë tre nivele të ndërgjegjes.
Përcaktoni këto tre nivele. 3 pikë
13. Në përcaktimin e aksionit ka katër momente kryesore. Listoni tre prej tyre. 3 pikë
14. Tregoni cilat janë tri çështjet kryesore të cilave u përpoq t'u jepte përgjigje Frojdi
me teorinë e të pandërgjegjshmes. 3 pikë
15. Tregoni cilët janë parimet e lëvizjes për Aristotelin. 3 pikë
16. Filozofia në shekullin e XX u vu në kërkim të rrugëve të reja. Tregoni rrugët në
kërkim të të cilave u vunë: 3 pikë
a) Sartri _______________________
b) Martin Hajdegeri ________________
c) Bergsoni dhe Hyserli _________________
17. Grafiku i mëposhtëm na paraqet dy lakore kërkese. Jepni tri arsye (faktorë),
që shkaktojnë zhvendosjen e lakores nga pika a në pikën b: 3 pikë
18. Tregoni se cilët nga produktet e mëposhtme përfshihen dhe cilët nuk përfshihen në llogaritjen e GDP. (Vendosni shenjën + në kutinë përkatëse) 3 pikë
Produktet Përfshihet Nuk përfshihet Gruri i përdorur si lëndë e parë për prodhimin e bukës
Mollët që iu shiten konsumatorëve
Një radio e përdorur
19. Tregoni format e organizimit të një biznesi sipas kriterit të pronësisë apo anës ligjore. 3 pikë
20. Zgjedhjet që bëjnë subjektet e ndryshme ekonomike, mund të grupohen në tre
kategori kryesore. Cilat janë këto kategori ? 3 pikë

Përgjigjet e sakta për lëndën e ekonomi-filozofisë
Lënda: Ekonomi - Filozofi
Varianti A
10 korrik 2008
• Pyetjet me alternativa/ Përgjigja e saktë
1C, 2C, 3A, 4D, 5B, 6B, 7A, 8B ,9C ,10B
• Pyetjet me kërkesa me zgjidhje
(Nxënësi merr tri pikë kur jep tri përgjigje të sakta. Edhe kur jep më shumë se tri përgjigje të sakta, në rastet kur ka të tilla, nxënësi merr vetëm tri pikë.
Pjesët në kllapa janë të barazvlefshme me ato jashtë kllapave).
11. Në mendimin filozofik ka dy drejtime që analizojnë raportin e së drejtës me shoqërinë. Ato kritikohen në formën e pyetjeve respektive:
-Si do të bëhet arbitrimi i interesave të kundërt?
-Si mund të kuptohet roli i reformatorëve?
Për cilat drejtime bëhet fjalë? Shkruani emrin e njërit prej autorëve. 3 pikë
- utilitarizmi 1 pikë
- Epikuri, Bentam, Milli (nxënësi merr vetëm një pikë edhe kur shkruan më shumë se një emër autori të saktë) 1 pikë
- teza sociologjike 1 pikë
12. Në analizën e moralit filozofia mund të dallojë tre nivele të ndërgjegjes. 3 pikë
Përcaktoni këto tre nivele.
- fakti, (ndërgjegjja për jetën tonë) 1 pikë
-ndërgjegjja dëshmitare e faktit (ndërgjegjja psikologjike) 1 pikë
-ndërgjegjja gjykatëse e faktit (ndërgjegjja morale) 1 pikë
13. Në përcaktimin e aksionit ka katër momente kryesore. Listoni tre prej tyre: 3 pikë
a) të bën bashkëpronar në firmë 1 pikë
b) merr pjesë në fitimet e firmës 1 pikë
c) e ardhura e siguruar quhet dividend 1 pikë
d) është letër me vlerë që tregohet nominalisht në aksionin e blerë 1 pikë
14. Tregoni cilat janë tri çështjet kryesore të cilave u përpoq t'u jepte përgjigje 3 pikë
Frojdi me teorinë e të pandërgjegjshmes.
a) nga vijnë prirjet e pandërgjegjshme 1 pikë
b) cilat forca i pengojnë të shprehen 1 pikë
c) ku shkojnë këto prirje pasi ndrydhen 1 pikë.
15. Tregoni cilët janë parimet e lëvizjes për Aristotelin? 3 pikë
- dy të kundërtat (pika e nisjes dhe e mbërritjes së lëvizjes) 1 pikë
- subjekti që është bazë e ndryshimit (subjekti mbetet i pandryshuar) 1 pikë
- substanca (subjekti) përbëhet nga materia dhe forma 1 pikë
(materia dhe forma janë në raport si forca me veprimin)
16. Filozofia në shekullin e XX u vu në kërkim të rrugëve të reja. 3 pikë
Tregoni rrugët në kërkim të të cilave u vunë:
a) Sartri… 1 pikë
- ekzistenca (ose ankthi i ekzistencës; ose misteri i ekzistencës )
b) Martin Hajdegeri… 1 pikë
- qenia (ose studimi i qenies; ose raporti me qenien)
c) Bergsoni dhe Hyserli… 1 pikë
intuita ose inteligjenca
17. Grafiku i mëposhtëm na paraqet dy lakore kërkese. Jepni tre arsye (faktorë),
që shkaktojnë zhvendosjen e lakores nga pika a në pikën b:
a) rriten të ardhurat e konsumatorëve 1 pikë
b) rritja e çmimit të mallit zëvendësues 1 pikë
c) ulja e çmimit të mallit plotësues 1 pikë
d) një rritje e pritur e çmimit 1 pikë
e) malli është në modë, pra një shije e re rrit blerjen 1 pikë
f) rritet numri i popullsisë 1 pikë
18. Tregoni se cilët nga produktet e mëposhtme përfshihen dhe cilët 3 pikë
nuk përfshihen në llogaritjen e GDP
Produktet Përfshihet Nuk përfshihet
Gruri i përdorur si lëndë e parë për prodhimin e bukës +
Mollët që iu shiten konsumatorëve +
Një radio e përdorur +
19. Tregoni format e organizimit të një biznesi sipas kriterit të pronësisë apo anës ligjore
3 pikë
a) firmat individuale 1 pikë
b) firmat me ortakë (bashkëpronarë) 1 pikë
c) korporatat (shoqëritë anonime) 1 pikë
20. Zgjedhjet që bëjnë subjektet e ndryshme ekonomike, mund të grupohen në 3 pikë
tre kategori kryesore. Cilat janë këto kategori?
a) zgjedhje çfarë të prodhohet 1 pikë
b) zgjedhje si të prodhohet 1 pikë
c) për kë të prodhohet 1 pikë


Pyetjet për lëndën e fizikës

LËNDA: FIZIKË
VARIANTI A
Udhëzime për nxënësin
Testi në total ka 20 pyetje.
Në test ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim.
Në kërkesat me zgjedhje rretho vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen.
Koha për zhvillimin e kërkesave të testit është 2 orë.
Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.
1. Dy planetë A dhe B kanë të njëjtin nxitim afër sipërfaqes së tyre, por planeti B ka rrezen dy herë më të madhe se planeti A. Masa e planetit A është M.
Sa do të jetë masa e planetit B?
1 pikë
A) M
B) 2M
C) 4M
D) 6M
2. Një trup me masë 2kg hidhet vertikalisht lart dhe kthehet përsëri në pozicionin fillestar.
Sa është puna e përgjithshme që kryhet gjatë gjithë kohës së lëvizjes së trupit, në qoftë se lartësia maksimale e ngjitjes është 5m?
1 pikë
A) 150J
B) 100J
C) 50J
D) 0J
3. Një trup me masë 100g, lihet i lirë të bjerë nga lartësia 40m pa shpejtësi fillestare.
Impulsi i trupit kur ai ndodhet në gjysmën e lartësisë do të jetë: 1 pikë
A) 1.5 kg ·m/s
B) 1.8 kg ·m/s
C) 2. kg ·m/s
D) 4.5 kg ·m/s
4. Një sasi gazi ideal zgjerohet në temperaturë konstante.
Sa do të jetë sasia e nxehtësisë që mer gazi, kur A=300J? 1 pikë
A) -300J
B) 600J
C) 300J
D) 0J
5. Në kulmet e një trekëndëshi barabrinjës me brinjë a, janë vendosur ngarkesat -q, -2q dhe 3q. Potenciali në qëndrën e trekëndëshit do të jetë:
1 pikë
A) Zero
B) 3V
C) 6V
D) 9V
6. Dy rezistenca nga 4 Ù secila janë të lidhura në paralel. Më pas ato lidhen në seri me një rezistencë tjetër 3 Ù . Sa është rezistenca ekuivalente e këtij sistemi rezistencash?
1 pikë
A) 3.5 Ù
B) 5 Ù
C) 7 Ù
D) 11 Ù.PROVIMI ME ZGJEDHJE
7. Dy thërmija me ngarkesa e dhe 2e kanë masa të njëjta. Ato hyjnë pingul me vijat e fushës magnetike homogjene me të njëjtën shpejtësi. Raporti i rrezeve të trajektoreve të tyre është:
1 pikë
A) 1
B) 2
C) 0.5
D) 0.25
8. Një lavjerës i thjeshtë matematik largohet me 10cm nga pozicioni i ekuilibrit dhe lihet i lirë. Frekuenca në këtë rast është 4Hz. Sa do të jetë frekuenca e lavjersit në qoftë se lavjersin e largojmë nga pozicioni i ekuilibrit 5cm? 1 pikë
A) 6 Hz
B) 4 Hz
C) 2 Hz
D) 1.2 Hz
9. Sa energji çlirohet nëse 2kg masë e një lënde shndrohet tërësisht në energji? 1 pikë
A) 8
10 6 ·J
B) 6.10 16 MJ
C) 18 .10 10 J
D) 18 .10 10 MJ
10. Në reaksionin bërthamor, neutrone Kr Ba n U ++¨+92
36
141
56
1
0
235
92 , numri i neutroneve është: 1 pikë
A) 3
B) 2
C) 1
D) Zero
11. Trupi që lëviz me shpejtësi konstante gjatë 6s ka përshkruar zhvendosjen Ä x1=30m.
Më pas ai lëviz me nxitim konstant, duke përshkruar zhvendosjen Ä x 2=100m edhe
për 10s të tjera. Përcaktoni:
a) Shpejtësinë e trupit për 6s e para të lëvizjes. 1 pikë.
b) Nxitimin e trupit gjatë 10s të tjera të lëvizjes. 1 pikë
c) Bëni paraqitjen grafike të varësisë së shpejtësisë nga koha për të dyja intervalet kohore të lëvizjes. 2 pikë
12. Në figurën e dhënë, forca konstante që vepron mbi trupin me masë M=5kg, e detyron sistemin e trupave të lëvizë me nxitim 2m/s 2 . Koefiçenti i fërkimit ndërmjet trupit me masë M dhe rrafshit horizontal është ì =0.2.
Fija është e pazgjatëshme. Masa e fijes dhe e rrotullës është e papërfillshme, (g=10m/s 2 ).
Përcaktoni:
a) Vlerën e forcës F, kur m=4kg. 2 pikë
b) Tensionin e fijes. 1 pikë.
13. Plumbi me masë 50g lëviz horizontalisht dhe godet një copë druri me masë 2.95kg
duke mbetur në të. Njehsoni shprejtësinë v të plumbit, nëqoftësë pas goditjes copa e drurit largohet nga pozicioni i ekuilibrit duke u ngritur me 5cm në lidhje me nivelin fillestar.
(Rezistenca e ajrit është e papërfillshme.) 2 pikë
14. Në figurë tregohet grafiku i varësisë së vëllimit nga temperatura absolute për një masë të dhënë gazi ideal.
a) Ndërtoni grafikun e varësisë së trysnisë nga koha. 1 pikë
b) Llogarisni shtypjen për dy mole gaz në gjëndjen 1 kur dihet se V1=2l dhe t1=27 o C. (R=8.31J/mol.K) 1 pikë.
c) Njehsoni shtypjen e kësaj mase gazi në gjëndjen 3 kur dihet se t2=327 o C. 1 pikë
15. Ngarkesa 2 ì c është vendosur në qëndrën e sistemit kordinativ xoy, ndërsa ngarkesat q1=-2 ì c dhe q2=2 ì c janë vendosur përkatësisht në pikat me abshisë x1=30cm dhe x2=60cm. Cili do të jetë drejtimi, kahu dhe vlera e forcës rezultante që vepron mbi ngarkesën e vendosur në qëndër të sistemit kordinativ. (k=9.10 9 N.m 2 /C 2 ) 3 pikë
16. Në figurën e dhënë forca elektromotore e çdo elementi është å =1.5volt dhe rezistenca e brëndshme e secilit element është r=0.75 Ù . Rezistenca e jashtme e qarkut është, R=4.5 Ù .
Përcaktoni:
a) Rrymën që kalon në qark. 2 pikë.
b) Sasinë e nxehtësisë që çlirohet në rezistencën e jashtme të qarkut gjatë një minute. 1 pikë
17. Për qarkun R,L,C të dhënë në figurë, përcaktoni:
a) Rrymën që kalon në këtë qark. 2 pikë
b) Sa do të jerë vlera e rrymës në kushtet e rezonancës? 2 pikë
18. Energjia kinetike e fotonit është 5eV. Sa do të jetë frekuenca e pragut të fotoefektit në qoftë se energjia e fotonit është 4 herë më e madhe se energjia kinetike e tij? (h=6.62.10 -34 J.s) 2 pikë.

19. Shufra përcjellëse CD me gjatësi 20cm dhe rezistencë R, lëviz me shpejtësi v= 5m/s duke rrëshqitur pa fërkim ndërmjet dy shinave paralele si në figurë.
Fusha magnetike e njëtrajtëshme është pingul me planin e figurës dhe vlera e induksionit është B=2T.
Rezistenca e pjesëve të tjera të qarkut është papërfillshme.
Fija është e pazgjatshme, masa e fijes dhe e rrotullës është e papërfillshme. Masa e trupit të varur në fije është m=80g dhe g=10m/s 2 .
Përcaktoni:
a) Kahun dhe intesitetin e rrymës së induktuar që kalon në shufrën CD. 2 pikë
b) Rezistencën e kësaj shufre përcjellëse. 2 pikë
20. Thjera përmbledhëse jep një shëmbëllim virtual, i cili ndodhet në planin vatror të thjerrës.
a) Përcaktoni largësinë e objektit nga shëmbëllimi. 1 pikë
b) Paraqisni me figurë pozicionin e objektit dhe shëmbëllimin e tij në lidhje me thjerën. 1pikë

Përgjigjet e sakta për lëndën e fizikës
Lënda: Fizikë
Varianti A
10 korrik 2008
o Pyetjet me alternativa
Nr. i Pyetjes 1C, 2D , 3C  ,4C , 5A , 6B ,7B , 8B , 9D ,10A
o Pyetjet me kërkesa me zgjidhje dhe arsyetim
11/a - Gjetja e shpejtësisë për L.D.Nj. 1 pikë
11/b - Përcaktimi i nxitimit për L.D.Nj.Ndr. 1 pikë
11/c - Gjetja e vlerave të shpejtësisë për ndërtimin e grafikut. 1 pikë
- Ndërtimi i grafikut të varësisë së shpejtësisë nga koha. 1 pikë
12/a - Analiza e forcave për sistemin e trupave. 1 pikë
- Gjetja e vlerës së forcës F. 1 pikë
12/b - Gjetja e tensionit të fijes. 1 pikë
13 - Zbatimi i ligjit të shndërimit dhe ruajtjes së energjisë mekanike. 1 pikë
- Zbatimi i ligjit të ruajtjes së impulsit dhe gjetja e shpejtësisë së plumbit. 1 pikë
14/a - Ndërtimi i grafikut për masën e gazit ideal në sistemin (P-T). 1 pikë
14/b - Gjetja e trysnisë në gjëndjen 1. 1 pikë
14/c - Gjetja e trysnisë në gjëndjen 3. 1 pikë
15 - Njehsimi i forcës së Kulonit për bashkëveprimin e ngarkesave. 1 pikë
- Ndërtimi i vektorëve të forcave. 1 pikë
- Gjetja e forcës rezultante. 1 pikë
16/a - Gjetja f.e.m dhe rb të baterisë. 1 pikë
- Përcaktimi intesitetit të rrymës. 1 pikë
16/b - Gjetja e sasisë së nxehtësisë që çlirohet në rezistencë. 1 pikë
17/a - Gjetja rezistencën së përgjithshme të qarkut RLC. 1 pikë
- Gjetja e rrymës në qarkun RLC. 1 pikë
17/b - Interpretimi i kushtit të rezonancës. 1 pikë
- Gjetja e rrymës në qarkun RLC në kushtet e rezonancës. 1 pikë
18 - Interpretimi dhe zbatimi i ekuacionit të Ajnshtajnit për fotoefektin. 1 pikë
- Gjetja e frekuencës së pragut për fotoefektin. 1 pikë
19/a - Përcaktimi i kahut të rrymës së induktuar. 1 pikë
- Gjetja e vlerës së kësaj rryme. 1 pikë
19/b - Gjetja e f.e.m të induktuar. 1 pikë
- Përcaktimi i rezistencës së shufrës përcjellëse CD. 1 pikë
20/a - Gjetja e largësisë së objektit nga shëmbëllimi. 1 pikë
20/b - Paraqitja me figurë e pozicionit të objektit dhe shëmbëllimit të tij 1 pikë
në lidhje me thjerën.


Pyetjet për lëndën e frëngjishtes

LËNDA: GJUHË FRËNGE
VARIANTI A
Udhëzime për nxënësin
Testi në total ka 20 pyetje.
Në test ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim.
Në kërkesat me zgjedhje rretho vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen.
Koha për zhvillimin e kërkesave të testit është 2 orë.
Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.
1 ère Séction
Commpréhension écrite
Des mesures sévères contre les pirates
La justice s'attaque à la copie illégale de musique et d'images sur le Web.
Et le gouvernement prépare une série de mesures sévères. Les jeunes qui envisagent d'acheter un graveur devraient peut-être réfléchir à deux fois: les éditeurs de disques ont décidé de déclarer la guerre aux centaines de milliers d'internautes qui téléchargent gratuitement de la musique sur le réseau.Le tribunal de Versailles vient de condamner deux étudiants à des amendes de 19 000 et 13 000 euros et deux mois de prison avec sursis pour avoir réalisé des
copies de 72 CD de musique, de 392 films sur DVD et 111 jeux video à partir d'Internet.
"Il n'y aucune différence entre voler un disque dans un magasin et télécharger de la musique sur Internet", estime la Société civile des producteurs de phonogrammes en France . Cette réaction suit celle lancée en septembre aux Etats-Unis par la puissante Association des maisons de disques américaines, qui a déposé 261 plaintes contre des internautes, désormais menacés d'amendes énormes par la justice (jusqu'à 150 000 dollars par titre téléchargé et répandu illégalement). En France aussi, les maisons de l'édition musicale sont plus que jamais d'accord pour mettre fin à l'activité des sites de partage de données appelés "Peer to Peer" (P2P) - d'égal à l'égal, qui permettent d'échanger de la musique, des films et des logiciels sur le réseau, et qui seraient responsables, selon eux, de graves problèmes éprouvés sur le marché: les ventes de disques ont reculé de 13 % en France durant les douze derniers mois.
Le P2P représente aujourd'hui près de la moitié du trafic Internet, où 130 millions de titres illéguax circulent chaque jour grâce à des programmes comme Kazaa, Donkey, Gnutella ou Morpheus, qu'il suffit de graver sur CD une fois téléchargés sur l'ordinatuer. L'an dernier environ 200 millions de disques vierges ont été vendus contre seulement 165 millions d'albums enrégistrés.
Les producteurs ont cru trouver la solution en verrouillant leurs disques avec des systèmes anticopie mais ceux-ci semblent bien inefficaces: quelque part il y a toujours un "hacker" qui parvient à débloquer ces disques. Les pirates ont pourtant bien des raisons de s'inquiéter car le gouvernemnt prépare une loi sur "l'économie numérique." Elle prévoit non seulement une punition plus sévère pour le téléchargement illégal, mais également une peine de deux ans de prison et une amende de 150 000 euros pour ceux qui essaient de débloquer les systèmes anticopie. Cette décision pourrait menacer le développement d'Internet et pose le problème d'équilibre entre liberté du commerce, protection de la vie privée et respect du droit des consommateurs.
L'Express - 2004.
Instructions: Lisez l'article ci-dessous; répondez aux questions sur cet article ou entourez la bonne alternative pour les questions posées.
1. Cet article a pour but de: 1 point
A) proposer aux internautes de noveaux produits lancés par les maisons de disques.
B) prévenir les internautes des peines qu'ils vont subir, lorsqu'ils téléchargent gratuitement de la musique.
C) informer les internautes sur les actions entreprises par le tribunal.
D) mettre fin à la copie illégale de musique et d'images sur le web.
2. Comment réagit le gouvernement français face à la copie illégale? 2 points
3. A part le gouvernement, qui a déclaré la guerre au téléchargement gratuit en France?
(citez au moins deux options) 2 points
4. Reécrivez la phrase suivante en remplaçant le verbe souligné par son synonyme:
"Les ventes de disques ont reculé de 13% en France durant les douze derniers mois." 2 points
5. Entourez l'alternative convenable , synonyme de l'adjectif "vierges" dans le groupe de mots "disques vierges". 1 point
A) propres
B) convenables
C) originaux
D) bons
6. Comment appelle-t-on les sites de téléchargement gratuit de musique, de film et du logiciel? ( Donnez au moins deux options.) 2 points.
7. Quelle est la raison pour laquelle les deux étudiants ont été condamnés par le tribunal de Versailles? 2 points
8. Est-ce que les producteurs de disques ont crée des systèmes anticopie? Si oui, ont-ils été efficaces? 2 points
9. Quelle est la conclusion de cet article? 2 points
2 ème Séction
Grammaire et Vocabulaire
1 ère partie
Instructions: De la question 10 jusqu'à 17 vous devez entourer la bonne alternative.
10. C'est une journaliste extraordinaire …………… a tous les courages. 1 point
A) que
B) qui
C) dont
D) où
11. Quel salaire touchez-vous…… mois? 1 point
A) par
B) contre
C) de
D) à.PROVIMI ME ZGJEDHJE
12. Alain déteste ........................ grand-mère maternelle. 1 point
A) ses
B) son
C) lui
D) sa
13.L'ordinateur ne…plus, il est en panne! 1 point
A) travaille
B) marche
C) court
D) va
14. J'aime ………. quand il fait beau. 1 point
A) la mère
B) le maire
C) la mer
D) la mairie
15. Après un repas dans le restaurant il faut payer: 1 point
A) l'addition
B) la note
C) le billet
D) le prix
16. "Véronique, ce ……………… désire voir quelque chose dans les imperméables pour
femmes, de haute qualité".
1 point
A) homme
B) monsieur
C) personne
D) type
17. "Hier, il a neigé .............................. cinq heures, toutes les routes étaient bloquées.
- Je sais bien ,j'étais dans ma voiture!"
1 point
A) il y a
B) pendant
C) depuis
D) en.
2 ème partie
Instructions: Dans les questions 18-19 chaque phrase a une faute; trouvez et soulignez-la, et ensuite faites des phrases correctes.
18.
a) Demain je partira courir au bord de la mer. 1 point
b) Si j'avais plus de chance, je n'aurais pas perdu cette partie de cartes. 1 point
c) Il est nécessaire que vous venez plus tôt. 1 point
d) On regardait la télévision quand quelqu'un sonne à la porte. 1 point
e) Les organisateurs sélectionnent les joueurs. (actif) 1 point
Les joueurs seront sélectionnés par les organisateurs. (passif)
19.
a) Je ne connais rien qui s'appelle comme toi. 1 point
b) Tu vas souvent à l'étranger? 1 point
Oui, j'en vais souvent.
c) Sophie plaît à tout le monde grâce à elle est douce. 1 point
d) Cette courses passionnent les jeunes. 1 point
e) Quelles villes avez-vous visité en Slovaquie? 1 point.
3 ème Séction
Production écrite
20. 6 points
Instructions: En ce qui concerne la production écrite vous serez appréciés sur:
1. le contenu(si l' idée principale est traitée en details concrets)
2. l'organisation des paragraphes (thème traité d'une manière logique)
3. le vocabulaire (précis, idiomatique)
4. la grammaire
5. la ponctuation
6. l'orthographe des mots
Pour chaque aspect vous aurez un point.
Choisissez l'un des sujets ci-dessous et traitez-le (au moins 120-150 mots)
A. Écrivez sur une expérience de vie qui a bien influé sur votre personnalité.
B. A votre avis, est-ce une bonne ou une mauvaise idée d'apprendre deux langues
étrangères en même temps, et cela dès l'école primaire? Justifiez votre opinion.
C. Vous avez décidé d'étudier à l'étranger. Vous écrivez à votre ami(e) pour lui
expliquer pourquoi vous avez fait ce choix.

Përgjigjet e sakta për lëndën e frëngjishtes
Lënda: Gjuhë Frënge
Varianti A
10 korrik 2008
o Pyetjet me alternativa
Nr. i Pyetjes 1B ,5C ,10B, 11A, 12D, 13B, 14 C, 15A ,16 B, 17B
o Pyetjet me kërkesa me zgjidhje
2. Comment réagit le gouvernement français face à la copie illégale? 2 points
- Nxënësi do të marrë 2 pikë kur ai të japë një përgjigje që përputhet plotësisht me kërkesën e bërë. Edhe sikur ai të japë një përgjigje me fjalë ndryshe nga ato të skemës së qortimit, por shpreh të njejtën ide, përsëri ai do të vlerësohet me 2 pikë.
. Le gouvernement français est en train de préparer une loi qui prévoit des sanctions sévères contre les pirates de musique et de films.
- Nxënësi do të marrë 1 pikë kur ai të japë një përgjigje që jep diçka në lidhje me pyetjen por nuk argumenton plotësisht.
. Le gouvernement a pris des mesures sévères contre la copie illégale.
- Nxënësi do të marrë 0 pikë kur ai të mos japë asnjë përgjigje, ose kur të japë një përgjigje që s'ka lidhje fare me pyetjen e bërë.
. Le gouvernement français est indifférent devant le phénomène de la copie illég