Plot 33.400 maturantë dhanë dje Letërsinë, provimin e parë të detyrueshëm. Ashtu si edhe vjet, maturantët u testuan krahas njohurive për letërsinë, edhe për gjuhën shqipe në masën 33%. Rreth 2.000 administratorë të provimit (AP) u përfshinë në këtë proces. Disa orë pas përfundimit të provimit, Ministria e Arsimit publikon edhe çelësin e përgjigjeve të sakta. Gazeta publikon të plota përgjigjet për të gjitha shkollat e mesme. Edhe pse zyrtarisht notat dhe pikët nxënësit do t'i marrin pas 10 ditësh, duke pasur në dorë përgjigjet e sakta, ata mund të krijojnë një ide të përafërt. MASH ka nxjerrë në faqen e saj zyrtare të internetit 25 pyetjet përkatëse të secilit test bashkë me përgjigjet për gjithsecilin. Gjithsej kanë qenë 7 modele testesh për të gjitha llojet e shkollave. Por, ndërkaq nxënësit janë ndarë në grupe kur kanë dhënë provimin. Kjo për të shmangur komunikimin dhe ndihmën mes tyre. Të njëjtat pyetje ishin grupuar në dy variante, përkatësisht në variantin A dhe variantin B. Peshën më të madhe, ashtu siç ishte paralajmëruar e kanë pasur pyetjet me zhvillim. Sa i përket strukturës, testi nuk ka shumë ndryshim me atë të vjetshmin. Pas grumbullimit, sipas MASH, testet e plotësuara me të njëjtat masa sigurie do të nisen në drejtim të shkollës "Sabaudin Gabrani" në Tiranë, ku do të shpërndahen për t'u korrigjuar në 4 qendra vlerësimi në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Fier. Afro 155 korrigjues të testeve do të fillojnë nga puna ditën e enjte, 12 qershor 2008, në këto 4 qendra.


pergjigjet e letersise shkollat e mesme te pergjithshme, profili natyror

Letërsi dhe Gjuhë shqipe- Sesioni I
Shkolla e mesme e përgjithshme - drejtimi natyror Varianti A
Letër Babait Franc Kafka(fragment)
1. Motivet kryesore që trajton Kafka në këtë krijim janë:
A) dilema dhe vendosmëria.
B) frika dhe nënshtrimi.
C) harresa dhe pendimi.
D) kapërcimi dhe zgjidhja.
(Përgjigjia e saktë alternativa B 1 pikë)
2. Autori na flet për marrëdhënie njerëzore:
A) mes njerëzve të njohur prej vitesh.
B) mes njerëzve që takohen rastësisht.
C) mes brezave, babait dhe fëmijës.
D) mes pjesëtarëve të një fisi të madh.
Përgjigja e saktë është alternativa C 1 pikë
3. Kjo mënyrë të shkruari, bën pjesë në llojin e rrëfimit:
A) autobiografik.
B) biografik.
C) filozofik.
D) eseistik.
Përgjigja e saktë është alternativa A 1 pikë
4. Teknika e komunikimit, e zgjedhur nga Kafka këtu është:
A) dialogu.
B) analiza.
C) monologu.
D) konstatimi.
Përgjigja e saktë është alternativa B 1 pikë
5. Ideja e tjetërsimit të njeriut dhe vetmisë e afron Kafkën me: A) ekzistencializmin.
B) surrealizmin.
C) romantizmin.
D) realizmin.
Përgjigja e saktë është alternativa A 1 pikë
6. Arsyeja e përdorimit të fjalive të gjata në fragment është:
A) të japë ngarkesën emocionale.
B) të përshkruajë të plotë figurën e të atit.
C) të mbështesë idenë e tij mbi moralin.
D) t'i japë ritëm rrëfimit.
Përgjigja e saktë është alternativa B 1 pikë
7. Lexo me vëmendje pjesën. Gjej gjatë leximit të paragrafit të parë fjalën që tregon se si ndjehet personazhi kryesor përballë veprimeve të të atit.
Përgjigjia e saktë: I pambrojtur, ose një fjalë sinonime ose e afërt nga kuptimi me të.(1 pikë)
8. Personazhi kryesor këtu është një fëmijë i rritur. Tashmë, ai e sheh botën ndryshe, duke qenë i aftë të bëjë dallimet e të gjitha veprimeve. Emërto me një fjalë ose
fjali të vetme tri pjesët e botës që ai dallonte, kur ishte fëmijë.
Përgjigjia e saktë është  1 pikë secila :
8/a Bota e skllavit, ose bota e skllavit ndërtohet nën trysninë e urdhrave.
8/b Bota e urdhërave, bota e largët e urdhrave, që ngjallte frikë.
8/c Bota e lirë, bota e lumtur, ku njerëzit nuk i bindeshin askujt.
9. Shprehja: "Them se në këtë fushë, je me të vërtetë i talentuar", ka tonalitet të veçantë, i cili mbart një nëntekst. Cili është kuptimi i nëntekstit dhe me ç'figurë stilistike shprehet ai? 2 pikë
Përgjigjia e saktë është:
9/a Nënteksti: ton tallës, nënteksti; je njeri i trashë, i keq, mashtrues, dinak,përdor dhuntitë e tua për të bërë keq.(1 pikë)
9/b Figura: Ironia.(1 pikë)
10. Kafka këtu sjell një realitet familjar personal. Si shfaqet ky realitet? Dallo një fakt që tregon mënyrën e sjelljes së babait dhe një opinion të autorit për këtë fakt. Interpreto lidhjen midis faktit dhe opinionit. 4 pikë
- Realiteti shfaqet brutal, arbitrar, i ngurtësuar, realitet frike, me mungesë lirie,etj( 1 pikë)
- Fakte: fyerjet e tua, vrisje e prisje, urdhëroje, nuk kurseje askënd, ( 1 pikë)
- Opinioni: babai sipas autorit, ka gabuar fund e krye.
- Lidhjet janë: shkak-pasojë, një sjellje e keqe çon në një sistem edukimi të(1 pikë)
gabuar, ç'edukues, të nënshtruar, armiqsor, hipokrit, (1 pikë)
11. Shkruaj dy folje që tregojnë arbitraritetin e babait:
Përgjigjiet e sakta
11/a Urdhëroje, caktoje(urdhra).(1 pikë)
11/b Drejtoje, zemëroheshe.(1 pikë)
12. Shpesh ne i themi vetes: Sa e rëndësishme është që të dëgjohesh, të kuptohesh nga të tjerët, të shprehësh ndjenjat, bindjet dhe të dëgjosh e të kuptosh ato të të tjerëve! Kështu arrijmë në pohimin: "Fjala është pushteti i së mirës dhe i së keqes". Zhvilloje këtë ide në formën e një eseje argumentuese.12 pikë
Pikët përkatësisht
12/a Shtjellimi i idesë 2 pikë . Duhet të kihen parasysh:
- Fokusimi në temë, përshtatja me qëllimin e temës, Renditja e ideve,Të argumentojë mendimin e tij mbi pohimin, të ilustrojë me shembuj.
1 pikë Nëse nxënësi jep mendim mbi temën, por nuk e argumenton atë.
12/b Organizimi dhe struktura 2 pikë . Duhet të kihen parasysh:
- Pjesët përbërëse( hyrje, zhvillim, mbyllje).
- Kronologjia( rend të mendimit dhe ideve, të shembujve që jep).
- Logjika( të ketë lidhje me çfarë është thënë më parë nga ai ose në fragment).
- Kalimet e kuptimshme ( nga njëra pjesë në tjetrën).
Pjesa e dytë Jeronim Derada Serafina Topia(fragment)
13. "Serafina Topia" bën pjesë në llojin e poemës: A) epiko-lirike.
B) liriko-epike.
C) liriko-dramatike.
D) dramatike.
Përgjigjia e saktë alternativa A 1 pikë
14. Subjekti i kësaj poeme,shërben për të na paraqitur: A) një portret të prijësit të këtij vendi.
B) një model të plotë të gruas në familje.
C) një ide filozofike për lirinë e individit.
D) një pasqyrë të gjerë të jetës njerëzore.
Përgjigjia e saktë alternativa D 1 pikë
15. Në këtë poemë ndërthuren: A) filozofia me historinë.
B) e bukura me të shëmtuarën.
C) historia me fantazinë.
D) e mira me të keqen.
Përgjigjia e saktë alternativa C 1 pikë
16. Vetë poeti identifikohet më tepër: A) me heroin lirik.
B) me heroin epik.
C) me heroin dramatik.
D) me heroin tragjik.
Përgjigjia e saktë alternativa A 1 pikë
17. Duke u nisur nga dyluftimet greke dhe arsyeja e tyre, ndeshja midis dy trimave
Nik dhe Bozdar, të ngjason me dyluftimin midis:
A) Paridit dhe Menelaut.
B) Hektorit dhe Akilit.
C) Hektorit dhe Patroklit.
D) Paridit dhe Akilit.
Përgjigjia e saktë alternativa A 1 pikë
18. Grupi emëror "Koha e pleqve", në pjesën e parë, nënkupton: A) kohën e shkuar kur gjithçka ishte e artë.
B) kohën e luftës dhe të rezistencës shqiptare.
C) kohën kur bëheshin dasma të bukura.
D) kohën kur njerëzit lëviznin lirisht.
Përgjigjia e saktë alternativa A 1 pikë
19. Qëndrimi i autorit ndaj trimave është:
A) indiferent.
B) dashamirës.
C) ironik.
D) adhurues.
Përgjigjia e saktë alternativa D 1 pikë
20. Në poemën e De Radës gjejmë personazhe historikë dhe personazhe të trilluar .Shkruaj per secilin rast
Përgjigjia e saktë :
 Historikë: Gjon Kastrioti, bija e Aranitit, Vojsava.(1 pikë)
- Të trilluar: Serafina, Niku, Bozdari.(1 pikë)
21. De Rada është shkrimtar romantik. Gjej dy tipare të romantizmit që dalin në këtë
fragment dhe ilustro me shembull secilin prej tyre.
Nxënësi mund të përmendë këto tipare:
- Lloji i poemës, Shkrirja e poetit me heroin lirik, Mbështetja në folklore (emërtimi trim, motivi i mikpritjes, i besës, roli i të parit të fisit, 8-rrokëshi),Evokimi i së kaluarës (koha e Kastriotëve, Skënderbeut). Idealizimi i personazheve të tij (të bukur, të mençur, trima, kryelartë etj).3 pikë. Kur jep dy tipare, shoqëruar me një shembull.2 pikë. Kur jep një tipar me një shembull, vetëm dy tipare, ose vetëm dy shembuj.1 pikë. Kur jep një tipar, ose vetëm një shembull.
0 pikë. Kur nuk thotë asnjë, ose jep përgjigje që nuk kanë lidhje me romantizmin..
22. Gjej dy epitete që janë fjalë të përbëra.
22/a - tehprehta, fytyrprera.( 1 pikë)
22/b - shqepzëngritur( pikë.
23. Për çfarë shërbejnë fjalët e korit të grave, kur lajmërojnë Finën, rreth dyluftimit të
trimave? Në ç'mënyrë është folja "ngrehu"?
Përgjigjia e saktë
- Funksion nxitës.1 pikë
- Mënyra urdhërore.1 pikë
24. Ku përqendrohet vëmendja e autorit në secilën nga pjesët e fragmentit? 3 pikë
24/a Atmosfera e dasmës në shtëpinë e Kastriotëve. 1 pikë
24/b Dyluftimi midis Nikut dhe Bozdarit, ndërhyrja e Vojsavës 1 pikë
24/c Roli i Serafinës në zgjidhjen e situatës dramatike. 1 pikë
25. Ky fragment përshkohet nga një situatë dramatike. Përshkruaje atë. Ç'rol luajnë Serafina dhe Vojsava në zgjidhjen e kësaj situate? 4 pikë
- Situata është dramatike sepse: kemi ndeshjen midis dy trimave, ose heronjve.
Dyluftimi ndodh në një dasëm dhe në familjen e Kastriotëve.
- Roli i grave është zbutës, ekuilibrues, zgjidh konfliktin.
- Kjo duket, kur Vojsava vendos duart në armët e trimave dhe kur Serafina largon me kujdes të shoqin nga dasma, për të mos fyer sofrën e mikpritjes.
3 pikë Nëse nxënësi përshkruan situatën dhe thotë vetëm rolin e njërës prej grave.Nxënësi thotë rolin e dy grave bën një përshkrim jo të plotë të situatës.
2 pikë. Kur nxënësi thotë vetëm rolin e grave, ose vetëm përshkrimin.
1 pikë. Kur flet për rolin e njërës prej grave, ose kur bën vetëm pak përshkrim.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe- Sesioni I
Shkolla e mesme e përgjithshme - drejtimi natyror Varianti B
Pjesa e pare  Letër babait  Franc Kafka  fragment
Për pyetjet 1-6 rretho vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë.
1. Autori na flet për marrëdhënie njerëzore: 1pikë
A) mes njerëzve të njohur prej vitesh.
B) mes njerëzve që takohen rastësisht.
C) mes brezave, babait dhe fëmijës.
D) mes pjesëtarëve të një fisi të madh.
Përgjigjia e saktë është alternativa C (1 pikë)
2. Kjo mënyrë të shkruari, bën pjesë në llojin e rrëfimit: 1 pikë
A) autobiografik.
B) biografik.
C) filozofik.
D) eseistik.
Përgjigjia e saktë është alternativa A (1 pikë)
3. Ideja e tjetërsimit të njeriut dhe vetmisë e afron Kafkën me: 1 pikë
A) ekzistencializmin.
B) surrealizmin.
C) romantizmin.
D) realizmin.
Përgjigjia e saktë është alternativa A (1 pikë)
4. Motivet kryesore që trajton Kafka në këtë krijim janë: 1 pikë
A) dilema dhe vendosmëria.
B) frika dhe nënshtrimi.
C) harresa dhe pendimi.
D) kapërcimi dhe zgjidhja.
Përgjigjia e saktë është alternativa B(1 pikë)
5. Teknika e komunikimit, e zgjedhur nga Kafka këtu është: 1 pikë
A) dialogu.
B) analiza.
C) monologu.
D) konstatimi.
Përgjigjia e saktë është alternativa B (1 pikë)
6. Arsyeja e përdorimit të fjalive të gjata në fragment është: 1 pikë
A) të japë ngarkesën emocionale.
B) të përshkruajë të plotë figurën e të atit.
C) të mbështesë idenë e tij mbi moralin.
D) t'i japë ritëm rrëfimit.
Përgjigjia e saktë është alternativa B (1 pikë)
7. Lexo me vëmendje pjesën. Gjej gjatë leximit të paragrafit të parë fjalën që tregon se si ndjehet personazhi kryesor përballë veprimeve të të atit.
Përgjigjia e saktë :I pambrojtur. Mund të pranohet dhe një fjalë tjetër e përafërt 1 pikë.
8. Kafka këtu sjell një realitet familjar personal. Si shfaqet ky realitet? Dallo një fakt që tregon mënyrën e sjelljes së babait dhe një opinion të autorit për këtë fakt. Interpreto
Përgjigjia e saktë :- Realiteti shfaqet brutal, arbitrar, i ngurtësuar, realitet frike, me mungesë lirie, 1 pike  Fakte:fyerjet e tua, vrisje e prisje, urdhëroje, nuk kurseje askënd,  1 pikë
- Opinioni: babai sipas autorit, ka gabuar fund e krye. 1 pikë
- Lidhjet janë: shkak-pasojë, një sjellje e keqe çon në sistem edukimi të gabuar, ç'edukues, të nënshtruar, armiqësor, hipokrit, 1 pikë
9. Personazhi kryesor këtu është një fëmijë i rritur. Tashmë, ai e sheh botën ndryshe,
Përgjigjia e saktë
9/a Bota e skllavit, ose bota e skllavit ndërtohet nën trysninë e urdhrave.
9/b Bota e urdhrave, bota e largët e urdhrave, që i ngjallte frikë.
9/c Bota e lirë, bota e lumtur, ku njerëzit nuk i bindeshin askujt.
10. Shkruaj dy folje që tregojnë arbitraritetin e babait:
Përgjigjia e saktë:10/a Urdhëroje, caktoje(urdhra). 1 pikë
10/b Drejtoje. zemëroheshe. 1 pikë
11. Shprehja: "Them se në këtë fushë, je me të vërtetë i talentuar", ka tonalitet të veçantë, icili mbart një nëntekst. Cili është kuptimi i nëntekstit dhe me ç'figurë stilistike shprehet
Përgjigjia e saktë:11/a Nënteksti: ton tallës, nënteksti; je njeri i trashë, i keq, mashtrues, dinak, përdor dhuntitë e tua për të bërë keq.  1 pikë 11/b Figura: Ironia 1 pikë
12. Shpesh ne i themi vetes: Sa e rëndësishme është që të dëgjohesh, të kuptohesh nga tëtjerët, të shprehësh ndjenjat, bindjet dhe të dëgjosh e të kuptosh ato të të tjerëve! Kështu arrijmë në pohimin: "Fjala është pushteti i së mirës dhe i së keqes". Zhvilloje këtë ide 8 pikë
Përgjigjia e saktë
12/a Shtjellimi i idesë 2 pikë . Duhet të kihen parasysh:
- Fokusimi në temë, përshtatja me qëllimin e temës.
- Renditja e ideve.
- Të argumentojë mendimin e tij mbi pohimin, të ilustrojë me shembuj.
12/b Organizimi dhe struktura. 2 pikë . Duhet të kihen parasysh:
- Pjesët përbërëse( hyrje, zhvillim, mbyllje).
- Kronologjia( rend të mendimit dhe ideve, të shembujve që jep).
- Logjika( të ketë lidhje me çfarë është thënë më parë nga ai, ose në fragment).
- Kalimet e kuptimshme ( nga njëra pjesë në tjetrën).
12/c Stili dhe origjinaliteti . 2 pikë. Duhet të kihen parasysh:
- Shprehjet origjinale ( figuracioni, fjalë jo të zhargonit të përditshëm).
- Nëse stili është i gjallë, tërheqës, ndikues. (me rrjedhshmëri , të ketë efekt)
- I qartë.
- Jo imitues,( të mbështetet te autori, por të japë dhe mendimin e tij.
Pjesa e dytë Jeronim De Rada "Serafina Topia"
13. Subjekti i kësaj poeme, shërben për të na paraqitur:
A) një portret të prijësit të këtij vendi.
B) një model të plotë të gruas në familje.
C) një ide filozofike për lirinë e individit.
D) një pasqyrë të gjerë të jetës njerëzore.
Përgjigjia e saktë është alternativa D (1 pikë)
14. Qëndrimi i autorit ndaj trimave është:
A) indiferent.
B) dashamirës.
C) ironik.
D) adhurues.
Përgjigjia e saktë është alternativa D(1 pikë)
15. Duke u nisur nga dyluftimet greke dhe arsyeja e tyre, ndeshja midis dy trimave Nik dhe Bozdar, të ngjason me dyluftimin midis:
1 pikë
A) Paridit dhe Menelaut.
B) Hektorit dhe Akilit.
C) Hektorit dhe Patroklit.
D) Paridit dhe Akilit.
Përgjigjia e saktë është alternativa A(1 pikë)
16. Grupi emëror "Koha e pleqve", në pjesën e parë, nënkupton: 1 pikë
A) kohën e shkuar kur gjithçka ishte e artë.
B) kohën e luftës dhe të rezistencës shqiptare.
C) kohën kur bëheshin dasma të bukura.
D) kohën kur njerëzit lëviznin lirisht.
Përgjigjia e saktë është alternativa A (1 pikë)
17. Vetë poeti identifikohet më tepër: 1 pikë
A) me heroin lirik.
B) me heroin epik.
C) me heroin dramatik.
D) me heroin tragjik.
Përgjigjia e saktë është alternativa A (1 pikë)
18. Në këtë poemë ndërthuren: 1 pikë
A) filozofia me historinë.
B) e bukura me të shëmtuarën.
C) historia me fantazinë.
D) e mira me të keqen.
Përgjigjia e saktë është alternativa C (1 pikë)
19. "Serafina Topia" bën pjesë në llojin e poemës: 1 pikë
A) epiko-lirike.
B) liriko-epike.
C) liriko-dramatike.
D) dramatike.
Përgjigjia e saktë është alternativa A (1 pikë)
20. Gjej dy epitete që janë fjalë të përbëra. 2 pikë
Përgjigjia e saktë 20/a - tehprehta, fytyrprera 1 pikë.
20/b - shqepzëngritur. 1 pikë
21. De Rada është shkrimtar romantik. Gjej dy tipare të romantizmit që dalin në këtë fragment dhe ilustro me shembull secilin prej tyre. 4 pikë
Nxënësi mund të përmendë këto tipare:
- Lloji i poemës, Shkrirja e poetit me heroin lirik,Mbështetja në folklor(emërtimi trim, motivi i mikpritjes, i besës, roli i të parit të fisit, 8-rrokëshi) etj,Evokimi i së kaluarës (koha e Kastriotëve, Skënderbeut), Idealizimi i personazheve të tij( të bukur, të mençur, trima, kryelartë etj).
3 pikë. Kur jep dy tipare, shoqëruar me një shembull.
2 pikë. Kur jep një tipar me një shembull, vetëm dy tipare, ose vetëm dy shembuj.
1 pikë. Kur jep një tipar ose vetëm një shembull.
22. Për çfarë shërbejnë fjalët e korit të grave, kur lajmërojnë Finën, rreth dyluftimit të trimave? Në ç'mënyrë është folja "ngrehu"? 2 pikë
Përgjigjia e sakt ë- Funksion nxitës. 1 pikë, Mënyra urdhërore. 1 pikë
23. Në poemën e De Radës gjejmë personazhe historikë dhe personazhe të trilluar.
Shkruaj një për secilin rast. 2 pikë
Përgjigjia e saktë - Historikë: Gjon Kastrioti, bija e Aranitit, Vojsava.  1  pikë
- Të trilluar: Serafina, Niku, Bozdari.  1 pikë
24. Ku përqendrohet vëmendja e autorit në secilën nga pjesët e fragmentit? 3 pikë
Përgjigja e saktë
24/a Atmosfera e dasmës në shtëpinë e Kastriotëve.( 1 pikë)
24/b Dyluftimi midis Nikut dhe Bozdarit, ndërhyrja e Vojsavës( 1 pikë).
24/c Roli i Serafinës në zgjidhjen e situatës dramatike.(1 pikë)
25. Ky fragment përshkohet nga një situatë dramatike. Përshkruaje atë. Ç'rol luajnë Serafina dhe Vojsava në zgjidhjen e kësaj situate? 4 pikë
Përgjigjia e saktë
- Situata është dramatike sepse: kemi ndeshjen midis dy trimave, ose heronjve.
Dyluftimi ndodh në një dasëm dhe në familjen e Kastriotëve.
- Roli i grave është zbutës, ekuilibrues, zgjidh konfliktin.
- Kjo duket, kur Vojsava vendos duart në armët e trimave dhe kur Serafina largon me kujdes
të shoqin nga dasma, për të mos fyer sofrën e mikpritjes.
3 pikë. Nëse nxënësi përshkruan situatën dhe thotë vetëm rolin e njërës prej grave. Nxënësi thotë rolin e dy grave, ose bën një përshkrim jo të plotë të situatës.
2 pikë. Kur nxënësi thotë vetëm rolin e grave, ose vetëm përshkrimin.
1 pikë. Kur flet për rolin e njërës prej grave,ose kur bën vetëm pak përshkrim.

pergjigjet e letersise shkollat e mesme te pergjithshme, profili shoqeror

Letërsi dhe Gjuhë shqipe - Sesioni I
Shkolla e mesme e përgjithshme (drejtimi shoqëror; drejtimi i përgjithshëm) Varianti A
Pjesa e parë Migjeni "Historia e njenës nga ato"
Për pyetjet 1 deri në 5 përgjigju vetëm alternativës së saktë
1. Autori në këtë fragment priret të na tregojë: 1 pikë
A) një katund që përpiqet të marrë trajtat e qytetit.
B) ngjarjet e jashtëzakonshme që ndodhin në këtë vend.
C) ndryshimet që vijnë nga tronditjet e mëdha.
D) fundin tragjik të një jete.
Përgjigjia e saktë alternativa D (1 pikë)
2. Është shembull i ironisë shprehja:
A) një katund që don të quhet qytet.
B) një grue me duer lidhë.
C) të pakët kanë me qenë ata që kanë me e kuptue.
D) vijnë vetëm nga shtrëngesa e jetesës.
Përgjigjia e saktë alternativa A (1 pikë)
3. Autori thotë se historinë e Lukes pak njerëz kanë për ta kuptuar, sepse:
A) Lukja është e çmendur dhe nuk mund të tregojë se çfarë i ka ndodhur.
B) kjo është një shoqëri që më shumë priret të gjykojë se të kuptojë.
C) liria e gruas është një koncept i ri për ta.
D) ka pak njerëz të shkolluar që e dinë ç'është prostitucioni.
Përgjigjia e saktë alternativa B(1 pikë)
4. Ndërtimi i veçantë sintaksor i fjalisë: "Stacioni i fundit automobili"
nënkupton një: 1 pikë
A) katund, i cili ka një stacion automobili.
B) katund të mbytur nga monotonia.
C) katund, ku ngjarjet ndodhin në stacion.
D) katund, ku stacioni është pikë lidhëse me qytetin.
Përgjigjia e saktë alternativa B (1 pikë)
5. Bashkëshorti i Lukes, "kallajxhiu vagabond", e përjeton fundin e saj me: 1 pikë
A) dhimbje.
B) ftohtësi.
C) kënaqësi.
D) urrejtje.
Përgjigjia e saktë alternativa C (1 pikë)
6. Përshkruaj mjedisin ku zhvillohet ngjarja në këtë fragment. Cili ështëfunksioni artistik i një zgjedhjeje të tillë nga ana e shkrimtarit? 3 pikë
Pyetja 6 3 pikë
Model përgjigjeje: Ngjarja zhvillohet në një vend anonim, ku asgjë nuk ndodh, ku të mbyt monotonia, ku ngjarjet e vetme ndodhin në stacion. Ky është një vend që nuk tërheq asnjë vëmendje, një vend të harruar, me njerëz mediokër. Është një vend i vështirë dhe i ashpër për t'u jetuar.
2 pikë Përshkrimi: nëse nxënësi shkruan në mënyrë të plotë thelbin e këtij vendi dhe thekson elemente të tilla si: monotonia, shkretia, varfëria dhe me mendësi të prapambetur (burrat në stacion dhe malësorja e ngarkuar), anonim, i vështirë dhe i ashpër për t'u jetuar. 1 pikë Nëse jep në mënyrë të pjesshme thelbin e këtij vendi.
o Ky është një vend i shkretë; monoton;  i varfër;etj
7. Migjeni theu disa tabu tematike në këtë novelë. Zbulo në këtë fragment një prej tyre. 1 pikë
Përgjigjia e saktë 
a-tema e prostitucionit
b- figura e malësores, e parë në një këndvështrim të ndryshëm nga ai i letërsisë së traditës;
c-marrëdhëniet njerëzore të ndërtuara mbi bazën e interesit, moralin e gënjeshtërt të shoqërisë, një botë mashkullore etj.
Nëse përmend një prej rasteve të dhëna më sipër 1 pikë
8. Kush shpreh keqardhje për Luken në këtë fragment?
Shpjego arsyen e kësaj keqardhjeje. 2 pikë
Model përgjigjeje të saktë
Keqardhja: në këtë fragment shpreh keqardhjen gruaja malësore me barrë karthjash mbi
shpinë.
OSE Keqardhje ndjen edhe autori.
Arsyeja: ajo është femër dhe është e vetmja që e kupton mjerimin shpirtëror dhe fizik të Lukes.
Malësorja e munduar, e lodhur, që punon për mbijetesë, mundet të kuptojë thelbin e asaj që ka ndodhur me Luken.
• Në një botë mashkullore, ku gruaja ndihet në disa forma e shfrytëzuar (edhe Lukja dhe
malësorja) është e pritshme që një grua të kuptojë një tjetër.
• Gruaja ia kupton hallin gruas.
• Autori ndjen keqardhje, sepse nënkuptohet pozicionimi pro Lukes, keqardhja që ai ndjen.
1 pikë Nëse gjen saktë se kush shpreh keqardhje për Luken: malësorja
1 pikë Nëse shpjegon qartë arsyen e kësaj keqardhjeje.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, përmend arsye që nuk i përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.
9. Si është formuar fjala horrllëk? Ç'ngjyrim stilistikor mbart kjo fjalë? 2 pikë
horr + llëk (Nxënësi mund të japë një nga variantet e mëposhtme)
• me prejardhje;
• me prapashtesë;
• me prapashtesë me prejardhje turke.
1 pikë Ngjyrimi stilistikor (Nxënësi mund të japë një nga variantet e mëposhtme)
Fjala ka ngjyrim negativ:
• keqësues,
• tallës,
• përbuzës,
• keqdashës.
10. Gjej mjetet e stilistikës me ilustrimet përkatëse (të paktën dy), me anën e të cilave
është realizuar portreti i Lukes në këtë fragment. Ç'efekt shkakton kjo mënyrë e
përshkrimit të saj? 3 pikë
Përgjigjia e saktë: Mjetet e stilistikës: epitetet: të nxime, së çmendun; metaforat: fytyrë të nxime nga vuajtja, me ata sy të marri, shikim të marrit.
Efekti: Këto figura të kursyera japin portretin e një gruaje me një dramë shpirtërore, të vuajtur, të marrë fund.
E gjithë kjo mënyrë përshkrimi krijon keqardhje dhe trishtim, etj.
2 pikë Nëse gjen dy figura stilistike bashkë me ilustrimet përkatëse.
dhe 1 pikë nëse gjen vetëm një figurë stilistike bashkë me ilustrimin.
1 pikë Nëse shpjegon qartë efektin që shkakton mënyra e përshkrimit të saj.
11. Ku ndryshon paragrafi i parë i këtij fragmenti nga e gjithë pjesa në vazhdim?
Përqendrohu në kohën e foljeve dhe stilin e rrëfimit. 2 pikë
Model përgjigjeje
Koha: Paragrafi i parë i këtij fragmenti është në kohën e tashme, kurse e gjithë pjesa e dytë është në kohën e shkuar (e pakryer, e kryer e thjeshtë, etj).
Stili: Në pjesën e parë spikat stili telegrafik, i thatë, i zhveshur me fjali eliptike ose mungesore, ngjason me një stil publicistik, ku autori përqendrohet vetëm në renditjen e fakteve. Në pjesën e dytë kemi rikthimin në ngjarje, në historinë e Lukes, kemi rrëfimin përngjarjen, paraqitjen e personazheve, dialogun. Pjesa e dytë merr trajtën e tekstit letrar.
12. Ka raste kur Migjeni e nis fjalinë me një lidhëz bashkërenditëse shtuese.
Gjej dy raste të tilla në fragment dhe shpjego arsyen e këtij përdorimi. 3 pikë
Model përgjigjeje: Fjalitë që fillojnë me lidhëz bashkërenditëse shtuese.
• E Lukja, nga ana e saj, shikonte njerëzit dhe buzëqeshte.
• Dhe njerëzit filluen të lozin me fjalë, tue ia kujtue Lukes së çmendun jetën e
kalueme.
• Dhe Lukja, me fytyrë të nxime nga vuajtja, me ata sy të marri me
• at hi-hi-hi, shkoi në çmendinë.
• E ajo, shikonte me at shikim të marrit dhe buzëqeshte:
Arsyeja e përdorimit: Përdorimi i lidhëzës Dhe, E (lidhëz lirike) japin idenë e vazhdimësisë,
rrjedhshmërisë, i japin rrëfimit nota të lirizmit, brishtësisë etj.
2 pikë Nëse gjen dy raste fjalish të dhëna më sipër, që fillojnë me lidhëz bashkërenditëse shtuese dhe 1 pikë nëse gjen vetëm një rast.
1 pikë Nëse gjen arsyen e përdorimit.
Pjesa e dytë Shekspiri  "Makbethi"
Për pyetjet 13-17 rretho vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë.
13. Alternativa që shpreh më mirë idenë e këtij fragmenti është: 1 pikë
A) urrejtja ekstreme nuk sjell asnjë dobi.
B) vdekja është si tmerri apo si një ëndërr e pakëndshme.
C) fajësia shkakton vizione dhe halucinacione.
D) njeriu nuk i shpëton dot fatit të paracaktuar.
Përgjigjia e saktë është alternativa C 
14. Përdorimi i imazhit të kukuvajkës nënkupton: 1 pikë
A) dobësinë që po shfaqet te Makbethi.
B) çmendurinë te Makbethi.
C) tensionin që ekziston midis çiftit.
D) përafrimin e vdekjes.
Përgjigjia e saktë është alternativa D
15. Në vargun: "Vdekja dhe natyra po përleshen" nënkuptohet: 1 pikë
A) lufta midis jetës dhe vdekjes.
B) lufta midis së mirës dhe së keqes.
C) lufta midis të kundërtave në natyrë.
D) lufta për të zotëruar mbretërinë.
Përgjigjia e saktë është alternativa A
16. Imazhi më i fortë në këtë skenë është: 1 pikë
A) duart me gjak.
B) fytyrat me gjak të shambellanëve.
C) kamat me gjak.
D) uji që lan gjakun.
Përgjigjia e saktë është alternativa A
17. Makbethit i vjen ndot nga vetja e tij (fundi i fragmentit), sepse: 1 pikë
A) ka frikë nga vrasja që ka bërë.
C) nuk e duron dot mendimin se është më i dobët se e shoqja.
D) e tmerron vrasësi ordiner që është brenda tij.
Përgjigjia e saktë është alternativa D
18. Kur zhvillohet kjo skenë, ditën apo natën? Cili është funksioni artistik i saj? Ilustroje mendimin tënd me detaje nga fragmenti (të paktën dy). 4 pikë
Model përgjigjeje e saktë
Kjo skenë zhvillohet natën ose në mesnatë.
Funksioni artistik: Zhvillimi i skenës natën rrit ankthin, misterin, frikën, tmerrin te spektatori ose lexuesi. Nata mbart shumë të papritura, pabesi. Nata i vesh gjërat e zakonshme me përmasa të pazakonta (detajet, objektet, ngjarjet). Nata të parapërgatit për ngjarje të frikshme, të papritura që mund të ndodhin. Skenat që zhvillohen natën janë të parapëlqyera nga shkrimtarët, pikërisht për efektin sugjestionues që ato shkaktojnë.
Detajet: kukuvajka,Na uroi natën e mirë, mos u zgjuan, kur flinte do ta kisha bërë vetë,  kush fle në odën e dytë, qeshi në ëndërr,u zgjuan,i zuri prapë gjumi, mos fli më, gjumin, shambëllanëve të fjetur, rrobën e natës.
1 pikë Nëse shkruan skenën kur zhvillohet ngjarja.
1 pikë Nëse shpjegon qartë funksionin artistik.
2 pikë Nëse gjen dy detaje nga fragmenti
19. Gjej figurën e stilistikës në vargun: "Makbethi vrau gjumin!". 3 pikë
Figura e stilistikës: metafora
Interpretimi: Makbethi me krimin që kreu vrau gjumin e tij, vrau qetësinë e tij përgjithmonë.
Ky varg është thirrja e ndërgjegjes së vrarë. Njeriu i me ndërgjegje të qetë fle, ai me ndërgjegje të trazuar jo.
1 pikë Nëse gjen figurën e stilistikës.
2 pikë Nëse interpreton qartë kuptimin e vargut.
DHE 1 pikë nëse interpreton pjesërisht kuptimin e vargut. P.sh: Vrau qetësinë; Ka një ndërgjegje të trazuar; OSE Nuk fle dot më pasi ka kryer krimin; OSE Krimi e lë pa gjumë. Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, bën një interpretim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
20. Cila është arsyeja që Zonja Makbeth nuk e vrau vetë Dunkanin kur ai po flinte?
Model përgjigjeje  i saktë Zonja Makbeth nuk e vret vetë pasi mbreti në gjumë i kujton të atin. Është një moment kur ajo shfaq dobësinë e saj. 1 pikë Nëse shpjegon arsyen pse Zonja Makbeth nuk e kreu vetë krimin.
Mbreti në gjumë i ngjasonte të atit; OSE
Shpreh një dobësi të sajën; OSE Është brenda natyrës njerëzore që edhe krimineli të ketë një pikë të dobët; OSE Dobësia e vajzës për babanë; OSE Krahasimi me të atin sugjeron se pavarësisht dëshirës së saj për pushtet, ajo sheh te mbreti figurën autoritare që duhet respektuar
21. Ç'efekt krijon, nga pikëpamja psikologjike, trokitja në derë në vargun: "Kush po troket 1 pikë
Trokitja në derë nga pikëpamja psikologjike krijon ankth, tension, frikë.
Është detaj që përdoret në veprat dramatike për të treguar gjendjen e tendosur të personazhit. Kjo përcillet edhe tek lexuesi ose publiku.
1 pikë Nëse shpjegon efektin psikologjik që shkakton trokitja në derë.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
22. Kjo tragjedi ka shumë imazhe gjaku. Cili është kuptimi i dyfishtë i tij? 2 pikë
Model përgjigjeje të saktë
Gjaku në këtë tragjedi ka dy kuptime: të drejtpërdrejtë dhe të figurshëm.Gjaku në kuptimin e drejtpërdrejtë vjen si dëshmi e krimit, njollat në duart e Makbethit dhe të së shoqes janë njollat e vrasjes. Në kuptimin e figurshëm gjaku është pasoja e krimit, simbolizon vrasjen, vdekjen,është njolla e ndërgjegjes së vrarë, është krimi që nuk shqitet. 1 pikë Nëse gjen kuptimin e parë që sjell imazhi i gjakut. 1 pikë Nëse gjen kuptimin e figurshëm që sjell imazhi i gjakut.
23. Gjej në fragment dy fjalë të përbëra. Trego si është formuar njëra prej tyre. 3 pikë
Model përgjigjeje i saktë :
Fjalët e përbëra: barkpërmbysur, trupkapitëse, kryeushqyesen,  vullnetsëmurë.
Formimi: bark+përmbysur,trup+kapitëse, krye+ushqyesen,vullnet+sëmurë.
2 pikë Nëse gjen dy fjalë të përbëra, nga fjalët e dhëna më sipër dhe 1 pikë nëse gjen vetëm një fjalë të përbërë, nga fjalët e dhëna më sipër.1 pikë Nëse tregon formimin e njërës prej fjalëve të përbëra.
24. Vrasja e mbretit Dunkan nuk ndodh përpara syve të spektatorit, por prapa skenës.
Model përgjigjeje të saktë: Një teknikë e tille, e përdorur që në antikitet, e bën aktin më të tmerrshëm përmes fuqisë së sugjestionimit. Gjërat që nuk shfaqen janë më të mistershme, rritet dramaciteti, kureshtja te spektatori 2 pikë Nëse shpjegon qartë arsyen e zgjedhjes së një teknike të tillë dhe 1 pikë nëse shpjegon pjesërisht arsyen e një zgjedhjeje të tillë. Rrit kureshtjen; OSE Nuk do të trondisë shikuesin, etj.
25. Lexo me kujdes fragmentin e dhënë më sipër, pastaj në një ese të organizuar mirë krahaso Makbethin me zonjën Makbeth. Ku ndryshojnë ata të dy? Si ndikojnë detajet e
përzgjedhura dhe imazhet e krijuara nga Shekspiri për të dhënë këtë ndryshim? 8 pikë
Për esen duhet të ndiqen kriteret
KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
• shkruan një ese ku tregon se si autori përdor teknika të tilla si shfrytëzimi i detajeve dhe
imazhet, për të dhënë thelbin e dy personazheve: Makbethit dhe zonjës Makbeth.
• shpreh qartë, përmes teknikave të tilla, se ku ndryshojnë ata të dy, cilat tipare të tyre
theksohen dhe pse.
• i mbështet idetë e veta me shembuj nga teksti i dhënë
• përdor detaje mbështetëse
o ka qartësi mendimi
KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë
1 pikë Struktura e esesë
• respekton elementet e strukturës së esesë:
hyrjen zhvillimin përfundimin
Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.
Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.
1 pikë Organizimi i esesë
o organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla si koherenca dhe unifikimi i paragrafëve
(lidhja logjike mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme).
KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
o Përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.
o shprehet me një gjuhë eseistike
o ka fjalor të pasur
o stil origjinal
KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë
(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
• strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore
• ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta
• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm
• ka saktësi drejtshkrimore

pergjigjet e letersise shkollat e mesme e gjuheve te huaja, varianti a

Pjesa e parë :Ismail Kadare "Kush e solli Doruntinën"
Për pyetjet 1-6 rretho vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë.
1. Kontrasti në këtë fragment krijohet midis: 1 pikë
A) dëshirës së Doruntinës për të folur dhe pamundësisë fizike të saj.
B) dy grave dhe ambientit ku ndodhen.
C) gjendjes në të cilën ndodhet Doruntina dhe nëna e saj,
D) atmosferës së nderë dhe ndjenjës së brishtë të Stresit.
Përgjigjia e saktë është alternativa D
2. Gjendja e rëndë e Doruntinës është shkaktuar nga: 1 pikë
A) kujtimet e së shkuarës.
B) lodhja nga rruga e gjatë.
C) përballja me një të vërtetë të frikshme.
D) takimi me banorët e fshatit.
Përgjigjia e saktë është alternativa C
3. Në paragrafin e fundit Stresi e largon ndihmësin, sepse: 1 pikë
A) ky i fundit duhet të kryejë disa detyra të tjera.
B) Doruntina nuk do që të flasë në prani të të tjerëve.
C) nuk do që ndihmësi t'i shohë dobësinë që ndjen.
D) ka frikë se mos ndihmësi zbulon pjesë të hetimeve.
Përgjigjia e saktë është alternativa C
4. Thelbi i këtij fragmenti jepet në fjalinë: 1 pikë
A) Në zemër ndjeu një sëmbim...
B) Kush të solli, Doruntinë?
C) Ti ke mbërritur mbrëmë pas mesnate.
D) Sytë e saj, të zmadhuar jashtë mase, diçka përpiqej t'i mbushte.
Përgjigjia e saktë është alternativa B
5. Është neologjizëm i Kadaresë fjala: 1 pikë
A) gjindja.
B) kaltëroshe.
C) lotëri.
D) sëmbim.
Përgjigjia e saktë është alternativa  C
6. Si shfaqet bota intime e Stresit në këtë fragment? 1 pikë
A) E ftohtë dhe e ashpër.
B) E qetë dhe e kujdesshme.
C) E bukur dhe e vërtetë.
D) E ngurtë dhe serioze.
Përgjigjia e saktë është alternativa C
7. Gjej në fragmentin e dhënë më sipër dy elemente që Kadareja i ka marrë nga legjenda e lashtë si dhe dy elemente që i ka krijuar ai vetë.4 pikë
Model përgjigjeje e saktë
Elemente të legjendës:Emri i Doruntinës dhe Kostandinit;dy personazhet: Doruntina dhe nëna e saj;mallkimi i nënës; ngritja nga varri e Kostandinit; martesa larg e Doruntinës; vdekja e Kostandinit tre vjet më parë; udha e gjatë që Doruntina bëri;përfundimi tragjik i dy grave.
Elemente të krijuar nga autori:personazhi i Stresit,
 ndihmësi, gruaja që ndihmon, hetimi që Stresi zhvillon, ndjenja e Stresit për Doruntinën, flokët e verdhë të Doruntinës, etj.2 pikë Nëse nxënësi gjen dy elemente të legjendës. dhe 1 pikë nëse gjen vetëm një element. 2 pikë Nëse gjen dy elemente të krijuara nga autori. dhe 1 pikë nëse gjen vetëm një element.
8. Gjatë gjithë këtij fragmenti autori thekson sytë e të dy grave. Çfarë komunikon secila përmes tyre?
Model përgjigjeje e saktë :tmerri. Ideja se e bija ka ardhur me një të vdekur. gojë. do të zbulohen kurrë. Të dy gratë përpiqen të komunikojnë me anë të syve.
2 pikë Nëse shpjegon qartë se ç'komunikon secila nga gratë përmes syve dhe1 pikë Nëse shpjegon se ç'komunikon njëra nga gratë përmes syve.
9. Shkruaj dy tipare të stilit të Kadaresë që spikasin në këtë fragment. 2 pikë
Tiparet: shfrytëzimi i elementeve të legjendave, rrëfimi në vetën e tretë (rrëfyesi nuk
është pjesëmarrës në ngjarje), modernizimi i karaktereve letrare në mënyrën e të menduarit e të të ndjerit, riaktivizimi i fjalëve të periudhës paraturke, krijimi i fjalëve të reja me brumin e shqipes, përzierja e ligjërimeve të brendshme me fjalët e autorit, etj. 2 pikë Nëse shkruan dy tipare të stilit të Kadaresë që spikasin në fragment.
1 pikë Nëse shkruan vetëm një tipar.
10. Si është dhënë portreti i Doruntinës? Ç'raport krijon ai me atmosferën e përgjithshme?2 pikë
Ajo është ëndërr; OSE Ajo është si diçka që nuk i takon plotësisht as jetës as vdekjes; OSE Ajo nuk mund të shpjegohet me asgjë materiale të kësaj bote; OSE Autori thekson ngjyrën e verdhë të flokëve dhe buzët e bukura; OSE Autori thekson detajet më seksuale të femrës: flokët dhe buzët. rëndë, tragjike dhe në mes saj gjendet Doruntina e bukur, e brishtë.
1 pikë Nëse tregon se si është dhënë portreti i Doruntinës
11. Në fund të fragmentit Stresi përlotet, por jo Doruntina. Pse u ndodh kjo? 2 pikë
Model përgjigjeje
Stresi:ndjen keqardhje; OSEe kupton se ajo s'është më në këtë botë; OSEe ndjen se po e humb përgjithmonë.
Doruntina:Doruntinës i janë thare lotët; OSE Ajo është në një botë tjetër; OSE Është e shokuar nga trauma.
1 pikë Nëse shpjegon pse Stresi përlotet.
1 pikë Nëse shpjegon pse nuk përlotet Doruntina
12. Dashuria e Stresit është e një lloji të veçantë. Shpjego si ndikojnë figurat e stilistikës (të paktën dy) dhe detajet e përdorura në dhënien e kësaj veçantie.
Model përgjigjeje i saktë
Figurat e stilistikës: Krahasimi: si mjegulla, si vesa e mëngjesit; epitetet: e ëmbël, e holluar, kaltëroshe; metaforat: e frenuar prej tij qetësisht, ajo mjegull kaltëroshe të dendësohej e të krijonte një re.
Detajet: vesa, mjegulla, reja.
Shpjegimi: Dashuria e Stresit, përqaset me fillimisht me vesën, më pas me mjegullën e në fund me renë. Ajo krahasohet me dy të parat duke na krijuar idenë e diçkaje të brishtë, ta
pakapshme, eterike, si frymë. Diçka që s'kuptohej dot se çfarë ishte. Më pas krahasohet me vesën e mëngjesit duke na krijuar përfytyrimin e diçkaje të pastër, të qashtër, të freskët, të panjollë, të pamëkatë, por dhe shumë delikate. Këtë ide e përforcojnë edhe një sërë epitetesh të përdorura si: e ëmbël, e holluar, kaltëroshe. Në një çast ajo u përpoq të merrte formë, (metafora ajo mjegull kaltëroshe të dendësohej e të
krijonte një re), por ky çast nuk ndodhi dot kurrë, sepse Stresi e frenoi qetësisht ndjenjën e tij. 4 pikë Nëse bën një interpretim të plotë duke iu referuar tri figurave të stilistikës dhe detajeve kyç. 3 pikë Nëse bën një interpretim të plotë, por i referohet dy figurave të stilistikës dhe detajeve kyç. 2 pikë Nëse në interpretim përmend të paktën dy figura të stilistikës.
OSE 2 pikë nëse në përgjigjen e dhënë i referohet vetëm figurave të stilistikës bashke me ilustrimet përkatëse, por pa interpretim. dhe 1 pikë nëse në interpretim përmend vetëm një figurë.Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, bën një interpretim që nuk e përmban modeli i përgjigjes
13. Atmosfera e përgjithshme e këtij fragmenti është dramatike. Analizo në formën e një eseje si ndikon stili, figuracioni, detajet e përzgjedhura në dhënien e kësaj atmosfere.
8  pikë Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:
KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
• shkruan një ese ku të tregojë se si autori përdor teknika të tilla si: stili, figuracioni dhe,detajet, për krijimin e situatës dramatike.,i mbështet idetë e veta me shembuj nga teksti i dhënë përdor detaje mbështetëse  ka qartësi mendimi
KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë
1 pikë Struktura e esesë
orespekton elementet e strukturës së esesë:
hyrjen zhvillimin përfundimin
Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.
o organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla si koherenca dhe unifikimi i paragrafëve
(lidhja logjike mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme).
KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë
(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
o përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.shprehet me një gjuhë eseistike
ka fjalor të pasur, stil origjinal
KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
• strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore
• ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta
• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm
• ka saktësi drejtshkrimore
Pjesa e dytë Bajroni "Shtegëtimet e Cjald Haroldit"
Për pyetjet 14 - 20 rretho vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë.
14.Poeti në këtë fragment: 1 pikë
A) komenton raportet mes shqiptarëve.
B) shpjegon konfliktet mes shqiptarëve.
C) tregon sa e vështirë është jeta në Shqipëri.
D) tregon përshtypjen që i bëri Shqipëria.
Përgjigjia e saktë është alternativa D
15 Toni ka karakter lutës në vargun: 1 pikë
A) E zbehta hënëz ndrin nëpër lugina,
B) Kush e duron si ata mundimn e luftës?
C) Si trima turren ku t'i çojë i pari i tyre,
D) Shqipëri, lejomë të kthej syt' e mi,
Përgjigjia e saktë është alternativa D
16 Në vargun: "Mbi ty, o nënë e rreptë burrash t'egër!" epiteti t'egër nënkupton
një vend: 1 pikë
A) ku është e vështirë të bësh miq.
B) ku njerëzit janë mizorë.
C) ku qytetërimi nuk ka ndikuar shumë.
D) ku rreziku është gjithmonë i papritur.
Përgjigjia e saktë është alternativa C
17 Në vargun: "O Shqipëri ku lindi Iskanderi" poeti i referohet figurës së: 1 pikë
A) Aleksandrit të Madh.
B) Ali Pashë Tepelenës.
C) Pirros së Epirit.
D) Skënderbeut.
Përgjigjia e saktë është alternativa A
18 Heroi lirik në këtë fragment shfaqet:
A) i lodhur nga bota e qytetëruar.
B) i mahnitur nga njerëzit dhe pamjet që shikon.
C) i mërzitur nga shtegtimet e shumta.
D) i shqetësuar për rreziqet që e presin.
Përgjigjia e saktë është alternativa B
19. Vargu i parë i këtij fragmenti është ndërtuar mbi figurën e: 1 pikë
A) apostrofës.
B) inversionit.
C) pasthirrmës.
D) personifikimit.
Përgjigjia e saktë është alternativa A
20 Në këtë fragment shfaqen edhe elemente të: 1 pikë
A) klasicizmit.
B) realizmit.
C) simbolizmit.
D) sentimentalizmit.
Përgjigjia e saktë është alternativa B
21 Zbulo dy tipare të romantizmit që shfaqen në këtë fragment bashkë me ilustrimet 2 pikë
Model përgjigjeje i saktë:Kulti i natyrës; Kulti i ndjenjës;Evokimi i së kaluarës; Jeta idilike patriarkale; Vendet ekzotike; Shfrytëzimi i gjinisë epiko-lirike; Gjuha figurative dhe me kontraste të forta.
2 pikë Nëse shkruan dy nga tiparet e romantizmit të dhëna më sipër dhe 1 pikë Nëse shkruan vetëm një tipar.
22.Në ç'raport qëndron natyra me njerëzit? Ilustroje mendimin me dy shembuj nga 3 pikë
Raporti:
• Natyra është e ashpër, e rreptë, e egër, me ngjyra mashkullore dhe të tillë janë dhe njerëzit: krenarë, të patrembur, të fortë, të patundur. OSE
• Ka një lidhje të natyrshme midis natyrës dhe njerëzve. OSE
• Natyra dhe njerëzit plotësojnë njëri-tjetrin; OSE
• Natyrë e ashpër dhe njerëzit me karakter të ashpër; OSE
• Natyra është në harmoni me tiparet e njerëzve; OSE
• Në një natyrë të tillë mund të jetojnë vetëm njerëz trima dhe të fortë. Ilustrimet: Shkëmbinj dhe njerëz të egër; Mot i rreptë dhe njerëz të rreptë;Ujku, shqipja sqepin mbreh, zogj, bisha dhe në anë tjetër njerëz t'egër zën' e duken; Mot i egër dhe njerëz të rreptë 1 pikë Nëse përcakton raportin midis natyrës dhe njerëzve 2 pikë Nëse gjen dy ilustrime që shpjegojnë këtë raport.
dhe 1 pikë nëse gjen një ilustrim OSE 1 pikë nëse përcakton vetëm raportin 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
23. Cila është figura bazë e stilistikës mbi të cilën ngrihet vargu: "Ç'armiq për vdekje,
po sa miq besnikë!"? Ç'ide kërkon të shprehë autori përmes saj? 2 pikë
Model përgjigjeje e saktë :Figura bazë e vargut: antiteza
Interpretimi: oTe shqiptarët gjenden të dy anët miqësi e pafund, nëse të bëjnë mik, por dhe armiqësi e madhe nëse je armiku i tyre; OSEo Theksohet karakteri ekstrem i tyre, kontradiktor; OSEo Theksohen dy të kundërta.
1 pikë Nëse gjen figurën e stilistikës.
1 pikë Nëse bën një interpretim të vargut.
• pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, bën një interpretim që nuk e
përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
24. Zbulo në fragment dy tipare të karakterit të shqiptarit.
2 pikë Nëse gjen dy tipare të karakterit të shqiptarit që shfaqen në fragment: Besnikëria; Mikpritja; Trimëria; Dashuria; Sakrifica.
DHE 1 pikë Nëse gjen vetëm një tipar.
• pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
25. Komento përmes tri figurave të stilistikës përfytyrimin që krijohet në vargjet: 4 pikë
"Të lara përrenjsh të bardhë si dëbora
Me ngjyra mashkullore e kuqërreme,"
Model përgjigjeje i saktë :Përmes figurës së inversionit, poeti thekson përfytyrimin e përrenjve që zbresin nga lartësitë, me ujë të pastër, të ftohtë dhe duke rënë nga lartësia krijojnë imazhin e një vazhde të bardhë (epiteti- të bardhë dhe krahasimi: si dëbora). Në vargun e dytë që është vazhdim i të parit përmes epitetit: mashkullore e kuqërreme krijohet imazhi i kontrastit, pra diçka e fortë e ndezur dhe më pas ku spikat dhe e kuqja.
Ka një lojë ngjyrash ku dallojmë të bardhën dhe të kuqen dhe të krijohet ideja e një
natyre madhështore.
4 pikë Nëse organizon interpretimin përmes tri figurave të stilistikës.
3 pikë Nëse e organizon interpretimin përmes dy figurave të stilistikës, por shprehet
qartë dhe krijon përfytyrim të plotë.
2 pikë Nëse e organizon interpretimin përmes dy figurave të stilistikës, por krijon një
përfytyrim të pjesshëm.
1 pikë Nëse përmend vetëm një figurë bashkë me ilustrimin përkatës.


pergjigjet e letersise shkollat e mesme e gjuheve te huaja, varianti b

Pjesa e parë