Si do te shperndahen pyetjet, sipas llojit te informacioneve qe gjenden ne keto lende
Ministria e Arsimit dhe Shkences publikon paketen e dyte te Shpjeguesit te Programit te Orientuar te provimeve me zgjedhje te Matures Shteterore per lenden e Njohurise per Shoqerine dhe Fiziken. Bashkengjitur, MASH ka shpjeguar edhe perqindjen qe do te zene pyetjet, sipas llojit te informacioneve.
Njohuria
Testi i kesaj lende do te permbaje 20 pyetje. Formati i 10 pyetjeve eshte me alternativa. Pergjigjja e sakte e cdo pyetjeje te tille vleresohet me nga 1 pike secila. Nga ana tjeter, 10 pyetjet e tjera jane me zhvillim dhe kane se bashku gjithsej 30 pike. Shperndarja e pyetjeve ne test do te behet sipas linjave te programit dhe peshes qe ze secila linje ne programin orientues te Matures Shteterore 2010. Keshtu, njohja dhe kuptimi do te zene 40 per qind, zbatimi dhe analiza 40 per qind dhe vleresimi e gjykimi, do te zene 20 per qind te peshes se pyetjeve ne provimin me zgjedhje te Njohurite per Shoqerine. Shkollat tashme jane njohur me programet orientuese dhe ky material sintetik dhe i ilustruar, ka shembuj per cdo linje dhe nenlinje duke krijuar modele te pyetjeve qe do te jene ne testet e provimeve me zgjedhje te Matures Shteterore.
Fizika
Testi i fizikes do te permbaje 20 ushtrime. Formati i tij do te perfshije 10 ushtrime me zgjedhje te shumefishte dhe 10 ushtrime do te jene me zhvillim. Vleresimi maksimal i testit te Fizikes do te jete 40 pike. Nga kjo rrjedh se per dhjete ushtrimet e para vleresimi do te jete me dhjete pike, ndersa per 10 ushtrimet e dyta vleresimi maksimal do te jete me 30 pike. Sikurse behet e ditur, ndarja e pyetjeve ne test do te behet sipas linjave te programit dhe peshes qe ze secila linje, ne programin e vleresimit. Objektivi kryesor i testit do te jete vleresimi i arritjeve te nxenesve ne lenden e Fizikes, te zhvilluar gjate procesit mesimor te shkolles se mesme. Ky objektiv do te realizohet sipas niveleve te aftesive, te shprehura si me poshte: Njohja dhe te kuptuarit 40 per qind, zbatim ne situata te ndryshme 40 per qind dhe analize e sinteze, ne masen 20 per qind. Shpjeguesi i Programit te Orientuar do te sherbeje per te ndihmuar sa me mire te gjithe maturantet ne pergatitjen e tyre per provimet me zgjedhje te Matures Shteterore, per te gjithe mesuesit, prinderit e aktoret e tjere.

Fondi i pyetjeve, si do te krijohet
Sipas modeleve te huazuara nga shtetet ku Matura Shteterore eshte tashme nje proces mjaft efikas, fondi i pyetjeve edhe ne Shqiperi do te jete sa 20-fishi i sasise se kerkesave per nje test te vecante. "Nese nje test ka 25 kerkesa me alternativa dhe zhvillim, fondi i pyetjeve qe mund te zgjidhen pyetjet e ketij testi eshte 20-fishi, pra 500 kerkesa. Po te kemi parasysh faktin qe do te hartohen 7 teste, fondi i pyetjeve shkon ne 3.500 kerkesa", thone burime nga Agjencia Qendrore e Vleresimit te Arritjeve. Sipas tyre, vleresimi i maturanteve per pyetjet me zhvillim do te behet ne menyre te pershkallezuar. Pra secili do te vleresohet per aq sa eshte pergjigjur. Ne vendin bosh ku shenohen piket, vihet vleresimi i perbashket, deri ku ka arritur maturanti me pergjigjen e pjesshme qe ka dhene.