Cilet jane librat prej nga do te vijne shumica e pyetjeve ne provimet e fundit te matures qe do te zhvillohen ne 30 qershor




Provimet e fundit te Matures Shteterore ato me zgjedhje kane edhe peshen kryesore te matures pasi edhe pse perbejne vetem 40 per qind te notes totale indeksimi i tyre me koeficientet eshte me i nderlikuari. Standard boton peshen e te gjithe librave ne testin final per te gjitha provimet shoqerore me zgjedhje e cila perkthehet edhe ne numer pyetjesh.



Shoqeroret


Ne provimin e Historise maturantet duhet te perqendrohen ne librin Historia e popullit shqiptar e cila ze 50 per qind te totalit te pyetjeve sipas Agjencise se Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve nderkohe nje te katerten e pyetjeve do te kete Historia boterore e shekullit XX. Te gjitha fushat e tjera do te jene me pak nderkohe qe nga Historia boterore e Mesjetes pritet te jete vetem nje pyetje.


Edhe ne provimin e Gjeografise theksi do ti vendoset librit qe ka te beje me trevat shqiptare qe do te kete ne total 44 per qind te pyetjeve e pasuar nga gjeografia e vitit te pare fizike e pergjithshme dhe ajo rajonale e vitit te dyte qe do te kene nga nje e katerta e pyetjeve secila. Nderkohe gjeografia e vitit te trete trashegimia natyrore dhe kulturore pritet te kete vetem nje pyetje ne provim.


Edhe kete vit provimet e Njohurise per shoqerine dhe ato te Ekonomise-Filozofise do te jepen te vecuara. Keshtu dy librat e Ekonomise dhe te Filozofise do te kene nga 50 per qind secila duke pasur gjysmen e pyetjeve ne provimet e Matures Shteterore 2011.


Per sa i perket Njohurive per shoqerine ajo perbehet nga dy libra Sociologji dhe Edukimi qytetar demokratik ku Sociologjia do te kete shumicen derrmuese te pyetjeve. Me se shumti kapitulli i pare i Sociologjise ka peshe specifike 23 per qind cka perkthehet perafersisht nje e katerta e pyetjeve me kapitujt e tjere te ketij libri te kene rreth 5-8 per qind te peshes specifike. Pak me shume kane kapitulli i tete i Sociologjise dhe kreu i trete i librit Edukimi qytetar demokratik me 10 dhe 12 per qind te peshes specifike perkatesisht.



Pyetjet e provimeve


Dy provimet me zgjedhje te Matures Shteterore zhvillohen vetem nje here ne vit dhe zhvillohen ne nje dite. Testet e provimeve me zgjedhje te Matures Shteterore 2011 do te permbajne per secilen lende 20 pyetje nga te cilat 10 pyetje me pergjigje alternative 10 pike dhe 10 pyetje me pergjigje me zhvillim 30 pike.


Maturantet duhet te perdorin ne provim vetem stilolaps me ngjyre te zeze ose blu dhe vizore laps gome - vetem per provimin e Matematikes pasi ne rast se perdoret nje mjet tjeter atehere atij nuk do ti njihen rezultatet. Rezultatet e provimit nuk njihen ne rast se maturanti largohet nga mjedisi i provimit pa kryer procesin e sekretimit si edhe kur shkruan ose demton kodin e sekretimit bar-kodin te vendosur ne test sipas rregullores se Matures Shteterore.


Sipas rregullores se matures ne rast se pergjegjesi i administrimit te provimit merr nje nga masat ndeshkuese ai urdheron nxenesin te largohet nga salla e provimit pa shqetesuar te tjeret. Per me teper ne rast se nxenesi refuzon te largohet nga mjedisi i provimit pergjegjesi i administrimit te provimit e informon ate per mosnjohjen e rezultatit dhe lejon vazhdimesine e provimit.



Histori


Historia e lashte boterore 7.5


Historia boterore e Mesjetes 4.5


Historia moderne boterore 13


Historia boterore e shekullit XX 25


Historia e popullit shqiptar 50



Gjeografi


Gjeografia 1 fizike e pergjithshme 26


Gjeografia 2 rajonale 25


Gjeografia 3 trashegimia natyrore dhe kulturore 5


Gjeografia 4 Republika e Shqiperise dhe trevat shqiptare 44



Ekonomi-Filozofi


Ekonomi 50


Filozofi 50



Njohuri per shoqerine



Sociologjia


Kreu I 23


Kreu II 8


Kreu III 7


Kreu IV 5


Kreu V 5


Kreu VI 5


Kreu VII 7


Kreu VIII 10


Kreu IX 7



Edukimi qytetar demokratik


Kreu I 7


Kreu II 5


Kreu III 12