Vendimi i MASH hyn në fuqi brenda vitit shkollor 2009-2010
 
Plotësimi i formulari A2 nga maturantët këtë vit do të bëhet pasi ata të kenë përfunduar tërësisht provimet. Burimet zyrtare pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se këtë vit plotësimi i formularit A2 do të bëhet pasi të kenë mbaruar të gjitha provimet e maturës dhe pasi gjitha maturantët të kenë në dorë notat me të cilat janë vlerësuar. Në këtë mënyrë, kur të përfundojnë provimet e detyrueshme të maturës dhe studentët të kenë mësuar sasinë e



pikëve të grumbulluara, do tu jepet në dorë formulari për tu plotësuar. Megjithatë po të njëjta burime bëjnë me dije se maturantët duhet të kenë kujdes në plotësimin e këtij formulari. Pasi një gabim i vogël që ata mund të bëjnë rrezikon skualifikimin, duke shtuar se formulari nuk do të ndryshojë nga viti i kaluar, do të përmbajë degët e fakulteteve, ndërkohë që maturantët do ta plotësojnë formularin duke i renditur degët sipas preferencës së tyre. Udhëzimi i ri Me afrimin e Maturës Shtetërore të këtij viti shkollor, strukturat arsimore po përgatisin udhëzimin e ri për procesin e provimeve të maturantëve, si dhe përgatitjen e formularëve përkatës të aplikimit. Njëri prej këtyre formularëve është ai A2, i cili përmban preferencat e maturantëve për pranimin në institucionet e arsimit të lartë. Preferencat e maturantëve do të përcaktojnë edhe pranimet në universitete për vitin e ardhshëm akademik, të cilat do të listohen në formularin A2 sipas rendit zbritës. Formulari A2 shërben vetëm për ata studentë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në një nga 12 universitetet publike në vend, duke përjashtuar Akademinë e Arteve dhe Akademinë e Sporteve. Në këtë mënyrë, kush dëshiron të kandidojë për në shkollat private, universitetet jashtë vendit ose dy akademitë, nuk ka përse të plotësojë formularin A2 dhe të japë lëndët me zgjedhje. Formulari përmban të dhënat e nxënësve që kanë marrë provimet e detyruara, me notën mesatare dhe përzgjedhjen e degëve të shkollave të larta ku dëshiron të studiojë dhe së bashku me të publikohet edhe udhëzuesi i formularit që përmban informacion praktik për mënyrën e plotësimit. Regjistrimi i çdo kandidati për provimin me zgjedhje konsiderohet i plotë, në qoftë se krahas plotësimit me saktësi të çdo të dhëne të kërkuar, formularit A2 i bashkëngjitet mandatarkëtimi origjinal që vërteton pagesën e tarifës së Maturës Shtetërore. Formulari A2 pranohet vetëm i shoqëruar me mandatarkëtimin, përcakton Rregullorja e Maturës Shtetërore.Plotësimi Leximi i formularit do të bëhet në mënyrë elektronike, ndaj maturantet duhet të kenë kujdes kur ta plotësojnë. Një gabim i vetëm e benë të pavlefshëm atë. "Studiojeni, konsultohuni, provoni në fotokopje dhe vetëm pasi të jeni të bindur, plotësoni origjinalin", këshillohet në udhëzimin e MASH. Sipas tyre, maturantet do të shpallen fitues vetëm në një program studimi, sipas pikëve të mbledhura. Të dhënat për nxënësin janë marrë nga plotësimi i Formularit Al. Në krye të Formularit A2, është sigla e Pranimeve 2009 në Arsimin e Lartë përmes parimit Merite-Preference (MeP), emri i shkollës, rrethi, qyteti ose fshati, numri i identifikimit të shkollës dhe në të djathtë ID e maturantit. Në pjesën e majte është vendosur Emri, Atësia dhe Mbiemri i nxënësit, si dhe datëlindja e tij. Ky konceptim tregon që askush nuk mund të marrë një Formular A2, që nuk i përket atij. Poshtë emrit të maturantit është vendosur Nota Mesatare, e cila duhet plotësuar me shifra dhe me fjalë. Liri Mëhalla




Last Updated on E Shtune, 30 Janar 2010 22:37