TIRANE- Maturantët në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës. Sot ata do të provojnë dijet e marra gjatë viteve të detyruara të shkollimit. Ashtu si edhe provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, edhe testi i Matematikës parashikohet të ketë pyetje të nivelit mesatar të vështirësisë.
 
Teza që do t’u paraqitet maturantëve do të përmbajë 25 pyetje, ku 13 prej tyre janë me shtjellim, kurse pjesa tjetër janë me alternativë.
 
Provimi është përcaktuar të filloj në orën 10 të mëngjesit dhe zgjat për rreth 2 orë e gjysmë, ndërkohë që prezenca e maturantëve kërkohet të paktën një orë e gjysmë më përpara dhe të pajisur me një mjet identifikimi.
 
Rezultatet e këtij provimi të dytë për Maturën Shtetërore pritet të dalin pas 15 ditësh, ndërkohë që në vend janë gjithsej 6 qendra të vlerësimit të testeve.
 
Edhe para këtij provimi, MASH parashikon të realizohen kontrolle të posaçme për të mos lejuar kopjimin prej maturantëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)