Përfundoi nxjerrja e rezultateve të provimit të parë të Maturës Shtetërore 2009, gGjuhë dhe letërsi shqipe. Pas përfundimit të korrigjimit të testeve në të katër Qendrat e Vlerësimit në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Fier ka filluar nga dje pasdite printimi i rezultateve në nota të nxënësve. Në provimin e parë të detyruar të Maturës Shtetërore 2009, letërsi dhe gjuhë shqipe, morën pjesë 38.499 nxënës.