Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon rezultatet e provimeve të lëndëve me zgjedhje për Maturën Shtetërore 2010. Sipas deklaratës së MASH-it në këtë provim morën pjesë rreth 42 mijë nxënës dhe korrigjimi i tyre u krye në 4 qendra kombëtare vlerësimi, përkatësisht në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër.

Ndërkohë të gjitha rezultatet maturantët kanë mundësi t'i gjejnë në web-site zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në bazë të ID së tyre.

Gjithashtu MASH thekson se pas përfundimit të procesit të korrigjimit të testeve nga AVA, APRIAL ka nisur printimin e listave të notave të maturantëve dhe shpërndarja e tyre nëpër DAR/ZA-të, prej ku do të nisen për afishim në shkolla.