Pedagogia dhe ekspertja e menaxhimit te mbetjeve Mulla shpjegon rrezikshmerine e mbetjeve plastike. Le te menaxhojme mbetjet tona





Semundje kancerogjene aborte probleme per femije e te rritur per shkak te elementeve kimike dhe toksike qe ato permbajne. Keto jane disa nga pasojat qe sjellin mbetjet plastike te cilat konsiderohen te rrezikshme jo vetem per mjedisin por edhe per shendetin. Ndersa riciklimi i tyre jo vetem qe nuk e zgjidh problemin e mbetjeve por e komplikon me shume.





Keshtu u shpreh ne takimin per gazetaret pedagogia ne Universitetin e Politeknikut dhe eksperte per menaxhimin e mbetjeve Edlira Mulla e cila shpjegon mbi sasine e mbetjeve ne vendin tone rrezikshmerine e plastikes dhe riciklimit te saj si edhe rruget qe duhet te ndjeke shoqeria per te shmangur kete rrezik.





Duke shmangur cdo komet qe ka te beje me Vendimet e Keshillit te ministrave per importin e mbetjeve ajo shprehet me nje fjali te vetme Jam kundra cdo mbetje te rrezikshme qe importohet ne vendin tim dhe aq me teper riciklimit te ketyre mbetjeve te rrezikshme duke shtuar se me i rendesishem eshte menaxhimi i mbetjeve tona qe arrijne mijera ton ne vit. Me tej ajo iu pergjigjet pyetjeve ne lidhje me mbetjet.





A mund te na thoni sa ton mbetje mund te prodhohen ne vendin tone dhe sidomos plastike duke ditur edhe rrezikshmerine e ketyre te fundit





Per Tiranen ne periudhen 6-vjecare sasia e mbetjeve ka kaluar ne 270 mije tone ne vit. Fakti qe ne Tirane ka me shume mbetje nuk do te thote se vetem ketu prodhohen me shume mbetje pasi une kam bere nje llogaritje sepse kam llogaritur sasine e mbetjeve per banor.





Po te shikojme me popullsine shohim se nder rrethet rrehet problematike nuk eshte vetem Tirane por edhe Kukesi Durresi Vlora etj. mesatarja e vendin eshte 240 kg mbetje ne vit per person ne vendin tone ose pothuajse 1 kg mbetje ne dite per person. Ne 2010 vihet re se i kemi kaluar 800 mije tone mbetje ne vit dhe per 2015 i bie te kalojme 1 milion ton mbetje ne vit.





Vit per vit shtohen ne vendin tone rreth 40 mije tone mbetje ne vit ndersa per Tiranen shtohen rreth 27 mije tone mbetje ne vit qe do te thote se Tirana ka me shuam se dy here me shuam mbetje ne vit. Te gjitha keto jane mbetje urbane dhe jo inerte.





Megjithate une do te theksoj se problematike jane sidomos mbetjet plastike. Sipas nje studimi te Bashkise se Tiranes mbetje plastike shtepiake jane 10 mbetjet industriale 20 jane plastike dhe mbetjet spitalore 10 jane mbetje plastike. Ndersa sipas nje studimi te Institutit te Shendetit Publik jane 1.72 per qind mbetje plastike.





Keshtu nese kemi 800 mije tone mbetje urbane ne vit 10 per qind e tyre jane plastike dhe i bie qe 80 mije tone jane mbetje plastike dhe kjo shifer sigurisht qe eshte e larte. Duhet te kuptoni se plastika perdoret kudo por duhet te dini rrezikun e saj.





Ku qendron konkretisht rreziku i mbetjeve plastike





Mbetjet plastike mund te zberthehen gradualisht ne perberesit e tyre kimike dhe te clirojne toksina te cilat jane te demshme ndaj mjedisit gjallesave dhe publikut te gjere. Disa kimikate te tilla si bisfenoli.





Ju pyesni a mund te shkaktojne probleme serioze ne shendet Madje sipas disa studimeve edhe doza te vogla te bisfenolit mund te shkaktojne probleme ne zhvillimin e femijeve. Bisfenoli A gjendet ne shishet e polikarbonateve dhe ne kanacet e ushqimeve dhe pijeve.





Ai mund te kaloje edhe ne ushqimet apo pijet qe nga ambalazhi ku ato mbahen. Qendrat amerikane per kontrollin e semundjeve dhe shmangien e tyre kane raportuar se 93 e njerezve kane nivele te dallueshme te bisfenolit A ne urinen e tyre.





Ekspozimi i larte i foshnjave premature ne inkubatore ne sallat e terapise intensive ndaj bisfenolit A dhe ftalateve eshte problem mjaft shqetesues per shendetin e tyre. 80 e bebeve dhe pothuajse te gjithe te rriturit kane nivele te matshme te ftalateve ne trupat e tyre.





Ftalatet perdoren si plastifikues ne prodhimin e ambalazheve te ushqimeve pajisjeve mjekesore dhe ne materialet e ndertimit plastike. Ka shume fakte se monomeret qe perdoren per prodhimin e polimereve te plastikave jane te njejtet kimikate qe mund ta demtojne mjedisin dhe sidomos njerezit.





Per shembull klori eshte nje kimikat i rrezikshem per njerezit. Polivinil kloruri PVC qe permbajne materialet plastike te ambalazheve permban 56.8 ne mase klor ne te pra me teper se gjysma e mases se PVC-se eshte klor





Po ashtu kimikatet qe u shtohen plastikave absorbohen nga trupat e njerezve. Disa prej ketyre komponimeve kimike eshte gjetur se i ndryshojne hormonet dhe sjellin probleme te tjera shendetesore te njerezit.





A e zgjidh riciklimi problemin e plastikave duke ditur se kjo lende e rrezikshme tashme pritet te importohet me VKM per riciklim





Riciklimi promovohet si zgjidhje mjaft e mire por per plastiken duhet treguar kujdes shume i madh. Plastika qe ka qene ricikluar ne nje forme tjeter nga shishe kuti apo material paketimi mund te cilesohet si e pasigurt kur pas riciklimit synohet te perdoret per mbajtje ushqimi mjekimesh apo prodhime per bebet.





Vemendje e vecante u duhet kushtuar eneve qe jane ricikluar ose jane perdorur me shume se nje here pasi mikrobet mund te migrojne ne produktin e ricikluar duke rezultuar ne ndotjen e tij.





Per shembull nje shishe plastike qe eshte perdorur per te mbajtur karburant apo pesticide nuk duhet te riciklohet si ene per mbajtje ushqimesh. Substancat e saj toksike mund te jene ende te pranishme edhe pasi materiali plastik e kalon procesin e riciklimit.





Cilat jane rruget qe duhet te ndiqen per te evituar problemin e mbetjeve sidomos atyre plastike





Kerkohet ndergjegjesim dhe veprim per nje te ardhme me te sigurt. Te publikohen rreziqet nga kimikatet perberes te plastikave sipas studimeve te kryera ne bote. Te etiketohen produktet plastike sipas perberesve te rrezikshme qe permbajne ose jo sipas rregullave nderkombetare.





Konsumatori ka te drejte te informohet. Te dekurajohet importi i qeseve dhe shisheve plastike me ane te taksave te larta. Te mos jepen me falas qeset dhe shishet plastike neper markete. Te mos lejohet perdorimi i ambalazheve prej qesesh te ricikluara ose jo. Te perdoret letra dhe qeset me karton te forte si ambalazh.







Specialistet e shendetit publik pohojne se infeksionet spitalore po rrezikojne pacientet. Ja shkaqet dhe pavijonet me te rrezikuara



Alarmi 3 ne 10 paciente marrin infeksione spitalore



Infeksionet spitalore jane kthyer ne rrezik serioz per pacientet. Jo pak por te pakten 3 ne 10 paciente te shtuar ne spital pervec semundjes qe kane marrin edhe infeksione spitalore.





Infeksionet spitalore ose nozokomiale jane infeksione qe qarkullojne dhe fitohen ne spital gjate hospitalizimit te pacienteve. Ky problem sjell kosto te larte jo vetem per shendetin e pacienteve te cilat paguajne deri ne vdekje por edhe kosto te larte financiare.





Levizjet e pakontrolluara te njerezve mungesa e dezinfektanteve mosrespektimin e higjienes ne pune nga ana e punonjesve te spitaleve jane shkaktaret kryesore te infeksioneve spitalore. Kjo u be e ditur dje ne konferencen Kombetare te Infeksioneve Spitalore ku mori pjese Ministri i Shendetesise dhe specialistet qe mbulojne fushen e infeksioneve spitalore.





Sipas specialistes Svetllana Bitincka qe shpjegon se predominanca e Infeksionit Spitalor fillon me infeksionet urinare mbi 1/3 e rasteve pneumopathite 12 infeksionet e fushes operatore 10 dhe infeksionet e lekures etj. Ndersa sa i takon sherbimeve spitalore me me shume risk per infeksionet spitalore sipas saj jane Terapia Intensive Hematologjia Onkohematologja Dializa Semundjet infektive etj.





Kostoja direkte e trajtimit te infeksioneve spitalore sipas llogaritjeve te specialisteve eshte shume e larte pasi infeksionet urinare arrijne deri ne 1000 euro infeksionet kirurgjikale arrijne deri ne 4 mije euro ndersa diteqendrimi i pacienteve ne spital per shkak te infeksioneve spitalore rritet 5 deri ne 8 dite. Stafilokoku ka qene nje nder armiqte kryesore te sallave te operacionit edhe ne ambientet e QSUT-se spitalit me te madh terciar ne vend - pohon Biticka.