Therja rituale kosher e kafsheve kryhet sidomos ne judaizem dhe ne fene islame. Kafshet ne judaizem vriten pa i trullosur me pare. Ne fene islame lejohet nje mpirje elektrike sipas shkollave te vecanta. Kafshet si per shembull pulat dhe delet theren me nje prerje te qafes. Pastaj ata lihen tu rrjedhe gjaku meqe ngrenia e gjakut eshte e ndaluar ne te dyja fete. Partia per kafshet PvdD ne Holande e cileson vrasjen rituale te kafsheve si mizori. Dhe ka vepruar kunder saj. Me sukses.


Marianne Thieme kryetarja e grupit parlamentar e Partise per kafshet PvdD shprehet keshtu lidhur me fitoren e pare te madhe te tyre ne Parlamentin holandez Jam shume e lumtur. Ne kemi punuar shume per kete ligj tre vjet dhe eshte nje mrekulli qe ne fund 80 e te gjithe deputeteve mbeshtesim kete ligj


Me 116 vota pro dhe vetem 30 kunder u ndalua ne fund te qershorit te ketij viti therja rituale e kafsheve pa mpirje. Kafsha pritet ne fyt ndersa ajo eshte ne gjendje plotesisht te vetedijshme. Sepse sipas rregullave cifute dhe muslimane vetem atehere mishi eshte kosher apo hallall.


PvdD partia e pare per kafshet ne bote qe ka hyre ne nje parlament kombetar


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Marianne Thieme kryetarja e grupit parlamentar te Partise per kafshet PvdD


Qe nga viti 2006 ajo ka dy nga gjithsej 150 vendet ne Dhomen hollandeze te Perfaqesuesve dhe angazhohet per mjedisin dhe mireqenien e kafsheve. Ndalimi i therjes rituale ka qene nje nga qellimet e saj te para te medha. Mariannne Thieme Te gjitha raportet nga shkencetaret e pavarur vertetojne se kafshet ne luften e tyre me vdekjen perjetojne gjithcka ne gjendje te vetedijshme deri ne kater minuta zgjat vdekja e tyre. Kater minuta gjithe dhimbje dhe frike. Ne nuk duam te ndalojme therjen rituale por duam qe keto kafshe me pare te trullosen. Cdo kafshe eshte e rendesishme


Per mishin hallall apo kosher ligji bente perjashtim


Deri tani ligji holandez - si ne shumicen e vendeve perendimore ndash ka kerkuar ne fakt qe kafshet duhet te trulloseshin para therjes. Por per mish hallall apo kosher behej nje perjashtim Ketyre kafsheve lejohej tu pritej qafa ndersa ndodheshin plotesisht ne gjendje te vetedijshme.



Kjo ka ndryshuar tani Qe tani e tutje te gjithe kasapet muslimane dhe hebrej duhet ti trullosin me pare kafshet ndash me perjashtim nese ata mund te japin prova shkencore se kjo lloj vrasjeje nuk i le kafshet te vuajne me shume se vrasja konvencionale me trullosje. Vetem atehere keshtu kerkon shumica e deputeteve mund te behet nje perjashtim. Por ky ndalim eshte shume i diskutueshem.


Argumentat e kundershtareve te ndalimit te therjes


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Prane Jose Manuel Barrosos kryerabini britanik Jonathan Sacks.


Deri kohet e fundit eshte demonstruar para parlamentit ne Hage. Aktiviste te te drejtave te kafsheve i paraqiten deputeteve dhjeteramijera nenshkrime kundershtare te ndalimit te therjes derguan ne gare rabine te cilat erdhen nga e gjithe Evropa per seanca degjimore ne parlament Gjeni nje zgjidhje tjeter - per hir te vendit tuaj dhe te lirise beri thirrje per shembull kryerabinibritanik Jonathan Sacks.


Per kundershtaret ndalimi i therjes rituale eshte diskriminues dhe disproporcional Shkalla e kushteve te veshtira ne thertore eshte shume me e madhe. Ndalimi do te shkaktonte vetem qe mishi hallall dhe kosher te importohej nga jashte. Per me teper ndalimi shkel te drejten themelore te lirise fetare. Kete e thekson per shembull Henk Jan Ormel nga Demokratet e krishtere. Ata si dhe partite e vogla kalviniste dhe shoqatat muslimane dhe hebreje kane qene kunder ndalimit.

Komuniteti musliman ne Holande nuk i ka bashkuar forcat ende dhe eshte shume i percare. Keshtu ai mungonte ne debat dhe nuk kishte as lobi per te protestuar kunder ndalimit.


Kundershtim nga perfaqesuesit hebrej


Lobi cifut nga ana tjeter u aktivizua menjehere. Komuniteti hebre ne Hollande e krahason biles ndalimin e therjes rituale me kohen gjate pushtimit gjerman ne Luften e Dyte Boterore. Ndalimi do ti sillte qytetareve te vjeter hebre stres dhe nete pa gjume. Dhe stresi i njerezve eshte me i rendesishem se ai i kafsheve thote i indinjuar Loonstein Herman nje avokat i njohur hebre nga Amsterdami. Ai me tej thote Shume hebrej te vjeter me thone Keshtu ka filluar edhe atehere pushtimi dhe une duhet te them nuk jam i sigurt nese mbetet me kaq



Si vazhdim mund te ndalohej syneti ose varrosja e te vdekurve ne varrezat hebreje te cilet duhet te mbeten atje pergjithmone.

Ajo qe i jep shprese kundershtareve te therjes rituale Ne vjeshte te ketij viti ligji i ri duhet te miratohet edhe nga senati holandez dhe aty argumente te tilla si shkelja e te drejtave themelore zakonisht zene me shume peshe se ne Dhomen e Perfaqesuesve.


Autor Schweighoumlfer/Angjelina Verbica


Redaktoi Elert Ajazaj