Inspektoriati Qendror Teknik, nje agjenci ne varesi te Ministrise se Energjetikes, konstaton se pikat e karburanteve me pakice mashtrojne me cilesine dhe nuk respektojne rregullat perkatese te sigurise.

“Jane rreth 15 subjekte me shkelje te renda dhe me mungesa te theksuara ne dokumentacion. Per kete jane vendosur masa me gjobe maksimale deri ne 500 mije leke deri ne bllokim te aktivitetit te tyre”, eshte shprehur drejtori i IQT-se, Virgjil Joti.

Nje tjeter fenomen i perhapur mbetet edhe tregtimi informal i gazit, i cili behet krejtesisht jashte kushteve minimale te sigurise.

“Te gjitha ato autogaze te cilat vertetohet se jane pa kushte teknike, do te bllokohen dhe do te cohen per ndjekje penale”, theksoi Joti.

Inspektoriati paralajmeron se do te mbylle te gjitha pikat e tregtimit te karburanteve dhe gazit qe abuzojne me cilesine dhe nuk respektojne kushtet e sigurise.