Shtepia botuese Mediaprint eshte e para ne vendin tone e cila ka bere te mundur hedhjen dhe leximin e librave ne internet ne gjuhen shqipe. Kjo kompani ka mundesuar qe ta beje gjuhen shqipe gjuhen e peste ne rrjetin e librave qe lexohen elektronikisht ne internet pas anglishtes gjermanishtes frengjishtes dhe Italishtes. Kete e deklaroi per gazeten Albania perfaqesuesi i kesaj shtepie botuese Elvis Themeli. Kete imazh te ri dhe si nje surprize per te gjithe lexuesit shqiptar jo vetem brenda vendit por edhe ne bote shtepia botuese Mediaprint e ka prezantuar dje ne Panairin e Librit Nentor 2010 organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptare. Gjate nje viti Mediaprint ka realizuar mjaft botime te reja kryesisht libra shkollore per nxenesit e gjimnazit. Po keshtu per te gjithe nxenesit jane hartuar shume tekste ushtrimesh dhe testesh qe ju vijne ne ndihme atyre gjate procesit te te mesuarit ne shkolle. Sivjet stenda e Mediaprint eshte vendosur ne nje siperfaqe prej 72m2 dhe eshte ideuar dhe realizuar nga arkitekte dhe specialiste me eksperience. Nje vit me pare ne panairin e nentorit 2009 Mediaprint fitoi cmimin e Stendes me te mire. Edhe kete vit ne vijme me nje prezantim cilesor jo vetem nga forma por edhe nga cilesia e botimeve te saj. Teknologjia e re e realizimit te botimeve eshte nje risi e Mediaprint te cilen do ta kene mundesi ta prekin nga afer te gjithe lexuesit tane ne panairin ne hyrje te pallatit te Kongreseve.



Shtypshkronja

Nje investim i planifikuar nje vit me pare behet tashme realitet. E vetmja ne llojin e vet ne Shqiperi kjo makineri e shtypit rotative ka kaluar te gjitha procedurat e instalimit dhe testimit te saj duke mundesuar keshtu fillimin e prodhimit. Ne bashkepunim te ngushte me kompanine austriake MPS-Multifunctional Printing Service GmbH e mirenjohur ne fushen e instalimit te makinerive te shtypit te sheshte Mediaprint perfundon me sukses gjithashtu edhe te gjitha fazat e trajnimit te personelit. Kjo makineri e re mundeson shtypin e materialeve me tirazhe te medha dhe me nje cilesi teper te larte duke tetefishuar kapacitetet e prodhimit. Investimi gjigant i ketij projekti e vendos Mediaprint-in ne nje pozicion lider ne fushen e botimeve dhe shtypshkrimeve.



Kompania

Kompania Mediaprint Sh.p.k e ka nisur aktivitetin e saj me botimin e librave shkollore fillimisht me linjen e botimeve te teksteve shkollore te biologjise dhe gjuhes angleze per arsimin 9-vjecar dhe te mesem per te vazhduar me tej me linja te tjera te teksteve shkollore si gjuha shqipe matematika fizika edukata shoqerore libra te shkencave sociale si sociologjia apo psikologjia qytetaria guida turistike trashegimia kulturore etj.

Shtepia botuese Mediaprint eshte bere pjese e ndryshimeve qe kane pesuar politikat arsimore te edukimit qe nga viti 2006 ne procesin e botimit te teksteve shkollore. Synimi per te realizuar tekste sa me cilesore jo vetem ne permbajtje por edhe ne forme e ka rritur kompanine tone duke e cuar drejt perqafimit te standardeve bashkohore. Partneriteti mes shtepise botuese dhe autoreve ka bere qe me teper se 70 autore tekstesh dhe rreth 100 bashkepunetore te realizojne botimin e me shume se 50 teksteve shkollore dhe 30 manualeve te perdorimit ne ndihme te nxenesit. Profesore mesues/e metodiste redaktore shkencore recensente redaktore gjuhesore e teknike korrektore piktore fotografe grafiste jane nje grupim i madh qe punojne per realizimin e ketyre teksteve. Shtepia botuese Mediaprint nepermjet kontakteve te saj me shkollat duke vleresuar bashkepunimin me mesuesit pergatit per ta materiale ndihmese si plane mesimore apo libra mesuesi si dhe mjete didaktike ne ndihme te procesit mesimor.





12 Nentor 2010