Afshe nxehtesie djersitje gjate nates siklete dhimbje trupi emocione te pakontrolluara. Mosha e dyte e femrave nuk kalohet aq lehte. Ne kete periudhe grate perballen me shume veshtiresi psikologjike dhe emocionale


Menopauza eshte nje ngjarje fiziologjike qe te femra i korrespondon fundit te ciklit menstrual dhe moshes se pjellorise. Ne menopauze perfundon edhe aktiviteti i vezoreve. Ato nuk prodhojne me veze dhe estrogjene hormonet femerore. Kjo lloj gjendje shkakton nje sere ndryshimesh te femrat. Ato variojne sipas personit dhe mund te jene pak a shume te dukshme. Por jo te gjitha shenjat e shfaqura ne trupin e femres lidhen me menopauzen. Ndikojne dhe faktore te tjere sic eshte familja dhe gjendja sociale. Menopauza eshte nje proces natyror i cili heret ose vone shfaqet ne jeten e cdo gruaje. Ne pjesen me te madhe te rasteve ky fenomen mbeshtillet me mister dhe frike. Ka shume femra qe vetem po ta mendojne tmerrohen. Arsyeja Sepse kane degjuar per shqetesime fizike qe lidhen me kete periudhe dhe i tremb ideja qe mund ti vuajne keto efekte shqetesuese. Menopauza shoqerohet me afshe nxehtesie djersitje gjate nates siklete dhimbje trupi emocione te pakontrolluara. Mosha e dyte e femrave nuk kalohet aq lehte. Ne kete periudhe grate perballen me shume veshtiresi psikologjike dhe emocionale. Por cilat jane te rejat e fundit qe lidhen me lehtesimin e simptomave dhe pasojat e menopauzes Disa specialiste tregojne se cilat jane pjeset e trupit te femra qe preken me shume nga fenomeni menopauze. Deri ne menopauze trupi mbrohet nga lsquomburoja hormonale. Estrogjeni progesteroni dhe androgjeni jane hormone qe varen nga funksioni gonade gjender seksuale dhe ai mbiveshkor te cilat veprojne jo vetem mbi hormonet riprodhuese por ne te gjithe organizmin femeror skeletin sistemin kardiovaskular aparatin tretes trurin. Kur funksioni gonade nderpritet trupi fillon te behet si i meshkujve duke grumbulluar dhjame ne bark shpjegon nje specialist. Ajo qe i shqeteson me shume ekspertet nuk eshte dhjami qe formohet ne bark por komplikacionet e shumta qe sjell menopauza. Mjekesia mendonte se e kishte zgjidhur problemin duke i zevendesuar hormonet natyrore me ato te sintezes qe organizimi nuk i prodhon me. Para pese vitesh nje studim amerikan tregoi se terapia hormonale zevendesuese nuk e mbron sistemin kardiovaskular madje rrit rrezikun per nje tumor te gjirit dhe patologjive kardiake. Ato qe i tremben me shume kesaj periudhe jane femrat ne moshe te re. Nje fakt kurioz eshte se kjo faze e jetes eshte frikesuese vetem ne kulturen perendimore. Ne kulturat e tjera qe nuk i kushtohet nje rendesi kaq e madhe bukurise dhe terheqjes menopauza nuk konsiderohet si fillimi i fundit por eshte pikerisht shenja e nje statusi social te maturuar. Per shembull ne Indi grate qe kane arritur ne periudhen e menopauzes mund te dalin per te biseduar dhe per te pire me burrat. Nuk duhet te mbajne me perce dhe te qendrojne te vecuara. Ne Etiopi nje gruaje qe eshte ne menopauze i lejohet te ece ne token e shenjte dhe te marre pjese ne rituale te tjera.


Menopauza eshte nje moment ndryshimi mjaft i rendesishem ne jeten e grave duke u bere shpesh nje periudhe e thelle reflektimi. Gjithashtu nuk duhen lene pas dore edhe ndjesite qe krijon ne trup per shembull afshet e nxehtesise nuk jane sajime psikosomatike sic besohej dikur por simptoma te verteta. Megjithate feminiliteti i nje gruaje nuk venitet pas kesaj periudhe e gjithashtu as nuk pakesohet nga ajo lloj karikature histerike dhe shkaterruese qe mendohej se e perfaqesonte per shume kohe. Per shembull eshte provuar se depresioni te cilit i jane nenshtruar disa femra nuk ka ndodhur per shkak te ndryshimeve fiziologjike por per probleme te tjera qe terhiqen zvarre gjate gjithe jetes ose jane tipike te moshes se dyte mosmarreveshjet ne marredhenien bashkeshortore keqkuptimet me femijet prinderit femijet qe braktisin shtepine per tu martuar ose qe shkojne per te jetuar diku larg. Eumlshte e qarte se sa me shume nje grua te vleresoje pozitivisht veten dhe jeten e saj aq me lehte do ta perballoje periudhen e lidhur me menopauzen. Natyrisht mund te shfaqen pak me teper simptomat e origjines fiziologjike per shembull sic ndodh ekzaktesisht per dhimbjet e bezdisshme menstruale ose sindromen premenstruale. Eumlshte shume e nevojshme te behet nje ndarje mes atyre qe hyjne ne menopauze ne menyre natyrore dhe atyre qe hyjne rastesisht duke vijuar me pas me nderhyrjet kirurgjikale ekografite radioterapite ose kimioterapite. Duke e thjeshtuar ne maksimum menopauza eshte fundi total i menstruacioneve. Ky eshte nje moment transformimi qe mund te zgjase nga 10 deri ne 15 vjet periudhe gjate se ciles sistemi riprodhues femeror ndryshon gradualisht.


Ne terma biologjike menopauza i referohet shfaqjes se ciklit te fundit qe paraprihet nga premenopauza. Ne kete faze cikli eshte i crregullt per nje kohe te gjate. Pas kesaj periudhe vijon edhe casti kritik qe tregon 10-15 vitet ku vezoret ndalojne gradualisht se prodhuari veze dhe sasi te medha hormonesh. Nuk ekziston nje menyre per te parashikuar ekzaktesisht se kur do te filloje makthi i madh ndoshta disa faktore mund te ndikojne mbi kete gjendje por studiuesit nuk jane ende te qarte ashtu sic nuk dine me saktesi se kur kane hyre ne periudhen e menopauzes nenat e tyre. Ajo qe duket me e mundshmja eshte se e gjithe kjo nxitet nga gjene individuale. Ndonjehere mund te shfaqet nje menopauze e parakohshme para te 35-ve ose e vonuar pas te 52-ve. Per nje diagnoze me te sakte eshte e keshillueshme ti drejtoheni specialistit.


Pranimi i plote i ndryshimeve te dukshme qe trupi i femres peson me menopauzen mund te jete i vlefshem per tiu afruar kesaj periudhe te jetes me me pak shqetesim. Mbi te gjitha duhet te bindemi se menopauza nuk eshte nje semundje e gjithashtu as nje krize por nje kalim natyror biologjik thjesht nje nga te shumtit qe ndodhin ne jeten e nje gruaje. Ky eshte nje ndryshim si shume te tjere. Varet se sa te afta jane ta perballojne kete periudhe thote nje specialist.