Një Bojan Kërkic i ri. Por jo serb, shqiptar. I konsideruar nga ekspertët si një talent i madh. Me "katër yje", vlerëson dikush. 15-vjecari Mërgim Hereqi është tifoz i Mancesterit, por adhuron dhe e sheh veten si një Didier Drogba i ardhshëm. E ka parë sulmuesin kryesor të Celsit nga afër, kur shqiptari që luan në Norvegji për ekipin e të rinjve të Stromsgodset IF u testua vitin e kaluar te "Blutë" e Londrës, duke tërhequr masivisht vëmendjen e medias britanike e sigurisht ato norvegjeze. Sulmues i fuqishëm në lojën në ajër (182 cm), i lindur për të qenë një hap përpara të tjerëve në vendin e duhur, lojtari i përfaqësueses U-16 të Norvegjisë.
Hereqi i ka të gjitha shanset që në përfundim të sezonit të jetë pjesë e të rinjve të Celsit. "Unë e pëlqej Celsin si klub. Aty ka lojtarë shumë të mirë ", - u shpreh Hereqi për gazetën Aftonpost.
"Ai u la një përshtypje të madhe në kamping dhe Celsi u interesua për ta pasur për një javë në stërvitje", - tregon trajneri i të rinjve të Stromsgodset IF, Bjorn Peter Ingrebetsen.
Në trajninigun në Londër i befasoi të gjithë në ndeshjet testuese ku shkëlqeu në takimin kundër Brajotni në kampingun e Porsgrun, për të qenë në bllokun e shënimeve të trajnerit të larguar Hoze Murinjo, por edhe në databazën e klubit të miliarderit rus, Roman Abramovic.
Pas kësaj për talentin shqiptar interesohet edhe Reading, klubi tjetër britanik, shkruan faqja norvegjeze dt.no. Gjithsesi, kosovari brenda vetes ka një ëndërr të luajë për fanellën e Shqipërisë, edhe pse ka luajtur për Norvegjinë e ka shënuar për të.