Jorida Pasku


Kur shkel në Shtëpinë e të Moshuarve, një ndërtesë dykatëshe ne zemër të një grupi pallatesh të vjetra dhe të reja në lagjen Ali Demi, me dhoma të ndara dyshe dhe treshe, të shtruara me pllaka, ambiente të ngrohura me kaldaja, të mobiluara thjesht dhe të pajisuara me televizorë, frigoriferë, bibliotekë e verandë, largohen të gjitha ato përfytyrime për azilin si një strehë e harruar dhe e vetmuar.


Javën e kaluar të gjithë të moshuarit ishin të tronditur nga ikja e papritur e Nexhmedinit, mbretit, që u fik ashtu befas duke ngrënë bukë. Me gojën e tij kërkoi ta çonin të prehej në Burgajet ku jetoi gjithë jetën. Në fillim të ndrojtur, të prekur, u duk se të gjithë të moshuarit u çliruan kur drejtori Resul Domi u tha: Kaq është jeta dhe pas tij të gjithë njëzëri: Kaq është, kaq. Në dhomën e bibliotekës dëgjoje të tjerë që ziheshin mes tyre: Unë thashë që do të vdisja vetë. Jam më i madh se ai. Po shpëtova siç duket. I përgjigjej tjetri, më tinzari i grupit që nuk e hiqte nga buza një cigare të hollë: Mos më shkatërro nervat. Të gjithë ashtu do ikim. Qendra e të Moshuarëve, e vetmja rezidenciale shtetëtore në Tiranë, ku punohet 24 orë, ka një histori të gjatë. Për herë të parë është hapur në vitin 1969, në vendin ku ndodhet sot Kryegjyshata, me dy ambiente të bollshme ku jetonin bashkë burra e gra. Në vitet 90 objekti iu kthye pronarëve. Godina e lagjes Ali Demi ka qenë çerdhe dikur. Të moshuarit u vendosën aty rreth vitit 1992 dhe nuk kanë lëvizur qysh atëherë. Janë bërë ndërhyrje në qendër, janë marrë apartamentet dhe shtëpitë e banimit rreth e rrotull e janë ndërtuar 6 dhoma dyshe dhe 6 treshe. Në to jetojnë 30 të moshuar. Në vitin 2008 qendrës iu bë rikonstruksion i plotë. Drejtori Resul Domi, që e kishte vitin e parë të punës, mori vendimin që edhe femrat të pranoheshin në qendër, për ta zbutur edhe pak klimën në një ambient vetëm me burra.


Kostoja e jetesës së një të moshuari shkon te 40-50.000 lekë. Deri 5 vite më parë ata linin në qendër 80 përqind të pensionit, kurse vitin e kaluar kjo shifër u ul, shkoi në 40 përqind, pritet të shkojë 20. Pjesën tjetër secili e mban vetë. Qendra financohet nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe donacionet. Veç kompanive kryesore celulare, donatocione vijnë edhe nga komunitetet fetare, shkollat, shoqëria civile. Të moshuarit nuk ankohen për financat. Halil Ram Islamukaj i ardhur para 1 viti nga Luzha e Tropojës tregon: Jetojmë mbi normalen, çdo dhomë ka televizor, frigorifer, dollap, krevat. Kujdestaret i kemi afër sa herë kemi nevojë. Na respektojnë. Pensioni i Halilit është 13.400 lekë në muaj, nga këto i mbahen 5400 lekë. 74-vjeçari e harxhon 8000 lekëshin për cigare, kafe që i pi me shokët te Ushtari i Panjohur, vendi që i pëlqen të vizitojë më shpesh.


Në projektet e afërta të qendrës është zgjerimi i ambientit me tjetër hapësirë, për të rritur në 20-30 numrin e të moshuarëve që pranohen aty. Po përpiqemi të hartojmë politika me Ministrinë e Punës dhe Shërbimin Social Shtetëror që të na gjejnë të përgatitur për përballimin e prurjeve. Ka shumë kërkesa për shkak të migrimit të brendshëm, shpjegon drejtori Domi. Buxheti i këtij viti është 7.5 milionë lekësh. Kurse vitin tjetër buxheti pritet të rritet 30 milionë, me qëllim shtimin e ambienteve. Me rritjen e numrit të të moshuarve, natyrshëm shtohen edhe problemet, që nga zënkat e vogla mes njeri-tjetrit deri te problemet instititucion-i afërm. Rritja e hapësirës kërkon edhe kapacitete njerëzore. Sot punojnë 13 psikologë, punonjës socialë, infermiere, kuzhiniere. Problem ngelet bashkëjetesa e të moshuarëve me shokët e tyre që vuajnë nga sëmundjet mendore dhe jo rrallë janë burim konfliktesh. Domi i përgjigjet po me pyetje zgjidhjes së problemit: Ku ti çojmë? Kush i mban?


 


 Tri jetët e Halilit


Halil Ram Islamukaj, i ardhur para 1 viti në Shtëpisë së të Moshuarëve, ka jetuar 73 vite në fshatin Luzhë të Bajram Currit, që nuk mbahet vetëm për klimën e mirë, ujin e freskët dhe tokën e pasur, por gëzon emër të mirë edhe si vendi i Rexhep Tarçuki Balës (Dervish Luzhës) që i ka dhënë emrin fshatit. Këtë njeri të mirë, sipas Halilit, nuk mundi ta hidhte poshtë as sistemi komunist. Çdo ditë në tyrbe e vizitonin fshatarët e tij, njerëz të ardhur nga skaje të ndryshme të Shqipërisë dhe të huajt.


Halili ka bërë për vite punën e elektriçistit dhe të berberit, sa herë që duhet të zhvendosej në qytet kur nuk kishte vende të lira për elektriçist. Ka bërë vetëm 7 klasë shkollë. Ashtu ishte koha atëherë. Shkonin në shkollë të tjerë njerëz, një pakicë. Punën e elektriçistit e ka mësuar para të fillonte elektrifikimi i vendit, në një kurs në qytetin e  Bajram Currit. Nga përvoja i këshillon të rinjve të mos i ndahen shkollës. Të paktën ta bëjnë një kurs, ta kenë një zanat që të hanë bukë.


Jeta i shkoi fjollë Halilit deri para martese. Andrrallat do vinin më tej, me martesën e parë, të dytën, të tretën dhe të fundit. Për herë të parë u martua në 69-ën. Edhe ai si Luljeta rrëfen se vuajtjet që kaloi i kanë djegur memorien. Edhe po të kishte pas mendt e gjithë botës, do i ishin shly.


Me gruan e parë kishte divergjenca dhe martesa përfundoi shpejt. Nga kjo martesë lindi një fëmijë që e pa dritën vetëm 2-3 muaj. Halili sot 74 vjeç nuk është i sigurt nëse djali nuk jeton më, por e vërteta iku bashkë me gruan së cilës ai i mori jetën. Nuk dëshiron të flasë gjatë për problemet që i ndanin bashkëshortët. Ai nuk ra dakord kurrë me emancipimin e gruas, që sistemi komunist e ngriti aq lart dhe presioni ishte i tillë atëherë që nuk të linte të jetoje një ditë rehat. Është i mendimit se kryefamiljari duhet të respektohet me patjetër, ashtu siç ai duhet të respektojë të drejtat e anëtarëve të tjerë.


Pas ngjarjes së rëndë u deshën vite që të gjente qetësi me veten. Në gjendje të kthjellët pohon se nuk do ta bëntë kurrë, por në tensionin e asaj dite arsyeja ishte arratisur kushedi se për ku.


Paskëtaj u fut në burg për 14 vite pa 23 ditë dhe u fut në punë të rënda në minierën e Bulqizës dhe Batër të Martaneshit. I izoluar ka jetuar një farë kohe edhe në burgun e Sarandës.


Pas burgut u martua sërish. Martesa e dytë erdhi në vitin 1984, zgjati një vit e ca. Fëmijë nuk bëri se e kuptoi sërish që mungonte komunikimi në çift. Deri në martesën e tretë do kalonin edhe 5-6 vjet. Halili e pyet gruan e tretë, Xhevahiren, të vetmes që i thotë emrin: Çshpresë ke në mue? e ajo i gjegjet: Jam e sigurt, që të paktën ti i çmendur nuk je. Të pranoj ty se kur do të më lutësh mgjen nrrugë. Unë nuk dal jashtë rruge.


Nusja nga Shipshani e mbajti premtimin për 20 vjet. Më 15 korrik të vitit 90 Halili e futi në shtëpinë e re, njëkatëshe, me tre dhoma, me ballkon model elbasani, solet monolite të mbuluar me tjegulla. Ishte shtëpia që bëri për të jetuar me Xhevahire Azem Nezirin dhe me vdekë me të. Më 13 prill, pas një viti martuar, Halili dhe Xhevahirja u bënë me djalë. Pak kohë pas lindjes ai u sëmur rëndë. Një rrugë e gjatë mundimi për shërimin e të birit Luzhë-Bajram Curr. Arriti ta kthejë shëndoshë. Tani djali është 20 vjeç. Vazhdon studimet e larta, por babanë nuk e sheh asnjëherë.


Halili u nda edhe me të tretën grua. I mban mëri vetëm se gruaja nuk i besoi sekretin e largimit të djali