Autori i Lajmit: red.
Pas publikimit të tabelës së rritjes së pagave të mjekëve, zbardhet e plotë edhe rritja e pagave në sistemin arsimor. Gazeta publikon tabelat me shtesat përkatëse për të gjithë punonjësit sipas pozicionit të punës dhe arsimimit që kanë. Shtesa mesatare që do të përfitojnë është 13.29%, e në këtë mënyrë arrihet dyfishimi i pagave të tyre në krahasim me vitin 2005. Qeveria ka ndryshuar vlerat për pagën e të 4 grupeve. Ndërkaq është vendosur rritje e shtesës për pozicion për të gjithë punonjësit e arsimit pasuniversitar. Kjo shtesë është bërë në mënyrë të diferencuar për të realizuar rritjen mesatare sipas parashikimit. Mësuesit do të paguhen edhe për orët shtesë. Në tabelën e mëposhtme janë përcaktuar të gjitha kategoritë që përfitojnë. Rritja e pagave për arsimtarët do të bazohet edhe në rezultatet e arritura në testimin e kryer gjatë muajit maj. Shtesa e pagës ndryshon sipas vjetërsisë në profesion, por kjo vetëm nëse janë kualifikuar në testim. Për mësuesit që plotësojnë vitet e punës nga 5 deri në 9 vjet dhe kanë konkurruar për shkallën e tretë të kualifikimit, ndërsa ata që plotësojnë vjetërsinë nga 10 deri në 19 vjet për shkallën e dytë të kualifikimit si dhe 20 e më shumë vjet për shkallën e parë të kualifikimit. Në bazë të këtij kategorizimi mësuesi përfiton shtesë në pagë, që për kategorinë e tretë është plus 5 për qind, për të dytën plus 10 për qind dhe për të parën plus 20 për qind e pagës aktuale. Mësuesi që rezulton ngelës në provim, nuk do të përfitojë rritje page, por ka mundësi të aplikojë sërish vitin e ardhshëm. Kështu afro 44 mijë arsimtarë në të gjithë vendin përfitojnë rritje pagash nga 4 deri në 7 mijë lekë në muaj. Sipas vendimit, rritjes së pagave i janë nënshtruar dy kolonat e pagave për këta punonjës. Kështu paga bazë nga 11 mijë ka shkuar në 12 mijë lekë, si dhe është rritur edhe paga e pozicionit.



Pagesa për orët shtesë

Struktura e pagës për punonjësit mësimorë të arsimit parauniversitar.

Punonjësit mësimorë efektivë që, për nevoja të procesit mësimor, japin orë mësimi mbi normën e lejuar mësimore, paguhen për çdo orë mësimore shtesë, në masën:

Në shkollat e mesme, 300 lekë.

Në shkollat 9-vjeçare, 250 lekë.

Punonjësit e jashtëm, të specialiteteve të ndryshme, që japin mësim në shkollat e mesme, në shkollat teknike e profesionale, si dhe në kurset e ndryshme (me përjashtim të kurseve, që ngrihen pranë shkollave të larta dhe institucioneve të tjera të kualifikimit të punonjësve mësimorë), për çdo orë mësimore shpërblehen në të njëjtën masë me punonjësit mësimorë efektivë, si më sipër.”



Pozicioni:

Drejtor i shkollës së mesme, përgjegjës poligoni, drejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë, drejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë, drejtor në shkollat me probleme të larta, drejtor i konvikteve

Paga e Grupit 12 000 lekë

Shtesa për Pozicion 45000 lekë

Shtesa për Kualifikimin 5%,10%,20%

Pozicioni:

Zv.drejtor i shkollës së mesme, përgjegjës i bazës prodhuese, zv. drejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë, zv.drejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë, zv.drejtor në shkollat e nxënësve me probleme mendore, drejtor i qendrës kulturore të fëmijëve.

Paga e Grupit 12 000 lekë

Shtesa për Pozicion 40000 lekë

Shtesa për Kualifikimin 5%,10%,20%

Pozicioni:

Drejtor i shkollës 9-vjeçare

Paga e Grupit 12 000 lekë

Shtesa për Pozicion 36000 lekë

Shtesa për Kualifikimin 5%,10%,20%

Pozicioni:

Drejtor i shkollës fillore klasa 1-4 –t, përgjegjës i shkollës me klasë kolektive, zv.drejtor i shkollës 9-vjeçare, përgjegjës sektori në Qendrën Kulturore të Fëmijëve

Paga e Grupit 12 000 lekë

Shtesa për Pozicion 34500 lekë

Shtesa për Kualifikimin 5%,10%,20%

Pozicioni:

Drejtor i kopshtit me ushqim

Paga e Grupit 12 000 lekë

Shtesa për Pozicion 33000 lekë

Shtesa për Kualifikimin 5%,10%,20%

Pozicioni:

Drejtor i kopshtit pa ushqim

Paga e Grupit 12 000 lekë

Shtesa për Pozicion 30000 lekë

Shtesa për Kualifikimin 5%,10%,20%

Pozicioni:

Mësues në shkollat e mesme, mësues në institutin e nxënësve që nuk shikojnë, mësues në institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë, mësues në shkollat me probleme të larta mendore, inspektor në qendrën kulturore të fëmijëve

Paga e Grupit 12 000 lekë

Shtesa për Pozicion 33000 lekë

Shtesa për Kualifikimin 5%,10%,20%

Pozicioni:

Mësues në shkollat 9-vjeçare, edukatore konvikti, kujdestar konvikti

Paga e Grupit 12 000 lekë

Shtesa për Pozicion 30000 lekë

Shtesa për Kualifikimin 5%,10%,20%

Pozicioni:

Edukator në kopsht fëmijësh

Paga e Grupit 12 000 lekë

Shtesa për Pozicion 37500 lekë

Shtesa për Kualifikimin 5%,10%,20%

Pozicioni:

Mësues

Paga e Grupit 10 000 lekë

Shtesa për Pozicion 24500 lekë

Shtesa për Kualifikimin 5%,10%,20%

Pozicioni:

Mësues

Paga e Grupit 80 000 lekë

Shtesa për Pozicion 24500 lekë

Shtesa për Kualifikimin 5%,10%,20%

Pozicioni:

Edukator në kopsht fëmijësh

Paga e Grupit 80 000 lekë

Shtesa për Pozicion 22500 lekë

Shtesa për Kualifikimin 5%,10%,20%

Pozicioni:

Edukator në kopsht fëmijësh

Paga e Grupit 10 000 lekë

Shtesa për Pozicion 22500 lekë

Shtesa për Kualifikimin 5%,10%,20%



Ky lajm është publikuar: 11/06/2009