Tiranë


Mimoza Kuqi Demollari do të jetë drejtoresha e re e Drejtorisë Arsimore për qytetin e Tiranës. Kjo është drejtoria më e rëndësishme në të gjithë vendin, jo vetëm për shkak se Tirana është kryeqytet, por edhe sepse Demollari do të ketë në hyqmin e saj numrin më të lartë të shkollave, mësuesve, nxënësve.


Mimoza Kuqi Demollari është zgjedhur dje në finalen e konkurrimit, në seancën e fundit, ku i pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Edi Rama. Pas prezantimit të 7 kandidatëve të përzgjedhur nga fazat e mëparshme të konkurrimit, juria vendosi përzgjedhjen e Mimoza Kuqi Demollarit në krye të Drejtorisë Arsimorë për qytetin e Tiranës. Mimoza Kuqi u përzgjodh me 4 vota, ndërsa 3 vota mori kandidatja Ermioni Çekani, 1 Ariona Byzuka dhe 1 votë Aida Serjani. Në garën për kreun e ri të Drejtorisë Arsimore për qytetin e Tiranës konkurruan 48 kandidatë. Ndërsa dy ditë më parë u zgjodh kreu i DAR për Qarkun e Tiranës. Po kështu ka përfunduar procesi final dhe përzgjedhja e drejtorëve të Drejtorive Arsimore në 11 qarqe të vendit. Investimi në arsim nuk është një materie që kthehet në rezultat të menjëhershëm. Investimi në arsim ka të bëjë me vizionin për shoqërinë dhe të ardhmen e saj dhe me strategjinë që buron dhe vullnetin për ta bërë atë realitet, ka deklaruar Kryeministri Rama.


 


Ky shkrim Mimoza Kuqi, në krye të drejtorisë arsimore u publikua me pare te Gazeta SHQIP.