Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri leshoi nje mesazh ngushellimi, ku nder te tjera i shprehte familjes Pano, ngushellimet me te thella per humbjen e njeriut te tyre te dashur "Nderit te Kombit", legjendes se madhe dhe te paperseritshme te futbollit shqiptar, Panajot Pano. Ministria e Kultures, Turizmit Rinise dhe Sporteve me nje mesazh ngushellimi, vleresoi nderkaq vepren qe legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano la pas. "Panajot Pano gjate karrieres se tij 18-vjecare si futbollist ka luajtur dhjetera ndeshje me Kombetaren e Shqiperise, duke mrekulluar me mjeshterine e tij, miliona sportdashes", - shkruhej ne mesazhin e ministrit Xhaferri. "Ai i dha emer ne bote futbollit shqiptar dhe ka frymezuar brezat e ardhshem per rezultate te metejshme. Ne ceremonine e zhvilluar ne vitin 2003, Panajot Pano mori cmimin "Golden Player of Albania" nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ndersa ne mars te 2009 ai u nderua me titullin "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Republikes. Vdekja e Panajot Panos eshte nje humbje e madhe per sportin shqiptar, por vepra dhe lavdia e tij do t'i frymezojne brezat e sotem e te ardhshem te sportisteve per t'i sjelle Shqiperise suksesin e merituar". Ministria qe mbulon edhe sportin ne Shqiperi eshte ngarkuar qe te organizoje ceremonine mortore te mjeshtrit te madh te futbollit tone, Panajot Pano, qe u nda dy dite me pare nga jeta, pas nje ataku kardiak. Ndarja e tij nga jeta eshte nje humbje e madhe per familjen, per komunitetin e sportisteve shqiptare si dhe per vete shoqerine tone.