Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni në një deklaratë për shtyp bëri të ditur se lista përfundimtare e zgjedhësve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 Qershorit 2009, tashmë është ngarkuar në internet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe mund të gjendet në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Brendshme ne ikonën, “Lista e zgjedhësve 2009”.


Sipas Ponit, “gjithkush mund të verifikojë fare lehtë emrin e tij në listën përfundimtare të zgjedhësve. Në më pak se një sekondë në kërkim shfaqen të dhënat e zgjedhësit dhe përbërësit zgjedhorë”.


Ndërkohë, mësohet se, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, pas përpunimit të informacionit dhe vendimmarrjes të të gjithë kryetarëve të njësive vendore, ka vënë në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve listën përfundimtare të zgjedhësve, numrin e zgjedhësve për çdo njësi vendore, numrin e qendrave të votimit dhe adresat e tyre përkatëse, si dhe numrin e zgjedhësve për çdo qendër votimi.




...