Komisioni i ekonomisë ka miratuar sot ndryshimet në ligjin për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.  Mbledhja e komisionit është shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës ku këta të fundit janë shprehur kundër ndryshimeve në ligj.

 


Sipas deputetëve socialiste ndryshimet në ligjin për regjistrimin e pasurive të paluajtshme i jep pushtet absolut qeverisë. Ata kanë theksuar se janë marrë shumë fonde nga Bashkimi Europian dhe Banka Botërore për regjistrimin e pasurive të paluajtshme por ende nuk është zgjidhur asgjë.

 


Komisioni ka miratuar gjithashtu edhe ndryshimet në lidhje me funksionimin e zyrës së pasurive të paluajtshme. Sipas këtyre ndryshimeve ZRPP-ja do të drejtohet nga një bord i cili do të përzgjidhet nga ministri i financave, ministri i drejtësisë ose nga kryeministri.