Kryeminitri Berisha u shpreh në mitingun përmbyllës së fushatës elektorale të PD-së se uragani i fitores është sot vërshon në Tiranën blu. "Në këtë miting festojmë projektin tonë për Tiranën europiane për Shqipërinë europiane" u shpreh Berisha."Ne mblidhemi sot në mitingun më madhështor që ky shesh ka njohur pasi në këtë fushatë jo vetëm në mitingje dhe takime por për herë të parë kam kominikuar me një million e 700 mijë shqiptarë me mesazhe dhe email" ka theksuar Berisha. Më tej Berisha shtoi se "ëndrra bëhet realitet vetëm për ata që e besojnë me të vërtetë dhe ne jemi ata që i besojmë ëndrrës europiane".

"Të bashkohemi që të bëjmë realitet ëndrëën e të gjithë shqiptarëve që Shqipëria të bëhet zonjë në vendet e tjera europiane" u shpreh Berisha. Gjithashtu Berisha theksoi se rrogat dhe pensionet do të rriten dy herë më shumë.