Shfaqja e kesaj semundjeje shoqerohet me demtimin e mureve te stomakut ku krijohet nje shtrese e demshme mukoze me diameter rreth 5 milimeter




Nder crregullimet me te shpeshta te stomakut mund te permendim semundjen e ulceres dhe ate te gastritit. Qe te dyja keto semundje prekin ne mase paciente te shumte dhe kete e tregon numri i te semureve qe ka ardhur ne rritje me kalimin e viteve. Keto semundje ndikojne ne prishjen e balancave te stomakut dhe ne shfaqjen e problemeve fillimisht ne muret e stomakut. Keshtu semundja e ulceres eshte nje nder problemet me te shpeshta qe shfaqen ne stomak. Ekzistojne dy lloje ulcerash ajo gastrike qe prek stomakun dhe duodenale qe prek fundin e stomakut dhe fillimin e zorres. Shfaqja e kesaj semundjeje shoqerohet me demtimin e mureve te stomakut ku krijohet nje shtrese e demshme mukoze me diameter rreth 5 milimeter.


Kjo ndodh si pasoje e prishjes se balances se faktoreve mbrojtes te stomakut dhe faktoreve agresive demtues te mukozes se krijuar ne stomak ne formen e nje gropeze e cila vjen duke u thelluar gjithnje e me shume. Ne kete menyre ne nje pjese te stomakut krijohen lende te shumta acidike te cilat veshtiresojne procesin e tretjes se ushqimit ne menyren e duhur. Shqetesuese mbetet fakti qe pacientet vijne me vonese per tu trajtuar cka e lejon semundjen qe te avancoje me shume. Nderkohe qe me te shpeshta jane llojet e ulceres se zorres me rreth pese here me shume se sa ajo tjetra.


Te dhenat


Gjithashtu ne vendin tone si ne shume shtete te botes prevalenca e perhapjes se semundjes eshte e larte kjo pasi semundje kerkon kohe qe te rregullohet dhe te eliminohet plotesisht megjithate mund te them se ne shume raste ajo mund te riperseritet cka e ben dhe me te veshtire trajtimin e saj qe ne fazat e para te shfaqjes se semundjes. Ndersa per gastritin e stomakut koha e dhimbjes eshte e ndryshme. Kjo pasi dhe intensiteti i dhimbjes eshte i ndryshem dhe paraqitet ne formen e djegies se stomakut deri ne ato qe shkojne me karakter shtrengues.


Shenjat


Karakteristike e ketyre dy semundjeve eshte dhimbja qe krijohet ne stomak dhe perreth mureve. Pothuajse te gjithe pacientet qe preken nga dhimbjet e stomakut e kane te pranishme ne forme te dukshme kete simptome qe ne fazat e para te semundjes. Nderkohe qe ka dhe raste kur semundja mund te mos shoqerohet fare me simptoma cka e ben me te veshtire trajtimin e saj pasi ajo del ne pah vetem ne rastet kur eshte e formes me te rende.


Ne pjesen me te madhe te rasteve ndodh qe dhimbja te filloje direkt pasi ka perfunduar se ngreni pacienti si dhe ne raste te tjera tre apo kater ore pas mbarimit te ushqimit. Ndersa ulcera e formuar ne stomak e ka me te shkurter kohen e shfaqjes se dhimbjes. Shqetesim tjeter qe ndiejne te semuret eshte dhe zgjimi i shpeshte gjate oreve te nates nga krizat e forta te dhimbjes qe mund te kene. Nderkohe qe nje tjeter karakteristike e shfaqjes se ulceres apo te gastritit eshte dhe ajo e ndjesise se te vjellit cka eshte me e pranishme tek femrat.


Nga ana tjeter pacientet qe vuajne nga kjo semundje kane probleme te shumta edhe me menyren e te ngrenit si dhe me ushqimet qe perdorin. Te semuret mund te kene djegie te mureve te stomakut e cila shoqerohet me rikthim te lengjeve acidike te krijuara nga tretja e ushqimit drejt gojes. Nderkohe qe shpeshhere te semuret manifestojne dhe nje shenje tjeter sic eshte gjakrrjedhja ne fece e cila mund te ndikoje ne shfaqjen e formave anemike qe ndodhin si pasoje e mungeses se hekurit ne te.


Mjalti


Nje prej mundesive te pakta qe perdoret per kurimin e ulceres ne stomak eshte mjalti. Vetite e tij kuruese jane te dukshme nese ai perdoret te pakten 4 luge caji mjalte ne dite. Ky perfundim u be i ditur pas shpalljes se rezultateve te nje studimi te kryer ne Zelanden e Re. Ne te moren pjese me shume se 2000 pjesemarres ne te cilin u vertetuan efektet pozitive te tij. Mjalti kishte ne perberje te tij elemente te cilet kishin efekte rigjeneruese sidomos te plaget. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Per kurimin e kesaj semundjeje shpesh mjalti mund te perdoret me lengun e gjetheve te murrizit. Caji i ketyre gjetheve duke u perzier me nje sasi mjalti duhet lene per 24 ore ne nje ene dhe me pas pihet nga 1 luge cdo mengjes.


Lule basani


Lule basani eshte nje nga bimet me te rendesishme qe rekomandohet per kurimin e ulceres ne stomak. Caji i perftuar nga zierja e kesaj bime ne nje perzierje me vajin e ullirit lihet per rreth 40 dite ne nje ene prej qelqi. Kur kjo mase te marre nje ngjyre te kuqerremte atehere mund te perdoret. Masa e krijuar ne forme kremi mund te perdoret cdo mengjes derisa ajo te jape rezultatin e deshiruar.


Hudhra


Njerezit qe konsumojne ne mase hudhren jane me pak te prekur nga semundja e ulceres ne stomak. Ky eshte nje nga zbulimet e koheve te fundit. Ajo ka veti dezinfektuese. Hudhra mund te konsumohet e gatuar e njome por edhe e thate. Ne rastet kur ajo gatuhet mundesisht jo shume te bute por me e mira do ishte te skuqet fare pak per te mos i humbur vlerat e saj.


Nje tjeter mundesi qe na sjell mjekesia popullore eshte perzierja e majdanozit gramit dhe mustaqeve te misrit. Lengu i perftuar nga keto bime pihet per 5-6 dite. Pas kesaj perzihet nje luge piper i zi i bluar 1 luge sheqer pak kine e shtypur dhe veze e rrahur. Me kete perzierje behen tableta te cilat pihen nga 3 ne dite. Edhe ky mjekim perseritet per 6 dite radhazi.