Mjeket neuropediater thone se shume rralle epilepsia e demton trurin. Madje, sipas tyre, shume figura te shquara kane vuajtur nga epilepsia qofte kur ishin femije, adoleshente apo edhe te rritur. E megjithate, kjo semundje nuk i ka penguar qe te jene figurat me te shquara ne fusha te ndryshme. Keshtu, disa nga luftetaret e njohur dhe burra shteti, qe kane vuajtur nga epilepsia jane: Aleksandri i Madh, Napolon Bonaparti, Luigji XIII, Carli V, Pjetri i Madh, Jul Cezari, i cili, ne momentin e humbjeve te betejave, pesonte kriza epileptike. Semundja historikisht ka qene e perhapur edhe te shtresa te tjera te popullsise, si: filozofe, artiste te njohur dhe shkencetare, si: Pitagora, Sokrati, Demokriti, Molieri, Lordi Bajroni, Dostojevski, Van Gogu, Isak Njutoni, Alfred Nobeli, Dantja, Hendeli, Bethoveni, Leon Tolstoi, etj. Fjala epilepsi vjen nga fjala greke (epilamvanein), qe do te thote "te sulmohesh". Kjo terminologji vjen nga nje nocion me i vjeter, se te gjitha semundjet jane sulme nga Perendite ose shpirtrat e keqij, zakonisht ne forme te nje ndeshkimi. Krizat epileptike jane te njohura qe ne lashtesi, madje ne shume prej veprave te historianeve apo biografeve te njohur, gjejme pershkrime te semundjes.


Hipertensioni prek me shume te divorcuarit


Edhe statusi civil ndikon ne semundjen e hipertensionit. Konkluzioni eshte publikuar dje nga mjeket kardiologe, gjate kursit te edukimit ne hipertensionin arterial, riskun kardiovaskular dhe insuficiencen kardiake. I organizuar nga disa shoqata per mjeket e familjes, mjeket e pergjithshem dhe specialistet e sherbimit ambulator, ky kurs nxori ne pah shume te dhena qe deri tani nuk ishin bere publike. Keshtu, sipas pjesemarresve, ne hipertension ndikon shume edhe statusi civili, mosha, punesimi si dhe feja. Keshtu rezulton nga studim i kryer nga nje grup mjekesh kardiologe tek personat e prekur nga semundje koronare, ne te cilin gjithashtu nenvizohet fakti i rritjes se numrit te te prekurve nga hipertensioni arterial. E vecanta e ketij studimi ne fakt eshte ndikimi i statusit civil ne rritjen e te prekurve nga kjo semundje. Verehet se prevalenca e larte e hipertensionit tek te divorcuarit, arrin ne 69.9 per qind, ndersa tek beqaret, ne 33 per qind. Tek te punesuarit kjo vlere eshte me e larte se tek te papunet, apo tek njerezit me ngjyre eshte me e larte se tek te bardhet. Kursi i djeshem u pershendet edhe nga ministrja e Shendetesise, e cila vuri theksin tek kreditet qe duhet te kene kurse te tilla, duke dhene edhe lajmin se tashme ne Tirane eshte celur shkolla e edukimit te vazhdueshem per mjeket.