Plani i Bankes se Shqiperise per rishikimin e modelit ekonomik eshte nje sinjal i mire per ekonomine. Eumlshte gjithnje pozitive kur Banka Qendrore reflekton per ekonomine kombetare. Kjo mundeson pershtatjen e politikave ekonomike me ndryshimet e fundit si dhe lejon qe strategjia jone ekonomike te nxjerre mesime nga ekonomite e suksesshme. Si te tilla nuk duhet nenkuptuar vetem SHBA apo Gjermania por edhe disa vende ne zhvillim qe kane transformuar me sukses ekonomine e tyre nepermjet zhvillimit te teknologjive te informacionit. Transformimi i ekonomise do te thote orientimi i saj nepermjet nje modeli te ri funksional qe zhvillon shoqerine ne teresine e saj. Per kete qellim ky model duhet domosdoshmerisht te fokusohet si ne rritjen sasiore ashtu edhe ne ate cilesore. Kjo sepse rritja ekonomike jo gjithmone sjell zhvillim ekonomik. Procesi i modelimit te ekonomise kombetare perpara se te marre forme duhet edhe te diagnostifikoje gjendjen e faktoreve ekzistues te ekonomise shqiptare si sasia e punes sasia e kapitalit ritmi i kursimeve etj. Pra modeli i ri ekonomik duhet te orientohet nga aktualiteti i ekonomise per te permiresuar te ardhmen tone ekonomike. Ne keto momente eshte e rendesishme te kuptojme se si mund te zgjedhim nje drejtim ekonomik qe do lejonte kapercimin nga nje ekonomi ne zhvillim ne nje ekonomi te zhvilluar. Eumlshte e rendesishme qe modeli i ri ekonomik te trajtoje si perberes te vecante rritjen ekonomike dhe zhvillimin ekonomik. Keto dy koncepte duhen pare si faktore te perbashket te ekuacionit te rritjes se pergjithshme ekonomike. Rritja ekonomike eshte rritja e vellimit te prodhimit pra rritja e GDP-se. Por jo gjithmone rritja ekonomike shoqerohet me zhvillim ekonomik. Kjo sepse zhvillimi ekonomik nuk eshte vetem nje proces sasior por edhe nje ndryshim cilesor. Zhvillimi ekonomik ndodh atehere dhe vetem atehere kur rritja ekonomike shoqerohet me progres social dhe teknologjik. Te dyja keto aspekte jane te domosdoshme per permiresimin e utilitetit social te individeve te vecante dhe utilitetit shoqeror ne teresi. Pra kemi zhvillim ekonomik ne ato raste kur rritet mireqenia e pjesetareve te shoqerise ne segmente e tregues me te gjere se sa te ardhurat. Me konkretisht zhvillimi ekonomik implikon permiresime ne treguesit themelore te shoqerise si cilesia e edukimit publik niveli i sherbimit shendetesor jetegjatesia mesatare e popullsise etj. Shume teoriciene te ekonomise mendojne se zhvillimi ekonomik duhet te trajtohet si nje variabel i vecante i ekuacionit te rritjes ekonomike te pergjithshme. Kjo nenkupton qe zhvillimi ekonomik nuk eshte se synohet vetem si qellim ne vetvete i ndikuar vetem nga perkujdesje te natyres sociale por kryesisht si nje faktor qe promovon faktorin e rritjes ekonomike ne funksion te rritjes se pergjithshme te ekonomise. Ky arsyetim supozon qe rritja dhe zhvillimi ekonomik kur kombinohen me njera-tjetren zhvillojne nje marredhenie eksponenciale ne funksion te ekonomise ne teresi. Per kete rritja ekonomike duhet qe pjeserisht te investohet nepermjet politikave per zhvillimin e arsimit shendetesise etj.


Ne modelimin e ri te sjelljes ekonomike sidomos ne kuader te rritjes ekonomike GDP eshte e rendesishme te analizojme fillimisht cfare zoterojme ne si ekonomi kombetare. Kuptimi i plote i faktoreve aktuale na ndihmon te zbulojme se cfare duhet ti injektojme ambientit ekzistues ekonomik per te provokuar zhvillim. Balanca e sasise se punes me kapitalin eshte nje nder treguesit kryesore qe duhet te orientoje politikeberjen tone ekonomike. Kjo balance nuk duhet pare thjesht si nje tregues por si nje objektiv i modelit te ri ekonomik. Aktualisht ekonomia shqiptare zoteron me shume sasi pune se sa kapital ne qarkullim. Nje balance e tille midis sasise se punes dhe kapitalit rekomandon se duhet te perqendrojme zhvillimin e ekonomise jo ne intensifikimin e punes por ne intensifikimin e kapitalit. Vendi ka mungesa te theksuara ne sasine e kapitalit qe investohet ne ekonomi nderkohe qe zoteron nje force pune te bollshme dhe shume te vlefshme per te kontribuar. Nje pjese e konsiderueshme e saj mbetet e paaktivizuar ose e aktivizuar pjeserisht ne tregun e punes dhe ne ekonomine kombetare. Kjo ndodh per arsye se mungojne burimet financiare per te formalizuar biznese. Ne kete kontekst duhen gjetur menyra inteligjente per te shtuar sasine e kapitalit qe investohet me qellim rritjen e frekuences se inkubimit te bizneseve te reja.


Nje menyre per ta bere kete do ishte promovimi i teknologjive te informacionit. Vlefshmeria e nje strategjie te tille eshte pikerisht se kerkon investime te mesme dhe nderkohe garanton te ardhura te larta ne nje kohe relativisht te shkurter. Nese i referohemi tregjeve financiare si NASDAQ etj. verejme se vlera e aseteve te teknologjise eshte rritur mesatarisht me shume se vlera ne burse e cfaredolloj sektori tjeter. Kjo tregon se investimet ne teknologji kane perfitueshmerine me te larte. Praktiken e perqendrimit te rritjes ekonomike nepermjet zhvillimit te teknologjive te informacionit e ka perdorur se fundi India dhe disa vende te Azise. Teoria ekonomike e zhvillimit rekomandon se vende te vecanta perjetojne linja te ngjashme te zhvillimit ekonomik. Pra shtete te ndryshime pershkruajne rruge shume te ngjashme e pothuajse identike duke u ndodhur disa me perpara e disa me prapa ne rrugen e zhvillimit ekonomik. Prandaj politikeberja jone ekonomike duhet te identifikoje nje rruge te shkurter ne vend qe te ndjekim rrugen e gjate tradicionale te zhvillimit. Zhvillimi i sektoreve te teknologjise se informacionit do te ishte zgjidhja sepse do te avanconte me tej dhe me hapa me te shpejte rritjen ekonomike te vendit. Fakti eshte se ekonomia shqiptare po rritet por pershpejtimi i rritjes do intensifikonte progresin ne nivele te tjera per ta barazuar ate me ekonomite e zhvilluara.


Ndryshe nga shkencat ekzakte ekonomia eshte nje disipline parimet e se ciles rrezohen nga praktika dhe ku shembuj te vecante sherbejne per te formuluar parime te reja te zhvillimit. Prandaj ne kerkimin e nje modeli te ri ekonomik duhet te jemi krijues dhe te mesojme nga ekonomite e suksesshme te Indise dhe vendeve te Azise. Nderkohe studimet empirike te ekonomistit Robert Solow vertetojne se 90 e rritjes ekonomike ne SHBA i atribuohet zhvillimit te teknologjise. Nese mendojme se SHBA eshte nje realitet teper i ndryshem nga ne per arsye se eshte nje ekonomi e zhvilluar atehere mund te perqendrohemi tek India dhe keto vende te Azise. Shtetet ne fjale jane ekonomi ne zhvillim dhe treguesit e tyre makroekonomike si trendi i rritjes se GDP-se apo te ardhurat per fryme i bejne te ngjashem me Shqiperine. Madje nese marrin ne konsiderate keta tregues trendet e ekonomise shqiptare ne dekaden e fundit paraqiten me mire se trendet e ketyre ekonomive krahasuar me castin fillestar kur ato nisen procesin e krijimit te teknologjive. Per me teper keto vende te Azise dhe India kane pasur nje demokraci me pak te konsoliduar se Shqiperia. Prandaj nuk ka arsye per te menduar se ekonomia shqiptare eshte e paafte per te zhvilluar teknologjite e informacionit. Eumlshte e rendesishme te jemi te vetedijshem per potencialin e ekonomise sone dhe te angazhohemi per ta transformuar ate. Zhvillimi i teknologjive te informacionit mund te jete zgjidhja nese ndertohet nje strategji per financimin e tyre. Per kete ne planifikimin e buxhetit afatgjate zhvillimi i ketyre teknologjive duhet te jete nder zerat prioritare. Eumlshte e ditur se ne Shqiperi nuk jane shume te zhvilluara praktikat e venturimit te kapitalit pra financimi i projekt-bizneseve nga pale private. Prandaj eshte pothuajse domosdoshmeri qe te ardhurat publike te mbeshtesin zhvillimin e teknologjive te pakten fillimisht. Kjo mund te realizohet nepermjet skemash financiare te aplikuara nga ekzekutivi. Nje hap i pare per te filluar teknologjizimin e ekonomise mund te ishin edhe veprime te tilla si elektronizimi e dixhitalizimi i sistemit shendetesor arsimor dhe te sherbimeve ne teresi. Keto hapa ne dukje te thjeshta mund te sherbejne per te krijuar shkendijat e para teknologjike.


Krijimi i nje fryme analitike kundrejt ekonomise eshte nje faktor kontribuues per avancimin e saj. Si i tille plani i Bankes se Shqiperise per nje modelim te ri te ekonomise duhet pare si nje shans per zhvillim. Per kete duhet te jemi te angazhuar ne krijimin e nje strategjie qe do intensifikonte me tej ritmet e rritjes ekonomike. Zhvillimi i teknologjive te informacionit do ishte nje menyre per fuqizimin e ekonomise me qellim barazimin me ekonomite e zhvilluara pra kapercimi nga nje ekonomi ne zhvillim ne nje ekonomi te zhvilluar. Ekonomia jone zoteron potencialin dhe kuadrin rregullator te nevojshem per te perjetuar nje transformim. Per me teper zhvillimi i ekonomise do te kontribuonte edhe ne proceset integruese te Shqiperise.