Gazeta Korrieri publikon sot pyetjet model të tezës së provimit për studentët që kanë mbaruar fakultetin e Drejtësisë dhe duan të kandidojnë për magjistraturë.



TIRANË - Gazeta “Korrieri” publikon sot pyetjet model të tezës së provimit për studentët që kanë mbaruar fakultetin e Drejtësisë dhe duan të kandidojnë për magjistraturë. Nga kandidatët që do të konkurrojnë këtë vit në shkollën e magjistraturës, tetë prej tyre do të përfitojnë titullin “Gjykatës”, ndërsa gjashtë të tjerë atë të prokurorit. Përmbajtja e tezës së provimit ku do të testohen këta të fundit, do të ketë pyetje nga lëndët e Drejta Kushtetuese, e Drejta Administrative, e Drejta Civile, Procedura Civile, e Drejta Penale dhe Procedura Penale. Gjithashtu, teza e provimit do të ketë edhe një test inteligjence, një ese dhe dy kazuse apo çështje. Që të fitojë të drejtën për të konkurruar, kandidati duhet të jetë diplomuar në fakultetin e Drejtësisë me rezultate të larta. Temat e provimit në shkollën e magjistraturës zgjidhen për të testuar aftësitë ligjore të kandidatëve. Pas përfundimit të provimit me shkrim, që përfshin të drejtat e lartpërmendura, kandidati i nënshtrohet provimit me gojë, i cili është i detyrueshëm. Në provimin me gojë, kandidati testohet në lidhje me njohuritë e tij profesionale, intelektuale dhe kulturore. Në qoftë se shpallet fitues pas konkursit, kandidati për prokuror ose gjyqtar fiton të drejtën për të vazhduar studimet në shkollë. Kjo do t’i mundësojë fituesit të vazhdojë karrierën në profilin ku ai do të shpallet fitues, pas përfundimit të formimit profesional në shkollë, i cili zgjat tre vjet. Gjatë dy viteve të para të shkollës, të trajnuarit marrin një pagë nga shteti, e cila shkon deri në 50 për qind të rrogës së një gjyqtari të shkallës së parë. Ndërsa për sa i përket vlerësimit përfundimtar të kandidatëve, ai bëhet mbi bazën e rezultateve teorike dhe stazhit praktik nga këshilli pedagogjik. Për t’u ardhur në ndihmë kandidatëve që do të konkurrojnë këtë vit, mbi natyrën e pyetjeve të provimit të magjistraturës, gazeta paraqet pyetjet si më poshtë, që janë marrë nga teza e provimit ku janë testuar kandidatët e dy viteve më parë.

TESTI i INTELIGJENCËS
TEZA 6

 

1. Duke përdorur shifrat 2, 5, 7 dhe 9, një herë të vetme dhe me të gjitha veprimet formoni numrin 36._____________________________________________(1 pikë)

 

2.Emi është 4 vjeç. Motra e saj Emilia është tre herë më e madhe. Sa vjeç do të jetë Emilia kur ajo të jetë dy herë më e madhe se Emi?__________________(2 pikë)

 

3.Duke pasur parasysh alfabetin anglez gjeni vazhdimin e serisë:
aaaa, ... bdzb, ... cgac, ... djzd, ... _______. (1 pikë)

 

4.Rrethoni përgjigjen e saktë: OLIM është për MILO, siç është 8543 për:
5834, 8435, 4385, 3458, 4853. (1 pikë)

 

5.A është e Vërtetë apo e Gabuar? _________________________ (1 pikë)
Disa ushtarë janë trima.
Disa trima janë kalorës.
Atëherë arrijmë në konkluzionin se disa ushtarë janë kalorës.

 

6.Cili do të jetë numri tjetër i serisë:
2, 3, 5, 8, 12, 17, __________ (1 pikë)

 

7.Tasi është për qumështin ashtu si zarfi është për:
Postierin, pullën, letrën, kutinë postare, çantën e postierit. (1 pikë)

 

8.Nëse unë kursej 1 lek sot, 2 lek nesër, 4 lek pasnesër dhe kështu me rradhë duke dyfishuar çdo ditë shumën e kursyer, sa do të jetë shuma e kursyer në fund të javëve?________________________________________________ (2 pikë)

 

9.Cila nga ato që janë numëruar më poshtë ndryshon nga të tjerat?
Përgjigjene e saktë rrethojeni:
Molla, portokalli, rushi, domatja, pjepri. (1 pikë)

 

10.DIDIDIIDID është për 49499494 siç është DIIDIIDD për :
94494499 – 49949944 – 49499494 – 94944949 – 49944949 (1 pikë)

 

11.Gjashtë fëmijë u ulën rreth një tavoline të rrumbullakët. Altini është dy vende larg Dianës, e cila është ulur pranë Fredit, nga e majta e tij. Dy vende më tutje Dianës është Batoja, pranë të cilit është Drini. Altini ka Drinin nga njëra anë dhe Eriseldën nga ana tjetër. Përshkruaj si janë ulur. (3 pikë) ___________________________________________________________________

 

12.Një përmirësim në shtëpi kursen 30 për qind naftë, një tjetër kursen 45 për qind dhe një tjetër kursen 25 për qind. Nëse i përdorni të tre menyrat a do të kurseni 100 për qind?
Nëse jo, pse?_____.______________________________________________(2 pikë)

 

 

13. 100 biznesmenë janë mbledhur në një mbledhje. 85 prej tyre mbajnë telefona celularë, 80 mbajnë beeper-a, 75 prej tyre flasin të paktën dy gjuhë dhe 70 kanë veshur kostume. Megjithatë një numër i caktuar prej tyre i kanë të gjitha ato që përmend