Anilejda Shembitraku - Gazeta Albania zbardh moshat e daljes ne pension dhe periudhen e sigurimit qe duhet te plotesojne secila prej kategorive si per personat qe kane vite ne skeme ashtu dhe perfituesit me te rinj te saj. Sipas specialisteve te Sigurimeve Shoqerore ndryshimet e moshes dhe periudhes se sigurimeve do te synojne rritje deri ne 2012-n te cilat do te jene te diferencuara sipas kategorive ne te cilen bejne pjese perfituesit. Per rrjedhoje bazuar ne kushtet e percaktuara nga Sigurimet Shoqerore per te perfituar nje pension te plote ne vitin 2012 kushtet kryesore jane mosha qe ne kete vit per burrat do te jete 65 vjec kurse per femrat 60 si dhe vjetersia ne pune 35 vjet ku perfshihet dhe periudha e sherbimit ushtarak per burra dhe koha e studimeve universitare per grate.

Mosha

Deri me 30 qershor 2010 mosha e daljes ne pension per burrat per punet e kategorise se pare ka qene rreth 58 vjec dhe vjetersia e punes perkatesisht me 30 vite te njohura. Ndersa per punet e kategorise se dyte mosha e daljes ne pension ka qene 63 vjec dhe 35 vite pune te siguruara. Per kategorine e trete periudha e sigurimeve ka qene po e njejta ndersa mosha e daljes ne pension do te pesoje nje rritje me 1 vit dalja ne pension ne moshen 64 vjec. Po e njejta skeme do te ndiqet edhe per grate te cilat ne tre vitet e ardhshme sipas kategorizimit te profesioneve do tu shtohet dhe mosha e daljes ne pension me 1 deri ne 2 vite me shume. Kjo e fundit do te shoqerohet dhe me te njejtin model shtimi te viteve te sigurimit qe duhen per tu trajtuar me pension derisa te arrihet kufiri i percaktuar maksimal i daljes ne pension qe per meshkujt do te jete mosha 65 vjec kurse per femra 60 vjece.

Kategorite

Specialistet e Institutit te Sigurimeve Shoqerore ne Tirane kane percaktuar moshat ne prag te daljes ne pension per te dyja gjinite deri ne vitin 2012. Duke u nisur nga data dhe viti i lindjes specialistet e pensioneve kane bere llogaritjet perkatese se ne cfare moshe dhe viti e perfitojne te drejten e pensionit burrat qe kane lindur brenda harkut kohor nga data 1 korrik e vitit 1946 deri me 1 janar te vitit 1947. Po keshtu specialistet kane percaktuar se ne cfare moshe dhe viti dalin ne pension grate qe kane lindur duke filluar nga data 1 korrik e vitit 1951 deri ne daten 1 janar te vitit 1952.



LIMITI

Plotesimi i viteve te punes



Sipas specialisteve moshat qe jane ne prag te daljes ne pension por qe ende u duhet te sigurojne edhe disa vite pune per perfitimin e pensionit duhet te dine se pagesa e kontributeve ligjerisht nuk mund te behet mbas plotesimit te moshes per pension. Per ta pasur sa me te qarte kete problem ata paraqesin moshat qe jane ne prag te lindjes se te drejtes per pension duke qene te siguruar. Specialistet shpjegojne se ka pasur raste qe disa fermere jane kujtuar per tu siguruar mbasi kane plotesuar moshen per pension leje lindje ose mbasi jane bere te paafte per shkak semundjesh. Por ne keto raste i moshuari mbetet pa pension pleqerie invalidi mbetet pa pension invaliditeti dhe nena e re mbetet pa shperblim lindje dhe pa leje lindje. Keshtu nese jeni ne prag te daljes ne pension ose doni te dini se ne cfare viti dhe moshe do te jeni ne statusin e pensionistit por nuk jeni te mirinformuar se dhe sa kohe ju duhet per perfitimin e tij gazeta Albania publikon tabelat e meposhtme me ane te te cilave ju do te mesoni se dhe sa vite kalendarike dhe pune ju duhen per te plotesuar moshen per pension.



Meshkujt

Meshkujt qe kane lindur ne gjysmen e dyte te vitit 1946 e perkatesisht nga data 1 korrik-31 dhjetor te ketij viti dalin ne pension ne moshen 64 vjec e 6 muaj duke filluar nga data 1 korrik e vitit 2010 deri ne daten 30 qershor te 2011-s. Meshkujt qe kane lindur nga data 1 janar e vitit 1947 deri ne 30 qershor te po ketij viti e plotesojne moshen e perftimit te pensionit duke filluar nga data 1 korrik e vitit 2011 deri ne daten 30 qershor te vitit 2012. Mosha maksimale e perfitimit te pensionit per meshkujt e lindur ne gjysmen e pare te vitit 1947 eshte 65 vjec.



Femrat

Femrat qe kane lindur ne gjysme e dyte te vitit 1951 e perkatesisht brenda harkut kohor 1.7.1951-31.12.1951 u lind e drejta e perfitimit te pensionit te pleqerise ne moshen 59 vjece e 6 muaj. Kjo moshe per keto femra arrihet duke filluar nga 1 korriku i vitit 2010 deri ne 30 qershor 2011. Femrat qe kane lindur nga data 1 janar deri ne 30 qershor te vitit 1952 dalin ne pension ne moshen 60 vjece. Kete moshe ato e plotesojne nga data 1.7.2011-30.06.2012.



Rritja

Llogaritja e moshes si dhe e viteve te nevojshme te punes per te perfituar pension llogaritet ne baze te kategorive te puneve qe ka bere aplikuesi per pension. Ndersa lloji i punes qe punetori ose nepunesi ka kryer dhe vjetersia ne ate pune vertetohet me anen e librezes se punes. Gradualisht nga viti ne vit rritet mosha e daljes ne pension dhe shtohen vitet e punes derisa nga data 1 korrik e vitit 2023 e ne vazhdim minatoret e profesionet e tjera qe kane punuar ne nentoke do te dalin ne pension te plote ne moshen 65 vjec kur te kene punuar gjithsej 35 vjet te siguruar pavaresisht se ne cilin profesion kane punuar.

Mosha e pensioneve per cdo vit ne daten 1 korrik rritet me gjashte muaj per te krijuar nje harmoni mes brezave dhe viteve te lindjes ne menyre qe te arrihet mosha 65 vjec per burrat dhe 60 vjec per grate.



Kategoria e pare

Ne pune te kategorise se pare ose shume te veshtire hyjne mbi 18 profesione te minierave nen toke me te cilat barazohet edhe puna e inxhiniereve teknikeve brigadiereve pergjegjesve dhe zevendesve te reparteve ose te turneve nen toke kur ajo kryhet gjate gjithe dites ne miniera nen toke ose ne punime te tjera te nentokes puna e civileve dhe ushtarakeve te aviacionit dhe te nendeteseve si ajo e komandantit te aeroplanit navigatoreve mekanikeve radiotelegrafisteve dhe radiotelefonisteve disa lloje punesh ne fabrikat e pasurimit te minierave te bakrit te kromit te fonderive farketareve palombareve saldatoreve dhe elektrosaldatoreve ne rezervuare kulla dhe cisterna. Gjithashtu puna e bere nga artistet e baletit akrobatet e gjimnastet e cirkut solistet e operes dhe ansambleve shteterore muzikantet e veglave te frymes artistet e valleve te ansambleve koristet e operes perfshihen ne kategorine e pare. Po keshtu ne kategorine e pare perfshihen edhe disa pune ne industrine ushtarake kimike te naftes ne prodhimin e baterive ne metalurgjine e zeze ne ferro-krom ne miniera e gjeologji etj.



Kategoria e dyte

Ne pune te kategorise se dyte per daljen ne pension hyjne puna e kryer ne miniera nen toke nga drejtuesit dhe personeli inxhinier-teknik qe ka lidhje me kontrollin e punimeve nen toke puna ne miniera e ne siperfaqe si vagonistet ngarkuesit e mineralit ekskavatoristet buldozeristet brigadieret e repartit ose turnit punet e disa profesioneve ne gjeologji ne industrine e gomes te naftes e gazit ne centralet elektrike ne hekurudha ne prodhimin e cimentos te xhamit e qelqit mbi 45 lloje punesh ne industrine tekstile ne industrine e lekureve te drurit e letres te duhanit e cigareve ne institucionet shendetesore ne ndertim mbi 20 lloje punesh ne poligrafi ne transportin ujor e peshkim nderlidhje farketari femra dhe meshkuj ushtarake te sherbimit aktiv veterinere me arsim te larte 18 profesione ne arsim kulture e sport si edukatore ne kopshtet e femijeve mesues e pedagoge trajnere profesioniste. Efektive te te gjitha kategorive te klubeve sportive disa lloje punesh ne shendetesi si mjeke kirurge psikiater infermiere te reparteve infektive etj.



Kategoria e trete

Ne pune te kategorise se trete per efekt te daljes ne pension perfshihen punonjesit e administrates civile ekonomistet financieret juristet kompjuteristet menaxheret perkthyesit magazinieret punonjesit e mirembajtjes shoferet punonjesit e tregtise te biznesit te bujqesise te blegtorise etj.





TABELA E MOSHES SE DALJES NE PENSION TE PLOTE PLEQERIE

PER GRA

Kategoria I Kategoria II Kategoria III

Vitet Mosha Vjetersia e punes Mosha Vjetersia e punes Mosha Vjetersia e punes

01.07.2009 - 30.06.2010 53 30 58 v 35 59 v 35

01.07.2010 - 30.06.2011 53 31 58v 6m 35 59v 6m 35

01.07.2011-30.06.2012 54 32 59 35 60 35

01.07.2012 - 30.06.2013 54 33 59 e 6m 35

01.07.2013 - 30.06.2014 55 34 60 35



TABELA E MOSHES SE DALJES NE PENSION TE PLOTE PLEQERIE

PER BURRA



Kategoria I Kategoria II Kategoria III

Vitet Mosha Vjetersia e punes Mosha Vjetersiae punes Mosha Vjetersia epunes

01.07.2009 - 30.06.2010 58 30 63 v 35 64 35

01.07.2010 - 30.06.2011 58 31 63v 6m 35 64v 6m 35

01.07.2011 - 30.06.2012 59 32 64 35 65 35

01.07.2012 - 30.06.2013 59 33 64v 6m 35

01.07.2013 - 30.06.2014 60 34 65 35











8 Tetor 2010