Moti do te vazhdoje te jete i paqendrueshem edhe ne ditet ne vijim. Sipas shërbimit meteorologjik, do të kemi sërish ulje të temperaturave në vend.

Ditët e ardhshme, përvecse do të jenë të ftohta, parashikohet të shoqërohen edhe me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Nuk do të mungojë as dëbora, që sipas sinoptikanëve gjatë këtyre ditëve do të mbulojë zonat e larta.

Sipas shërbimit meteorologjik të Forcave të Armatosura, në kushte të tilla klimaterike do të mbyllet fundjava. Do të kemi sërish ulje të temperaturave në vend gjatë javës në vazhdim.

Si pasoje e motit te keq me erera te forta, dje u demtuan disa linja ajrore që furnizojnë me energji elektrike disa zona të kryeqytetit.











AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code