Në zonën e veriore, deri në fund të javës moti do të jetë i kthjellet dhe i ftohtë.Meteorologët e Forcave Ajrore Ushtarake parashikojnë se fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet me ulje të temperaturave deri në 4 gradë celsius. Gjatë ditës së premte pritet një rritje e  lehte e temperaturave me 2 grade celsius. Fillimi i javës së ardhshme pritet të jetë me i ftohtë dhe të karakterizohet me reshje dëbore në zonat malore në jug të vendit. Sipas meteorologëve,



në Shkodër ka rënë 50% më shumë shi nga normalja për muajin dhjetor ndërsa në Lezhë reshjet e shiut kanë qenë 75% më shumë nga sa parashikohet të bjerë. Parashikimet flasin se edhe muaji janar do të shënojë sërish sasi më të mëdha reshjesh sesa norma për këtë muaj, pohojnë meteorologët. Përsa i përket temperaturave, ato do vijojnë të bien me disa gradë duke bërë që janari të jetë edhe më i ftohti nga muajt e dimrit.