Duket se stinet kete vit kane respektuar muajt dhe afatet, ashtu sikurse parashikohet ne kalendar. Sipas te dhenave te sinoptikaneve, temperaturat do te pesojne nje ngritje prej disa gradesh, duke filluar nga dita e sotme. E njejta rritje do te jete edhe per dy ditet e para te muajit mars, pavaresisht pranive te reshjeve qe mund te jene te pakta, por qe nuk do te sjellin ftohje te motit.


Pranvera


Stina e luleve, do te hyje me dite te verteta pranverore. Fillimi i muajit mars, i cili shenon edhe nisjen e pranveres, do te jete me nje mot te mire. Ky eshte parashikimi meteorologjik nga Meteoalb, per dy ditet e para te muajit qe presim te vije. "Pritet qe pervec kushteve te mira atmosferike, edhe temperaturat te pesojne nje rritje, duke i bere keto dite te bukura dhe te ngrohta" eshte shprehur Tanja Porja sinoptikane e Meteoalb. Sipas saj, gjate diteve te para te marsit perjashtohet mundesia e ndonje reshje shiu dhe per pasoje, e gjithe fundjava pritet te mbyllet me mot te mire. Po sipas saj, nuk do te zgjase shume moti i mire dhe i qendrueshem, pasi mesi i javes se pare te marsit do te sjelle reshje ne te gjithe territorin. Pavaresisht ketyre reshjeve temperaturat e ajrit nuk do te bien, duke ruajtur nivele tipike te stines ne te cilen do te hyjme. "E shtuna dhe e diela, do te sjellin mot te kthjellet, duke lene vetem zonat malore me vranesira kalimtare. Temperaturat do te pesojne nje rritje graduale deri te dielen, por java tjeter fillon me temperatura te larta" ka nenvizuar Porja.


Parashikimi


Nje dimer relativisht i ngrohte dhe me temperatura me te larta ka qene i sivjetshmi. Kjo sipas parashikimeve te sinoptikaneve, te cilet kane pohuar se dimri i ketij viti mund te konsiderohet i bute dhe pa shume probleme. "Dimer i ngrohte dhe i lagesht me temperatura te ndryshueshme, kemi pasur gjate ketij viti. Ajo qe mund te theksohet per kete dimer kane qene vetem ditet e para te janarit, ku u perballem me temperatura te uleta dhe reshje shiu e debore ne zonat malore" kane pohuar sinoptikanet. Sipas tyre, muaji janar eshte konsideruar me i ngrohte se normalisht, ku temperatura mesatare ne kryeqytet eshte shenuar 10.1 grade Celsius. Per sa i perket pranveres, parashikohet qe temperatura me e ulet ne vlera mesatare per kryeqytetin, te jete 8 grade Celsius. S. Isaku