Ne Shqiperi ish udheheqesi socialist Fatos Nano u takua sot me kryetarin socialist Edi Rama ne perpjekje per te siguruar mbeshtetjen e opozites per kandidimin e tij ne postin e presidentit te ri te vendit. Pas nje bisede te gjate zoti Nano duket se nuk ka marre asnje premtim konkret nga socialistet te cilet permes nje deklarate saktesuan me pas se jane te interesuar per nje proces sa me gjtheperfshires per zgjedhjen e presidentit dhe se ne funksion te kesaj kryetari Rama do te ndermarre takime me te gjitha forcat parlamentare. Qe prej javes se shkuar zoti Nano ka nisur nje tur takimesh me drejtuesit e partive parlamentare shqiptare.