08/10/2010Institucionet publike te arsimit te larte do ti percaktojne vete kriteret e pranimit te aplikanteve


Rrethet numer te kufizuar pranimesh kritere perzgjedhese per universitetet e kryeqytetit


Pas nisjes se vitit te ri akademik universitetet publike do te zbardhin edhe kriteret e perzgjedhjes se kandidateve qe do te vijojne studimet e larta ne nje nga programet e ciklit te dyte Master i Shkencave. Per kete cikel studimesh jane aprovuar ne total rreth 4075 kuota te shperndara sipas degeve perkatese te cilat i gjeni te detajuara ne listen bashkengjitur shkrimit. Pervecse rezulton te jete nje nder institucionet me te kerkuara per te vijuar studimet e larta Universiteti i Tiranes ne kete fillim viti akademik do te kete edhe numrin me te larte te pranimeve per master shkencor perkatesisht me 1910 kuota pranimi per te gjitha deget. Ndersa prane dy universiteteve te tjera te preferuara sic eshte ai Politeknik jane aprovuar rreth 730 kuota si dhe per Universitetin Bujqesor do te pranohen rreth 540 kandidate. Megjithate ky cikel studimesh do te celet edhe ne universitetet e rretheve ku do te ofrohen studime ne nje numer te kufizuar degesh te cilat po ashtu do te kene nje numer te kufizuar pranimesh.


Procedura


Ndonese eshte miratuar vendimi institucionet e arsimit te larte ende nuk i kane zbardhur kriteret mbi te cilat do te behet pranimi. Konkretisht behet e ditur se fluksi i kerkesave per studime ne kete cikel studimesh eshte shume me i larte se numri i kuotave te miratuara cka do te thote se kandidatet do te duhet te konkurrojne ndermjet tyre per te siguruar nje te drejte studimi. Sipas percaktimeve te bera ne ligjin e arsimit te larte kohezgjatja e studimeve ne master shkencor do te jete dy vjet. Nderkohe qe kandidati duhet te grumbulloje rreth 120 kredite ne total per te siguruar diplomen perkatese. Burime prane Ministrise se Arsimit bejne te ditur se institucionet publike te arsimit te larte do te percaktojne vete kriteret e pranimit te aplikanteve te cilat duhet ti bejne publike brenda nje kohe te shkurter.


Rimbursimi i tarifes


Sipas percaktimeve te bera ne vendim kostoja e studimeve ne ciklin Master i Shkencave do te rimbursohet per nje sere kategorish. Keshtu kandidatet qe do te fitojne te drejten e studimit ne nje nga keto programe gjate vitit te ri akademik 2010-2011 dhe qe bejne pjese ne nje nga shtresat sociale si te verber te shurdher invalide paraplegjike dhe tetraplegjike femije jetime rome ballkano-egjiptiane femije te policeve dhe ushtarakeve te rene per shkak te detyres dhe te ish-te perndjekurve politike do te paguajne vetem 50 per qind te tarifes se shkollimit sepse pjesa tjeter do te rimbursohet nga shteti. Kjo e drejte do tu takoje edhe studenteve te viteve me te larta e qe u perkasin po ketyre shtresave sociale. Ne cdo program studimi te ciklit te dyte Master i Shkencave studentet e vitit te pare qe kane perfunduar me Medalje te Arte ciklin e pare te studimeve dhe studentet e vitit te dyte qe kane perfunduar shkelqyeshem vitin e pare nuk e paguajne tarifen e shkollimit per vitin akademik 2010-2011. Ndersa studentet perserites i nenshtrohen tarifes se shkollimit te vitit akademik ne te cilin vazhdojne rregullisht studimet.


Ndarja e kuotave te pranimit per ciklin


e dyte te studimeve Master i Shkencave


Emertimet e programeve te studimit 2010-2011


Universiteti i Tiranes 1910 kuota


Biologji Mjedisore 15


Biologji Molekulare 30


Fizike 20


Bioteknologji 20


Kimia industriale dhe mjedisore 40


Inxhinieria e proceseve kimike 40


Shkencat dhe teknologjite Ushqimore 40


Kimi 40


Matematike 45


Inxhinieri Matematike dhe Informatike 45


Informatike 40


Gjuhe dhe komunikim nderkulturor e turistik 100


Perkthim teknik-letrar dhe Interpretim 100


Gjuhesi 125


Letersi 113


Histori 37


Gjeografi 62


Arkeologji 19


Trashegimi kulturore 19


Marredhenie Nderkombetare 25


Gazetari 100


Perkatesi gjinore dhe zhvillim 75


Psikolog Shkollor/Organizacional 50


Psikolog Klinik i Zhvillimit 50


Filozofi Sociale 75


Teori Politike 62


Sociologji e Zhvillimeve Shoqerore 63


Pune Sociale 125


Menaxhim Infermieror 150


Teknik Laboratori 40


Fizioterapi 40


Mami 30


Imazheri 40


Shendet Publik 35


Universiteti Politeknik 730 kuota


Inxhinieri Elektronike 25


Inxhinieri e Telekomunikacionit 25


Inxhinieri Informatike 25


Inxhinieri Elektrike Energjetike Aut i industrise 60


Inxhinieri Mekanike 70


Inxhinieri Materiale 30


Inxhinieri Tekstili dhe Mode 30


Inxhinieri Gjeologjike 60


Inxhinieri e Burimeve Natyrore 40


Inxhinieri Gjeofizike 15


Inxhinieri Gjeomjedisi 20


Inxhinieri Mjedisi 60


Inxhinieri Ndertimi 120


Inxhinieri Hidroteknike 35


Inxhinieri Gjeodezi 35


Inxhinieri Matematike 40


Inxhinieri Fizike 40


Universiteti Bujqesor i Tiranes 540 kuota


Inxhinieri Agrare Hortik Mbroj. Bim Zootek. Akuak. 130


Inxhinieri Agromjedisi Agromjedis dhe Ekologji 50


Inxhinieri Agroushqimore 50


Vreshtari- Enologji 20


Inxhinieri Perpunim Druri 30


Inxhinieri Pyjore 30


Ekonomi dhe Politika Agrare 70


Finance- Kontabilitet 100


Menaxhim Agrobiznesi 60


Universiteti i Elbasanit 105 kuota


Gjuhesi 20


Trashegimi Kulturore 30


Mbrojtje Mjedisi 30


Matematike e zbatuar 25


Universiteti i Shkodres 210 kuota


Turizem i Qendrueshem 30


Studime te Thelluara ne Gjuhesi 30


Studime letrare 30


Studime shqiptare dhe etnokulturore 30


E drejta private e biznesit 30


E drejta kushtetuese dhe administrative 30


Universiteti i Korces 20 kuota


Filozofi Sociale 20


Universiteti i Gjirokastres 35 kuota


Arkeologji dhe Admin. i Pasurive Arkeologjike 35


Universiteti i Vlores 160 kuota


Matematike 80


Inxhinieri Navale 80


Universiteti i Durresit 180 kuota


Ekonomi biznesi 30


Menaxhim 30


Finance Banke 30


Politika dhe Administrim 30


Marketing 30


Administrim Publik 30


Akademia e Sporteve 25 kuota


Shkenca Sportive 25


Totali 4075 kuota ne te gjitha programet e studimit