Shoqata e Komunave te Shqipërisë e mbeshtetur edhe nga OSBE-së ka ndërrmarrë një nismë për të realizuar një studim lidhur me statusin e ofrimit të funksioneve te komunave.


Qellimi i këtij studimi është identifikimi faktorëve që pengojnë ofrimin efikas të shërbimeve publike, lidhur me funksionet dhe përgjegjësitë e qeverisjes vendore ne Shqipëri.


Qamil Boja, Anetar i Komitetit Drejtues te Shoqatës së Komunave te Shqipërisë eshte shprehur se se shpejti parlamenti pritet të marrë një vendim për ndarjen e re territoriale të komunave.


Studimi do të shqyrtojë funksionet e njësive të qeverisjes vendore dhe se deri në cilin nivele zbatohen ato, duke identifikuar funksionet e këtyre njësive me qellim realizimin e tyre në standardin e kërkuar.