Porositë e institucioneve qëndrore drejtuar Drejtorive të Shëndetit Sublik në qytetet turistike të vendit kanë rënë në vesh të shurdhët. Pasi në muajin maj kur dhe dolën urdhërat për marrjen e masave për ujë të pijshëm sa më cilësor për pushuesit, në qytetet si Sarandë dhe Vlorë monitorimet flasin për ujë të paklorifikuar. Pas këtij verifikimi janë marrë dhe masat për zgjidhjen e situatës.





"Në Sarandë i kemi gjetur më datën 4 maj pa klor të gjitha pikat. Në
Vlorë kemi gjetur disa pika, në Malësinë e madhe, po ashtu, për një
periudhë të gjatë ka munguar klori. Gjithashtu, një turbullirë të
theksuar të ujit ka pasur nga data 4-10 maj në Berat, por nuk është
shoqëruar me ndotje bakterelogjike dhe popullsia është lajmëruar të mos
përdorë për konsum njerëzor"-tha Arben Luzati, Drejtor i Shëndetit dhe
Mjedisit në ISHP.



Problem tjetër sipas Luzatit është dhe uji në Urën Vajgurore, i cili
këshillohet të mos të përdoret për t’u pirë deri në një urdhër të dytë.



"Në Urë Vajgurore kemi lënë në fuqi një vendim që uji të mos konsumohet
për t'u pirë dhe dozën e klorit e mbajmë në 1 mg për të ngordhur të
gjitha mikrobet. Ato e përdorin për përdorim komunal dhe furnizohen me
autobote"-theksoi ai.



Gjatë muajit maj edhe në zona të tjera si Malësi e Madhe, Koplik, Lezhë,
Shën Gjin, Shkodër, Kuçovë dhe Rrogozhinë në shumë uji ka rezultuar me
ndotje të lartë barkterologjike. Megjithatë, autoritetet sigurojnë se
situata po shkon drejt përmirësimit dhe për fat të mirë nuk janë shfaqur
probleme shëndetësore. Në një kohë, që në botë nga ndotja e ujit çdo 30
sekonda humb jetën një fëmijë.





Julia Bardhushi